Ambasadori holandez jep identikitin e Presidentit të ardhshëm

Postuar në 12 Maj, 2012 06:07

Një nga rastet e rralla, kur diplomacia perëndimore nuk ka asnjë të çarë apo kontrast lidhur me zhvillimet shqiptare, është ky i zgjedhjes së pasuesit të Bamir Topit. Nuk ka qoftë dhe një person të vetëm që të mbështesë pozicionin e Berishës për një “president kushtetues”, dmth për një president të PD-së (as Joseph Dahl nuk është ndjerë këto kohë).

Madje, shumë prej diplomatëve po i mëshojnë në mënyrë të vazhdueshme tezës së tyre për një president mbi palët. Para dy ditësh ish ambasadorja gjermane, që foli për herë të dhjetë, ndoshta; para saj ishte ambasadori amerikan. Dje ishte ambasadori holandez Henk G. C. Van den Dool (fotoja që e shoqëron këtë shënim është e tij), që iu kthye refrenit presidencial: “Edhe Komisioni Europian e ka bërë këtë gjë shumë të qartë, që ne jemi shumë të interesuar për mënyrën sesi procesi do të marrë formë dhe do të eci”, iu referua ai fillimisht komisionerit Fule pa e përmendur me emër. Dhe më poshtë, i lejon vetes të japë identikitin e Presidentit: “[Presidenti i ardhshëm] duhet të jetë dinjitoz, do të ishte shumë mirë që ai mos të kishte një profil shumë të lartë politik, mos të ishte i lidhur me regjimin e të kaluarës, do të ishte vërtet shumë mirë nëqoftëse ai do të ishte përmbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij”.

Siç shihet, diplomatët po i lejojnë vetes sugjerime konkrete, gjë që favorizohet nga ‘klima e ngecjes’ e krijuar nga aktorët lokalë.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Sdo ishte keq te ishte dhe homoseksual sipas tij pavarsisht se nuk e ka thene. Ptu fare e keqe.

Submitted by pelikani (not verified) on

Besnik Mustafaj! Ky eshte emri qe duan diplomatet e huaj! Dhe ja vlen! Eshte kandidati i persosur! Permbush identikitin e te gjitheve. Sala kenaqet sepse eshte figur e PD. Edi kenaqet sepse eshte i vetmi brenda PD qe Sala se ka ne oborrin e pushtetit te tij. Nderkombetaret e njohin shkelqyeshem dhe nuk ka lidhje me asnje skandal korrupsioni edhe pse e njeh shume mire politiken!

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Mund te shtoj edhe une nje gje tjeter : Eshte edhe nga Tropoja.

Besoj se ju mjafton,apo doni akoma : Eshte edhe nga nismetaret e formimit te PD-s.

Te vazhdoje me tej?

Submitted by katarakti (not verified) on

Pse jo Mehmet Elezin?! Kuader me pervoje demokratike, qe nga koha e monizmit. Njelloj si Berisha. Komunist si ai. Tropojan si ai. Demokrat si ai. Ku ka me mire?!

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Merndoj se nuk ka nevoje ta lexojme fare se cfar mendimi ka ky zoteri per ceshtjen e presidentit,se e tha pardje publikisht:" Kush nuk mbeshtet(eshte) Gej,eshte injorant".Ja .ky palo burre,.na qenka i ditur,kurse shqiptaret (dhe sa  e sa popuj te tjere te medhenj e te vegjel ne gjithe boten) na qenkan injorante.Hajde IDJOT me koatum diplomatik,ajde !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.