I ungji i Aleks Nikës: E dënojmë aleancën e Ramës me Metës

Postuar në 09 Maj, 2012 04:49

E përditshmja Panorama i ka marrë një intervistë avokatit Mark Nika, të ungjit të Aleks Nikës që mbeti i vrarë në bulevard më 21 janar 2011 nga plumbat e Gardës së Republikës. Intervista vërtitet rreth një teme, riafrimit të Ramës me Metën, gjë që duket nga dy takimet që kanë bërë së fundmi (njëri publik e tjetri privat). Mark Nika nuk e sheh me sy të mirë këtë riafrim. “Një aleancë të tillë ne e dënojmë dhe e denoncojmë”, thotë ai në fillim të bisedës me gazetaren Elisabeta Ilnica. Dhe pak më poshtë tregohet më i qartë: “Tragjedia e 21 janarit e ka të gjithë zanafillën tek Meta. Indirekt i ka shkaktuar ai katër vrasjet. Protestat në shesh nisën me motivin kundër korrupsionit, ku Meta shfaqej në një video.... më 20 janar ishte Meta që doli në televizion dhe deklaroi publikisht, sepse sipas disa informacioneve të sigurta, protestuesit më 21 janar do të ishin të armatosur dhe do të qëllonin mbi forcat e rendit.”

Megjithatë, kur vjen puna tek një qëndrim ndaj Edi Ramës, i intervistuari i ul tonet: “Pavarësisht takimeve të tij, ne nuk ia kthejmë kurrizin Ramës. E kemi mik shtëpie dhe kemi qarë bashkë me të mbi trupin e Aleksit.” Por aty për aty, i trysur nga ideja që një mbyllje e tillë e bisedës mund të keqkuptohej, ai i kthehet sërish mesazhit të parë: “[Vetëm se kemi bindjen që] t’ia japësh dorën Metës, siç veproi Rama, do të thotë të bëhesh pis, [do të thotë] të ndotësh duart me gjak”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

E more zoti Mark , me  vjen keq per nipin tend , por  ti e di shume mire se si jane keto pune, se ke qene hetues i Kadri Hazbiut.

Nuk ke perse shqetesohesh tani. Duhej te kishit mendjen ne vend perpara se ti shkonit prapa  Rames  ne marrezite e tij. Koha po tregon se atij i  duheshin ca te vdekur, qe zoteria e tij te forconte pozitat e tij ne PS.

Kane ndryshuar kohrat por jo metodat.

Cosi fan tutte.

Submitted by arvanites (not verified) on

Meta na quajti ne protestuesit e 21 Janarit "Kokepalare".

Kaq mjafton.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Me gjithe keqardhjen per viktimat e 21 janarit ( te vraret ne rradhe te pare por edhe ata fatkeqe qe do bejne burg per vrasje qe realisht i bene te tjere, pavaresisht kush e shkrepi), me gjithe respektin qe kam per idealizmin qe i ben njerezit te protestojne ( nuk perfshihen 20000 lekshat), dhe me gjithe neverine qe te ngjall deklarata prej " aristokrati " kokelare e I. Metes qe i quajti ata te shkretet kokpalare, koha vertetoi se ndoshta kokpalare nuk ishin por kokeboshe po.

Submitted by endri (not verified) on

Ne 21 Janar 4 familje humben 4 njerezit e tyre qe i shkuan pas Edi Rames ne protesten e 21 janarit kunder korrupsionit te Ilir Metes i cili nderkohe kishte dhene doreheqjen dhe kishte leshuar imunitetin. Nje vit me pas Rama i shkoi pas Ilir Metes. Sikur te mos mjaftonte fakti qe te ndjeret humben gjene me te shtrenjte jeten ... tani kane humbur dhe aresyen dhe qellimin per te cilin e humben jeten ... dmth jane deshmore pa kauze ... njelloj si ata qe vdesin ne nje aksident rrugor.

Submitted by arvanites (not verified) on

Populli nuk i shkon pas nje njeriu por sic e the dhe ti nje kauze. Kauza jone ishte dhe vazdhon te mbetet rrezimi i diktatorit Sali Berisha dhe prandaj mbeshtet cdo njeri qe e perfaqeson kete kauze.

Submitted by endri (not verified) on

Jam i bindur qe ke te drejte ... vecanerisht kur nuk je njeri prej tyre qe humben jeten, as njeri prej familjareve por nje spektator qe i sheh tek i sherbejne qellimit final ...pikerisht kete doja te thoja qe Rames nuk i rruhet as per te vdekurit as per te gjallet, as per korrupsionin dhe as per hajdutet ... ai do vetem PUSHTETIN ... nese kane lene jeten per pushtetin e Rames ... atehere u qofte dheu i lehte sa mendja ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.