Haxhiqamilët e Shkupit

Si të mos kishte ndryshuar asgjë me ne. Si të mos kishim marrë asnjë mësim. E një shekull ka kaluar, por nga Shkupi, çuditërisht, prapë na vijnë të njëjtat thirrje të turmave të pakokë, që po thonë të jenë spontane.
Edhe atëherë, si sot, kur përcaktoheshin fatet e popujve ballkanikë dhe Europa me kalem në dorë kishte në tavolinë hartat e reja, një turmë “çlirimtarësh” me shallvare, mjekra e shamia beduinësh, në emër të shqiptarëve, thërrisnin njësoj si haxhiqamilët, pak vite më vonë.
Duam Babën Mbret! Rroftë Dovleti… e duam Babën..!, bërtisnin të përjargur, duke kërkuar kthimin në jetë të kufomës që pas gati pesë shekujsh po tërhiqej prej nga kishte ardhur.
Edhe të premten e kaluar një protestë haxhiqamilçe nisi si spontanisht nga xhamia “Isa Beu”, siç u tha, në mbrojtje të pafajësisë së të arrestuarve për vrasjet makabre të pesë adoleshentëve maqedonas dhe në shenjë pakënaqësie të identifikimit të shqiptarëve me krimin, terrorizmin, fondamentalizmin…
Por, ajo që u pa rrugëve të Shkupit ishte më shumë se befasuese. Në të vërtetë ishte shokuese. Ishte e kundërta e asaj që ishte promovuar.
Pamjet e turmës që kishte dalë për të protestuar kundër arrestimeve me thirrjet “Allahu ekber, Allahu ekber” si në trans, e ndonjë tjetër thirrje “Shqipëri etnike, Shqipëri etnike” që mbytej në detin e gjelbër të rekuizitave islamiste, deri te bajraku me shkronja arabe dhe shpatën e sheriatit nën të, pastaj bluzat me porosinë se “Islami do të pushtojë botën” promovonin të kundërtën e idesë për mbrojtjen e të arrestuarve.
Ato u ngjasonin si shumë pamjeve të Lindjes së Afërt apo të Hamasit në vendet arabe, që, me sa dihet, nuk i kanë punët aq mirë, sa t’i marrim si shembull.
Pamje të tilla që mund të përsëriten sot, në versione e përmasa edhe të tjera pasi, nga individë e grupe që nuk duan të identifikohen, përmes rrjetit social Facebook, protesta të tilla pas xhumasë janë paralajmëruar sërish, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera, shtrojnë jo pak çështje shqetësuese.
Kush janë këta njerëz që në emër të shqiptarëve promovojnë mendësi e tradita arabe. Kujt i duheshin pamjet e tilla, shqiptarëve dhe interesave të tyre legjitime në këto hapësira apo dikujt tjetër, që rrezikun nga fondamentalizmi i elementit shqiptar po e shet si armën më të fortë kundër nesh. Dhe po e promovon gjithandej si “thembrën tonë të Akilit”.
Ngatërrimi i kombëtares me fetaren, i qëllimshëm e me shumë hile, bëhet për të dëmtuar të parën, sepse fetarja te shqiptarët në Maqedoni, në kuptimin e islamizmit, nëse nuk ka qenë e privilegjuar, e rrezikuar nuk ka qenë kurrë.
Më kot përpiqeni të gjeni ndonjë shembull që dikush të jetë burgosur apo të jetë vrarë për ndërtimin e xhamive, por shumë lehtë mund t’ju kujtohet sa u rrahën, u burgosen e madje u vranë për shkollën shqip e Universitet.
Shqiptaret, jo vetëm ata në Maqedoni dhe liderët e tyre, mbase do të heqin dorë nga mendësia e strucit me kokën në rërë.
Hajgareve po u vjen fundi. Shfaqja që dhanë të premten e kaluar, jo shqiptarët por “arabët e Maqedonisë”, do të duhej të ishte e fundit. Së paku jo në emër të shqiptarëve.
Efektet tragjike të haxhiqamilëve me britmat: “Duam Babën!1”, “Rroftë Dovleti!”…një shekull më parë, kur “shtatë krajlitë” përcaktonin hartat dhe fatet e popujve të Ballkanit, askush më mirë se ne e i kanë të qarta sepse po paguajmë me lëkurë tonën.
Marrë nga Mapo
Comments
Nuk kane faj. Jane thjeshte

Nuk kane faj. Jane thjeshte turq qe pasi kane mbetur ketyre aneve kane mesuar edhe ca shqip.

Po pse kur dalin maqedonasit

Po pse kur dalin maqedonasit me kryq askujt nuk i shkon mendja per fondamentalizem te krishtere?! Tani, ose te gjitha palet qe perdorin simbolika fetare neper manifestime publike jane njelloj krishtero-fashiste, islamo-fashiste apo judeo-fashiste, ose kjo perben forme po aq legjitime proteste sa ato laike. Megjithese islamofobia eshte ende ne mode, zor se vlen per te sqaruar ndocka nga pikepamja kritike. Eshte gjithnje kjo vallja jone e vjeter: jo s'jemi islamike, jo s'jemi muslimane, ose edhe ne qofshim jemi te moderuar, a thua se prerja i moderuar-fondamentalist eshte cilesi perjashtimore e islamit.

Islamizmi dhe myslimanizmi

Islamizmi dhe myslimanizmi jane mish i huaj ne Europe. Per ta qe nuk e dine le ta mesojne: Europa nga kultura, tradita, historia etj - eshte kontinent i krishtere. Me te mirat dhe te keqijat e veta. Pra Kryqi ne Europe eshte ne vendin e tij. Nuk kane vend ne Europe Gjysmehena dhe pasuesit e osmanllinjve dhe Ben Ladenit. Prandaj ne rast se konflikti me maqedonasit eshte ne baza etnike une jam me shqiptaret. Por ne rast se ka baza fetare, - atehere une nuk kam pune me pasuesit e Haxhi Qamileve. Ata luftojne per Turqine.

Zoterinj besimtare,te

Zoterinj besimtare,te cfardo feje qofshit.Me gjithe rsepektin qe kemi per ju e besimet tuaja fetare ,do t`iu lutemi te mos i beni lemsh gjerat.Pikpamjet tuaja fetare,sido e cilatdo qofshin ,ruajini per ne ambientet toaja.Prandaj jane te pa numurta objektet e kultit,bile te mbrojtura me ligj ne cdo vend te botes.Por ju lutemi te mos i tejkaloni te drejtat tuaja.Keto media dhe tema qe trajtohen ketu,nuk kane per qellim shpalosjen e ideve e qellimeve relixhioze,por ato kombetare.

Une e them me goje plot e me bindje,se ju nuk jini shqiptare,ashtu sikurse thote dhe z.Faik Konica.Ju spekulloni me qellim te mbrapesht ne cdo rast,ne dem te ceshtjes shqiptare.Turp i madh eshte per intelektualet e vertete shqiptare ne Maqedoni,qe rrine kaq indiferente perpara dukurive te tilla kaq te rrezikeshme per platformen politike mbarekombetare shqiptare.Ne nuk kemi nevoje per shqipfoles arabe apo turq qe kompromentojne kauzen tone te shenjte ,ende te pa zgjidhur,ceshtjen kombetare.Ndaj,eshte ne te mire te kombit,qe shqiptaret e vertete te distancohen nga idjotesi te tilla,nga pozita fetare(te cdo feje qofte) dhe te mbledhin rreth vetes,te diskutojne e marrin vendime,qe i sherbejne mbare shqiptareve kudo qe jane.Cilado fe,qe te fuse hundet ne keto pune,te jeni te bindur,se nderhyn vetem per te penguar e sabotuar kauzen tone.Ajo u sherben vetem armiqve tane,duke na percare e jo duke na bashkuar.

Cfare thua mik se s'e kuptoj

Cfare thua mik se s'e kuptoj ku do te dalesh? Nuk po nderhyjne fete ne punet e shtetit, por shteti ne punet e feve, ky eshte problemi.

Kta robt e Forumit Mysliman

Kta robt e Forumit Mysliman nuk jane shqiptare. Besoj se jane maqedonas qe njohin shqipen dhe duan te japin idene se shqipot jane terroriste islamike. Duhen bojkotuar! Rrofte Shqiperia!

E mos shikoni kisha e xhamia

Feja e shqiptarit, eshte shqiptaria!

Shume dakord
Shume dakord
Zoterinj besimtare,te

Zoterinj besimtare,te cfardo feje qofshit.Me gjithe rsepektin qe kemi per ju e besimet tuaja fetare ,do t`iu lutemi te mos i beni lemsh gjerat.Pikpamjet tuaja fetare,sido e cilatdo qofshin ,ruajini per ne ambientet toaja.Prandaj jane te pa numurta objektet e kultit,bile te mbrojtura me ligj ne cdo vend te botes.Por ju lutemi te mos i tejkaloni te drejtat tuaja.Keto media dhe tema qe trajtohen ketu,nuk kane per qellim shpalosjen e ideve e qellimeve relixhioze,por ato kombetare.

Une e them me goje plot e me bindje,se ju nuk jini shqiptare,ashtu sikurse thote dhe z.Faik Konica.Ju spekulloni me qellim te mbrapesht ne cdo rast,ne dem te ceshtjes shqiptare.Turp i madh eshte per intelektualet e vertete shqiptare ne Maqedoni,qe rrine kaq indiferente perpara dukurive te tilla kaq te rrezikeshme per platformen politike mbarekombetare shqiptare.Ne nuk kemi nevoje per shqipfoles arabe apo turq qe kompromentojne kauzen tone te shenjte ,ende te pa zgjidhur,ceshtjen kombetare.Ndaj,eshte ne te mire te kombit,qe shqiptaret e vertete te distancohen nga idjotesi te tilla,nga pozita fetare(te cdo feje qofte) dhe te mbledhin rreth vetes,te diskutojne e marrin vendime,qe i sherbejne mbare shqiptareve kudo qe jane.Cilado fe,qe te fuse hundet ne keto pune,te jeni te bindur,se nderhyn vetem per te penguar e sabotuar kauzen tone.Ajo u sherben vetem armiqve tane,duke na percare e jo duke na bashkuar.

Te drejtat e n jeriut ne i

Te drejtat e n jeriut ne i mbrojme si shqiptare e jo si besimtare.Kur ankohi per shkeljen e te drejtrave tuaja fetare,nuk kini te drejte te futni aty gjithe shqiptaret,se ajo nuk eshte e vetmja fe e shqiptareve.Mos spekulloni keshtu me qellimper te demtuar ceshtjen shqiptare.

Kur na shkelen te drejtat

Kur na shkelen te drejtat fetare dalim e i mbrojme si besimtare, pa pretenduar se po perfaqesojme te gjithe shqiptaret. Kur na shkelen te drejtat etnike dalim e i mbrojme si shqiptare, perseri pa pretenduar se po perfaqesojme te gjithe shqiptaret. Besoj eshte e qarte apo jo?

Edhe nje here qe ngrihen

Edhe nje here qe ngrihen shqiptaret e "shkrete" ne mbrojtje te interesave te tyre, deshtojne me sukses te plote....fatkesesi shqiptare?

Kjo nuk me befason, per sa kohe qe shqiptaret ne te gjitha trojet me ne fund bashkohen ne te njejtin problem. Mungesa e elitave. Kesisoj mbeten sersht si para shum shekujsh, "kope pa kok" dhe me interesa te vogla.

Per kete ceshtje duhet ti "skuqet" fytyra cdo personi qe ka mundesine per te kontribuar per keto "kope" dhe nuk e ben.

mbeten po keto interesa te VOGLA qe per ironi te fatit, a rrethanave i barazlargojne"kopet" me "elitat".

Ju forumi musliman, do benit

Ju forumi musliman, do benit mire te kthenit koken nga perendimi. Respektoj fene tuaj, por menyra se si e praktikoni dhe e perhapni eshte jo e drejte

Dritan, ne koken e kthejme

Dritan, ne koken e kthejme nga Meka jo nga Perendimi. Por duke qene se bota eshte e rrumbullaket, edhe nga Meka te kthehesh, po te vazhdosh te ecesh dhe ca do perfundosh ne Perendim, dhe anasjelltas.

Jo Jo, nga perendimi per tu

Jo Jo, nga perendimi per tu emancipuar e kam fjalen. Sikur te ishin gjithe myslimanet e botes si ata shqiptare, do ishte mese ok

Edhe djali i Mustafa Nanos

Edhe djali i Mustafa Nanos eshte Haxhi Qamilist. Haxhi Qamili eshte kthyer back. Do te dalim edhe ne Tirane nje dite, dhe ju kauret, do shkoni ne Itali dhe Greqi te gjithe per pushime.

Po ashtu sic iku ajka e

Po ashtu sic iku ajka e vendit para 600 vjeteve ne itali e greqi ,ashtu do ikim prape.........por o te mjere turkoshake kenaqeni qe grabisni pronat e shqiptareve te vertete .por harroni qe jetoni ne plehra e ne mut deri ne gryke.Qe shqiperia eshte keshtu eshte vetem faji juaj,qe nga 500 vjet e deri sot.

UNE E PASHE REVOLTEN DHE

UNE E PASHE REVOLTEN DHE PROTESTEN NE MAQEDONI DIREKT....ATA QE ISHIN NE SHESH NUK ISHIN SHQIPTAR, POR EKSTREMISTA ISLAMIK. GJATE GJITHE PROTESTES KAM DEGJUAR VETEM ALLAHU AKHBAR DHE FLAMURA ARABE DHE ISLAMIK. NUK KAM DEGJUAR ASGJE PER SHQIPERIN APO PER KOMBIN TONE APO NDONJE FLAMUR SHQIPTARE. RROFTE SHQIPERIA ETNIKE-RROFTE SHQIPTARET E VERTET. POSHTE EKSTREMISTAT ISLAMIK

Ka qene normale gjate

Ka qene normale gjate sundimit otoman qe, nizamet e Anadollit, pasi jetonin 9-11 vjet ne Shqiperine e atehershme ,te merrnin toka, te krijonin familje(me vajza shqiptare ose turkesha) e keshtu me radhe. Kjo eshte me e dukshme ne Shqiperine e mesme (Elbasan, Kavaje e Tirane). Dhe kjo per shkak se kalaja e Elbasanit ka qene vendqendrimi kryesor i ushtrise otomane qe ne kohen e Mehmetit te II. Ka fshatra qe e mbajne vehten per turq safi siç eshte fshati Cekrez ne verilindje te Tiranes. Po keshtu eshte nje popullim masiv ne zonen e Maqedonise se sotme, per arsye te ish qendres se rendesishme otomane te Ohrit dhe Shkupit. Po a ka ndonje gje te keqe ketu? Asgje. Ceshtja eshte qe kjo duhet te evidentohet dhe te thuhet sepse vetem keshtu , duke ditur shkaqet me te thella te qendrimeve radikale ne keto zona, atehere mund te gjehen dhe rruget e zgjidhjes. Nuk eshte e rastesishme qe shfaqen ne histori levizje te tilla si ajo e ajo e Haxhi Qamilit ne Shqiperine e mesme, apo e qamilisteve te sotem ne Maqedoni.

Ata zoterinjte dalin ne proteste me flamur kombetar dhe flamurin islam. Kjo ne kendveshtrimin e nje shqiptqri te vertete eshte idiotesi ndersa ne kendveshtrimin e nje pasardhesi te kolonve otoman eshte krejt normale, por ata po spekullojne me ate qe shqiptaret nuk jane radikal islamik. Kjo eshte me se e vertete, por keta zoterinje perse nuk thone :"Ne jemi kolone oteoman dhe jo shqiptar te paster, jemi radikal sepse dalim ne manifestim me flamur fetar ashtu siç dalin sot ne vendet islamike". Une besoj se dëmi me i madh u vjen shqiptarve pikerisht nga pseudoshqiptaret! Jane pikerisht ky grupim rreziku me i madh per shqipetaret sepse keta po bejne ashtu siç ben profagu (virusi patogjen); nen petkun e shqiptarit po bejne paraardhesin e tyre jo shqiptar!...

Ata legenat që kanë dalë në

Ata legenat që kanë dalë në manifestim më shumë i prishin punë çështjes shqiptare, se i japin të drejtë tezave sllave që ne jemi turq. Nuk kemi asnjë lidhje me flamurët arabë apo me thirrjet ekstremiste islamike. A u duken bukur demonstratat që bëhen në vendet arabe? Po të kishin dalë në Tiranë njerëzia do mendonin se kanë ardhur disa arabë që protestojnë kundër perëndimit.

@ Forumi Islamik: Artikulli mund t’ju duket antimusliman, por manifestimi është antishqiptar.

E para, eshte Forumi Musliman

E para, eshte Forumi Musliman dhe jo Islamik.

E dyta, protesta nuk ishte anti-shqiptare, por pro-shqiptare sepse kerkonte te drejtat e mohuara te shqiptareve, perfshi edhe te drejtat fetare. Nuk ka asgje te keqe qe te kerkohen te drejtat fetare apo te kete protesta fetare bashke me ato kombetare.

Distancohem nga komentuesi me siper G.G. (ose ndoshta O.J) dhe nga ata qe mendojne si ai. Shqiptaret myslimane jane patriote te vertete dhe nuk kane lidhje me haxhiqamilizmin, i cili ishte nje dukuri e caktuar ne nje kohe te turbullt per te ardhmen e kombit tone dhe qe nuk ka gjasa te perseritet me. Po te studjohet e kuptohet sic duhet, edhe levizja e Haxhi Qamilit ka arsyet e veta pse ndodhi ne ate kohe, e nuk ka pse perdoret akoma si stigmatizim i muslimanve shqiptare.

Eshte retorika islamofobe dhe percarja fetare qe nxit ky shkrim dhe disa komentues ketu si Tedeschini qe e demtojne ceshtjen tone kombetare.

I nderuar mik! Pikerisht ketu

I nderuar mik!

Pikerisht ketu qendron dhe problemi qe ti nuk e kupton ose nuk don qe ta kuptosh. Te protestosh per te drejtat e shqiptarve se bashku me te drejtat per besimin fetar ne nje proteste te vetme nuk eshte e drejte dhe madie eshte e demshme. Kjo sepse synon qe ti identifikoje shqiptaret me ate qe shkruajtem me lart: me nje fe te vetme dhe shqiptaret si "fetarë te thekur". Asnjera prej tyre nuk eshte e vertete. Shqiptaret kane patur gjithmone respekt per fene e tjetrit dhe kjo materializohet ne shume aspekte. Perpjekja per ta identifikuar fene me identitetin kombetar eshte pune dallkaukesh qe s'kane te bejne aspak me shqiptaret e vertete por veç me pasardhsit e ish nizameve te ardhur nga Anadolli. Kjo qe ta dishe ti lum miku(ne se vertete nuk e di), perfaqeson politiken panotomane ne ballkan dhe qe perfaqesohet nga Sali Berisha; nje kungull qe i eshte mbushur mendja se Skenderbeu duhet te fshihet nga historia e te tjera marrezi te kesaj natyre. Ne kushtet e sotme historike, veçanerisht ,perpjekja turkoshake per ta identifikuar kombin shqiptar me muslimanizmin eshte politika me e demshme per shqiperine. Te besh kete do te thote para se gjithash te besh politike ne favor te Serbise. Kete e dinin me mire se askush tjeter Rilindasit e Medhenj te cilet vete u perpoqen qe te adaptojne nje lloj besimi te pershtatshem per shqiptaret: bektashizmin apo te lartesonin ate qe eshte esenciale tek shqiptaret që:"feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Shqiptaria nuk eshte as islam e as kristian.

Lleshi, Une nuk thashe te

Lleshi,

Une nuk thashe te identifikohet feja me kombin. Por kombi yne eshte i perbere nga besimtare te tre feve te medha, myslimane, katolike, dhe ortodokse. Kur fyhet islami eshte normale qe shqiptaret myslimane ndihen te fyer ne ndjenjat e tyre fetare, e kur islami fyhet nga maqedonet, ata ndihen te fyer edhe ne ndjenjat e tyre kombetare. keshtu qe dalin e protestojne per fene dhe per kombin e tyre. Po te fyhej feja katolike nga maqedonet, do dilnin shqiptaret katolike e do protestonin, e bashke me ta jam i bindur edhe shume shqiptare myslimane.

"Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" eshte nje parulle e lodhur dhe e abuzuar qe i ka ikur koha. Parulla e sotme duhet te jete kjo:

Feja e shqiptarit mysliman eshte islami.

Feja e shqiptarit katolik eshte katolicizmi.

Feja e shqiptarit ortodoks eshte ortodoksizmi.

Feja e shqiptarit laik eshte laicizmi.

Dhe te gjithe ne jemi vellezer ne komb dhe e duam njesoj kombin tone.

Si thua, te pelqen?

Kur fyen Shqiptaret katolike

Kur fyen Shqiptaret katolike apo ortodokse, ata nuk bejne si te cmendur, dalin e bertasin si ujqer, apo te kercenojne me kete apo ate.

Kjo eshte diferenca e madhe.

Dikur po te fyeje kishen

Dikur po te fyeje kishen katolike te digjnin ne turren e druve. Edhe sot po guxove te fyesh papen psh, Vatikani te vjen e te ben namin...

FORUMI MUSLIMAN pershendetje.

FORUMI MUSLIMAN

pershendetje. Do te doja pergjigjen tende ne lidhje me ndryshimin e muzikes shqiptare nga 20 vjet ne trojet tona.Vihet re arabizimi i muzikes,traditave,kultures shqiptare.Kur pyes ndonje mysliman ne lidhje me kete,me pergjigjet qe kjo eshte kultura jone.Gjithashtu,me sa di vihet theksi ne fene myslimane,ne perdorimin e termave arabe,per te zevendesuar ata shqip,si psh fjala ZOT etj,etj.Kjo me ngjan me politiken shoviniste greke e serbe ne Epir dhe Shqiperine verilindore,ku popullsia ortodokse eshte asimilu krejt. Gjithashtu vihet re kudo nje sulm kunder figurave kombetare si Kastrioti,Bogdani,Nene Tereza,etj.

ajo qe del nga komentet tona eshte e qarte,ne jemi te percare.A mendon qe feja islame po ndikon ne bashkimin e shqiptareve? a mendon qe keto levizje kulturore fetare jane ne interes te serbise e greqise apo te shqiptareve?

Besoj se arsyeja pse

Besoj se arsyeja pse shqiptarët e Shkupit u ngritën në protest është shkelja e të drejtave kombëtare (për së pari), e jo të atyre fetare. Për këtë arsye, ata duhet t’u përmbaheshin qëllimit për të cilin kishin dalë në manifestim, dhe jo të ngatërronin problematikën kombëtare me atë fetare, sepse kështu askush nuk i merr seriozisht. Vazhdoj të jem i mendimit që protesta, pavarësisht se u nis si kombëtare, doli jashtë qëllimit të vet dhe u dha mundësi të gjithëve ta komentojnë si protestë radikalësh fetarë. Në këtë mënyrë unë mendoj që dëmtohet çeshtja shqiptare.

Duhet të jemi të gjithë dakord që ka një ngatërrim, në viset shqiptare në Maqedoni e Kosovë, të identitetit kombëtar (shqiptar) me atë fetar (musliman). Kjo besoj se ka ardhur ngaqë përballë kanë pasur gjithnjë sllavët (të krishterë), megjithatë është gabim. Edhe ata që janë të krishterë nuk janë më pak shqiptarë, apo jo?

Te drejtat fetare jane edhe

Te drejtat fetare jane edhe kombetare. Dhe identiteti fetar eshte pjese e atij kombetar. S'ka asnje lloj kundershtie apo konflikti ne kete mes, pervec se ne syte dhe mendjet e islamofobeve.

Ja ky eshte thelbi i

Ja ky eshte thelbi i problemit. Kete duan te ngaterrojne me qellim qofte plerat heleniste, qofte moxhahidinet islamike: ngaterrimin e kombesise me fene. Ky eshte koncept mesjetar qe sot e kane vetem hebrenjte, greket dhe xhihadistet. Kombet nuk kane lidhje me breterite dhe as me fete. Te gjithe qe bejne kete ngaterrese e bejne per qellime fetare, sponsorizohen nga Athina ose Arabia dhe as ju rref per kombin.

Mos harroni: serbet e maqedonasit nuk kane ndonje problem me myslimanet, ata kane problem te rende me shqiptaret. Kjo sepse ne shekuj u kane brabitur truallin dhe e dine se nje dite, shqipot do te perparojne dhe do zgjohen, por jo me kryqa e me shpatat e islamit ne duar, por me vetedijen se jane komb i formuar, i kulturuar, i zhvilluar dhe autoktone ne trojet qe u kane rene per hise.

Flamujt jeshile jane antishqiptaria me e madhe dhe serbo-maqedonet u bejne ketyre flamujve reklame 24 ore ne mediat e tyre, dhe fshehin nga ekranet e tyre flamutin kuq-e-zi te Gjergjit te madh qe i dha dinjitet shqipove ne arenen e botes.

Dhe mos shikoni kisha e xhamia

Feja e shqiptarit esht shqiptaria!!!

Ja ky eshte thelbi i

Ja ky eshte thelbi i problemit. Kete duan te ngaterrojne me qellim qofte plerat heleniste, qofte moxhahidinet islamike: ngaterrimin e kombesise me fene. Ky eshte koncept mesjetar qe sot e kane vetem hebrenjte, greket dhe xhihadistet. Kombet nuk kane lidhje me breterite dhe as me fete. Te gjithe qe bejne kete ngaterrese e bejne per qellime fetare, sponsorizohen nga Athina ose Arabia dhe as ju rref per kombin.

Mos harroni: serbet e maqedonasit nuk kane ndonje problem me myslimanet, ata kane problem te rende me shqiptaret. Kjo sepse ne shekuj u kane brabitur truallin dhe e dine se nje dite, shqipot do te perparojne dhe do zgjohen, por jo me kryqa e me shpatat e islamit ne duar, por me vetedijen se jane komb i formuar, i kulturuar, i zhvilluar dhe autoktone ne trojet qe u kane rene per hise.

Flamujt jeshile jane antishqiptaria me e madhe dhe serbo-maqedonet u bejne ketyre flamujve reklame 24 ore ne mediat e tyre, dhe fshehin nga ekranet e tyre flamutin kuq-e-zi te Gjergjit te madh qe i dha dinjitet shqipove ne arenen e botes.

Dhe mos shikoni kisha e xhamia

Feja e shqiptarit esht shqiptaria!!!

Nder protestuesit vetem dy te
Nder protestuesit vetem dy te futur paten flamur arab jane bere me qellim percarje nga serbet per mua qe jane gjithandej edhe neper forumet tona
Te lumte pena,o

Te lumte pena,o mendjendrituri Ali Cenaj.Sa here qe shohim neper media e aktivitete publike,qe behen lemsh problemet kombetare me ato fetare,na acarohen nervat dhe na vjen keq per bashkekombas te tille,qe edhe pse kane kaluar me teper se nje shekull,kur Rilindasit tane te pa vdekshem,i drejtoheshin popullit me fjalet:"...feja e shqiptarit,asht shqiptaria",ata rrojne 100 vjet prapa.Na vjen vertet turp qe u japim materjal armiqve tane,qe te tallen e te qeshe bota me ne. Dukuri te tilla jane verejtur dhe ne Kosove,por tek shqiptaret e Maqedonise keto jane shume te theksuara.Per te gjitha keto une fajsoj politikanet shqiptare dhe intelektualet atje,qe e zbresin veten deri ne nivele te tilla qesharake.Pra,turpi me teper bie tek te shkolluarit atje dhe jo aq shume tek te pa shkolluarit e injorantet.Ata nuk i ndal kush te besojne dhe te ushtrojne kultin e tyre brenda kornizave ligjore,por jo te perfaqsojne platforme kombetare,me simbole fetare e me parrulla ne ghuhen arabe.Turp!Nje mije here turp per cdo shqiptar kudo qe ndodhet.

Tashme ka vite, por se fundmi

Tashme ka vite, por se fundmi eshte shtuar sjellja ekstremiste islamike ne Kosove dhe Maqedoni. Keto ishin gjera qe diheshin me pare dhe perbejne nje faktor shqetesues mbi te gjitha per Shqiperine. Te tilla pamje si kjo fotografi jane nje turp per cilindo qe eshte mbrapa tyre dhe qe fatkeqesisht po perqafohen gjithnje e me shume nga disa forca ekstremiste. E kam thene dhe e perseris, qe Shqiperia duhet te jete shume kujdeseshme, dhe EU te punoje fort per te mos lejuar kurre bashkimin e Shqiperise me Kosoven.

Ju kujtoj gjithashtu nje video te nje grupi rap kosovar qe krenohej dhe i kendonte Bin Laden. Ne Kosove ka influenca te tmerreshme islamike, dhe madje ajo ka sherbyer edhe si ure per futjen e muxhahedineve ne Shqiperi.

Edhe AKZ ne Shqiperi po e nxjerr koken me ne fund si nje shtojce e ketij fenomeni, dhe prania e saj ne Shqiperi eshte gjithashtu shteqesuese. Duhen bere perpjekje per nje izolim te ketij faktori dhe per te tuajtur balancen e Shqiperise persa i perkete fese

Une personalisht kam folur me

Une personalisht kam folur me dike nga keta. Keta nuk respektojne askend tjeter qe nuk ka bindjet e tyre.

Per Gjergj Kastriotin thone qe iku nga Sulltani se donte te motren dhe ai nuk ja dha.

Dhe budallalleqe te tjera si keto.

Gjergj Kastrioti si mendoni a nuk eshte me bukur keshtu. Nuk e kuptoj pse sheshit ja kane vene emrin sheshi Skenderbe. Ai emrin e kishte Gjergj. Te tjeret ja nderruan ai prape e nderroi ne Gjergj.

Dhe nje gje tjeter qe nuk kuptoj nga veprimet e ketyre "patrioteve te medhenj" pse po e degjenerojne plotesisht terrenin ne Kruje.

Islami eshte nje fè

Islami eshte nje fè terroriste dhe si e tille duhet ndaluar me ligj.

Ne prishtine jemi me te vertete ne rrezik nga wahabistet e prishtines.

Une jam musliman shqiptar e nuk i dia fare islamiket arabe apo iraniane.

Rrofte Kosova e pastruar nga islamiket e rrezikshem.

Hys Hajdari.

Prishtine

Shqiptaret valevisin flamurin

Shqiptaret valevisin flamurin e Gjergj Kastriotit!

Shqiptaret kremtojne 28 nentorin diten kur Ismail Qemali shpalli pavarsine nga Turqia.

Shqiptaret kendojne Hymnin e Aleksander Drenoves!

Shqiptaret Flasin gjuhen e Buzukut , Naimit e De-rades!

Shqiptaret shkruajne me alfabetin e Manastirit qe hodhi poshte alfabetin e Stambollit!

Shqiptaret per shqipni jane vra me Malazez,Serb,Turq e Grek !

Shqiptaret jane sundu prej pushtuesish ortodoks,myslimane e katolike por kane mbete shqiptare!

Gjate "RILINDJES" epokes se shenjte kur Eterit e KOMBIT na krijuan SHQIPERINE ,

Mithat Frasheri kishte ne krah Gjergj Fishten e Grigor Cilken!

Ismail Qemali kishte Luigj Gurakuqin !

Isa Boletini e Bajram Curri nuk luftonin vetem per Kosove po per Shqiperi!

çerçiz Topulli nuk luftonte vetem per TOSKERI ,por se perfunduari lufta me turqit ne Mashkullore u vra ne dyert e Shkodres duke lufuar me serb!

Shqiperia eshte KOMBI jone i ndertuar mbi gjakun e sakrificat e panumerueshme te qindra njerezve me vullnet te hekurt qe kishin mujte me shty nji jete ma te rehatshme e pa rreziqet me te cilat u perballen!

Shqiperia eshte mbi te gjitha nje "ideal bashkimi" njerezish te ndryshem nga dialekti,te ndryshem nga feja,te ndryshem nga krahina e prejardhjes qe kane nji VLLAZNI nen flamurin e Skenderbeut!

Skenderbeu eshte NYJA qe lidh kombin tone!

Ne te njifen tosket, geget,kosovaret ,çamet e arbereshet e kush deklarohet shqiptar duke mohu Skenderbene ..... mua me ban vetem me qeshe!

Ka nje problem shume te madh

Ka nje problem shume te madh qe shoqeria jone duhet ta adresoje sa me shpejt.

Cfare natyre ka levizja e bashkimit te trojeve shqiptare? Dhe si do jete shteti i bashkuar i shqiptareve?

Akoma me qarte. Kur te bashkohemi me Kosoven dhe shqiptaret e Maqedonise si do jene raportet?

Do jete shqiperia nje shtet ku njerezit dalin ne Tirane, Shkup dhe Prishtine ne protesta me flaumujt jeshil te Hamasit e ku di une?

Kjo mund te mos i interesoje shume muslimaneve po ne te krishtereve na intereson. I intereson dhe muslimaneve te moderuar.

Sot keta protestojne me sllavet, neser ne Tirane do kerkojne te drejta politike. Do kene parti, do kene njerez ne parlament. Do kerkojne sharia. Qe jo shume larg ne kohe e kane patur. Dhe ne nuk mund te behemi qytetar te dores se trete prape sic ishim sa ishte turku ketu. Nqs vendi te ishte 100% musliman le ti gezonin ato te drejta. Nuk me intereson se ca behet ne turqi dhe iran. Po ne Shqiperi ka edhe te krishtere dhe po vazhduan keshtu wahabistet do ta bejne Tiranen si Beiruti.

Dhe une i kerkoj muslimaneve te moderuar, katolikeve, ortodokse dhe laikeve mos ta lejojne kete gje. Se do ishte tmerr.

Dhe ne Shqiperi vend per minoritet fetare nuk do kete me.

Shume je frikesuar o Adriatik

Shume je frikesuar o Adriatik po kot e ke, mos u tremb. Islami ka 500 vjet ne keto vise, dhe 440 prej tyre ishin nen nje shtet mysliman, e prap minoriteteve te krishtera nuk u ndodhi gje, Jetuan ne paqe sic deshen deri sot. Prandaj nuk gje per tu frikesuar ndaj shqiptareve myslimane, edhe pse ti ndoshta nuk i kupton ndjeshmerite e tyre. Behu shok me ndonje mysliman e meso dicka per Islamin se te ben mire te njohesh bashkekombesit e tu.

ps. thuhet Sheriat jo sharia

Nuk frigesohemi prej

Nuk frigesohemi prej shqiptareve myslimane e nuk kemi arsye se pse!

Jane shoket e klases,koleget e punes,fqinjet e rrugices!

Hyjme e dalim me njeri tjetrin nder dasma e nder vdekje,ne gezime e hidherime ,urojme festat e shpesh bejme edhe kilometra rruge per tu pare e kultivuar miqesira te thurura nga stergjyshet.

Jemi shqiptar ,kemi nje kombesi !

Ajo qe ju interpretoni frige eshte thjesht neveri ndaj simpatise qe ju deklaroni e propogandoni ndaj shtetit pushtues osman!

Ne ate qe ju quani "shteti musliman 440 vjeçar" jo myslimanet kishin nje status juridik,legal e tributar jo te barabarte me myslimanet e kjo mjafton per te kundershtuar me mish e shpirt ç'do forme qeverisjeje qe del jashte kuadrit te mirefillte te REPUBLIKES!

Me vjen per te qeshe kur lexoj shprehjen :"minoriteteve te krishtera nuk ju ndodhi gje!"

U kthyen ne minoritet -vetem kjo ju ndodhi (nuk ishin minoritet para pushtimit turk!)

Si muslimanet si te krishteret vuajten roberine osmane duke mos gezuar te drejtat e perdorimit te flamurit kombetar,mesimit te gjuhes shqipe nder shkolla!

Vuajten detyrimin e taksave,te dhjetave e te djemve meshkuj qe vdiqen si jeniçere nder shkretetirat e perandorise!

Per kete perpjekjet per pavarsi prej turqve ishin sakrifica te shqiptareve pa dallim feje!

Pavarsia prej Turqise eshte arritje e gjithe shqiptareve qe te pavarur e te lire vazhdojne te jene muslimane e te krishtere!

Shqiptaret kane flamurin e tyre e haxhiqamilet te tyrin !

Baku, shqiptaret e krishtere

Baku, shqiptaret e krishtere deshen vete e u bene musliman, nuk i detyroi kush. Po te kishte qene me detyrim, do ishin kthyer ne krishterim te gjithe me 1912.

Nuk ka pasur flamur kombetar deri me 1912 i dashur, ka pasur flamuj principatash qe zevendesoheshin sa here nje principate binte ne sundimin e nje tjetre me te fuqishme. Kur erdhen Osmanet, ata ishin me te fuqishmit e flamuri i tyre u ngrit. Me 1912 u shkeputem si shtet e zgjodhem flamurin tone kombetar.

Periudha Osmane e Shqiperise ka qene shume komplekse, kryesisht periudhe zhvillimi e fuqizimi, pervec shekullit te fundit kur Osmanet ishin ne renie dhe sidomos dekadat e fundit kur turqit nuk u treguan largpames e tu jepnin shqiptareve autonomine qe kerkonin. Ky ka qene mekati i madh i turqve qe i mori ne qafe ata bashke me ne.

Mirese flamur kombetar nuk

Mirese flamur kombetar nuk paska pase ... po gjuhe shqipe a ka pase?

Mendoj se armiku kryesor i

Mendoj se armiku kryesor i Ali Cenajt & co eshte INJORANCA. Nuk eshte e sjellshme dhe e kulturuar te keshe kesi mendime dhe te guxosh te shkruash me kalemin e djallit. Ajo qe i them Aliut eshte qe emrin e ka te bukur por paragjykimet dhe dituria e tij ia ka zili edhe shejtani. Turp dhe uroj te reflektosh e pendohesh para frymarrjes se fundit ne kete jete se mund ta kesh te veshtire me shpetuar ne jeten e botes tjeter.

Edhe Ali Cenaj meriton nje

Edhe Ali Cenaj meriton nje FETWA'

Fetvaja e dites eshte

Fetvaja e dites eshte kjo:

Ne emer te padishaut dhe shejhul Islamit, urdherohet qe Paulin Tedeschinit ti pritet koka... me falni, ti pritet lekura e kokes se lucit e te behet synet. Tani qe po plaket e po i afron vdekja, ta meshirojme e te mos e leme te vdese i parrethprere si kaurr, por ta fusim ne rrethin e pastertise synetllike.

Kjo fetva hyn ne fuqi menjehere dhe behet e obligueshme per cdo mysliman te devotshem qe di te perdore thiken apo briskun dhe qe jeton jo me shume se 100 milje larg Tedeschinit. Kush jeton me larg se 100 milje, merr sevape ekstra nese merr pjese ne zbatimin e ketij urdhri hyjnor.

c'domethene 'fetva' ?

c'domethene 'fetva' ?

Jam gadi, gjithmone gadi, per

Jam gadi, gjithmone gadi, per synnetllik edhe pse tashma jam plake e po shkoj m'ate ane.

Veç nji gja po te tham se Kuranin e dij ma mire se ti, qe t'kan ba synnat para meje. Ha,ha,ha.

Kto flamure i fusin serbet
Kto flamure i fusin serbet te na percajne mesa duket ishin vetem dy adoloshente qe i nxorren shqiptaret jane te moderuar ne fe.
Ky "Ali Cenaj" eshte pronari

Ky "Ali Cenaj" eshte pronari i patriotizmit, dhe tash ky mundet me i dhene dikujt verdiktin se a eshte patriot a po jo.

Per kete veq nje fjali e kam "Qent lehin, karvani ecene"

Add new comment