Meta: Unë president? -Kam edhe 30 vjet kohë ta shqyrtoj

Postuar në 12 Maj, 2012 07:21

Kreu i LSI-së doli vetë sot para mediave, pas hamendësimeve se mund të ishte kandidat për president pas konferencës për shtyp të Sekretarit të LSI-së, Luan Rama dje pasdite. Në dy shkrime  (http://respublica.al/artikuj/2012/5/11/luan-rama-tha-qe-ilir-meta-don-te-behet-president-jo-nuk-duket-se-tha-kete) dhe (http://respublica.al/artikuj/2012/5/12/meta-luan-rama-eshte-nje-kandidat-me-i-pershtatshem-se-une-per-president-te ) kishim thënë se në fakt ajo që tha Luan Rama dje, nuk ishte kandidimi i Metës për në krye të shtetit (nëse nuk kishim të bënim me një pyetje të porositur të gazetarit), gjë të cilën e konfirmoi sot vetë ky i fundit. “Unë duke e mirëkuptuar propozimin e zotit Luan Rama që bëri dje do ta ftoja publikisht megjithëse ja kam bërë dhe privatisht dhe sinqerisht që të kandidojë për kreun e LSI, meqë ka shprehur edhe diferenca sa i takon kësaj force. Kandidimi im është ai për kreun e LSI, ndërsa për nje kandidim të mundshëm për postin e presidentin, kemi 30 vjet para për ta çmuar se kur do ishte momenti i përshtatshëm”, - tha sot Meta duke shtuar se më shumë se interesat partiak, për zgjedhjen e presidentit duhet të prevalojnë interesat kombëtare.

I pyetur në lidhje me darkën me Ramën, kreu i LSI-së shpjegoi se ai ishte një takim privat dhe se do t’ia kthente vizitën Kryetarit të PS-së, nëse ky i fundit do ta ftonte.

S.E.

Comments

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Ti President?

Une po ta kisha ne dore do te kisha bere menjehere.

Arsyen pse do ta beja ,ti e ke shume te qarte: Sepse ti je nje shqiptare i vertete.

Submitted by voica (not verified) on

Dakort Agim Shkodra, te behet si "shqiptar i vertete qe eshte"...... Vecse me nje kusht. Me mire president tani se sa edhe 30 vjet kete vemje.... Hej, Zot, c'fat na ke rezervuar ne shqiptareve....

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Opo jane bere dhe keta te rinjte si Berisha !!! Kaq shume u pelqen politika saqe duan qe gjithe jeten ta kalojne ne furikun e saj.! E dermoju e shkatroju tu mbushesh mendjen per qarkullim elitash! Politiken e kane marre me tapi si ato qe shperndan Shaban Memia...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.