“Pasioni” i zotit Tafaj

Postuar në 09 Maj, 2012 03:34
Eustrat Zhupa

Skandalet më të fundit në arsimin e lartë nuk na japin asnjë informacion më tepër se ato që kishim. Nga ana tjetër, internacionalizimi i çështjes provon edhe njëherë paturpësinë e atyre që drejtojnë arsimin shqiptar. Në veçanti, zoti Tafaj nuk na zhgënjen dhe arrin për të disatën herë të bëhet qesharak, kësaj radhe edhe në sy të botës, duke deklaruar se ministria ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar rastin. Në këtë çështje nuk ka asgjë për të verifikuar ose për të hetuar. Çdo gjë është e qartë si drita e diellit dhe ky zotëri po mundohet të mbulojë diellin me shoshë dhe të vazhdojë të genjejë siç ka bërë deri tani. Të mos harrojmë se ata që firmosin ato diploma janë ata që komisioni i ministrit ose i protezave të tij qeveritare u kanë dhënë titullin me procedura të turpshme dhe të jashtëligjshme. Janë ata "profesorë" që sot nuk turpërojnë veten, sepse u është bërë faqja shollë, por po damkosin një komb të tërë. Pasojat e këtyre diskreditimeve janë të pallogaritshme dhe studentët shqiptarë do i vuajnë për shumë vite të tjera.

Natyrisht këto janë edhe rastet tipike që përdoren politikisht ose për konjuktura të momentit. Në veçanti, këto ditë janë bërë kërkesa për dorëheqje të zotit Tafaj, kur në fakt ky zotëri ka hequr dorë prej kohësh nga ushtrimi i funksionit të tij. Tanimë nuk mjaftojnë doreheqjet sa për sy e faqe dhe është e domosdoshme që njerëzit të kërkojnë më shumë llogari nga ata që qeverisin. Dorëheqja formale e zotit Tafaj nuk i hyn në punë asnjërit prej nesh. Në fakt ky akt do ishte një shpëtim për të, por edhe një konfirmim i kulturës së pandëshkueshmërisë. Pas tij do vijë një tjetër që do bëjë të njëjtat gjëra, në mos më keq. Po kostot e kësaj papërgjegjshmërie kush i paguan?

Kjo mungesë llogaridhënie duhet të përfundojë. Zoti Tafaj duhet të deklarohet në dispozicion të organit të prokurorisë dhe të jape llogari për shkatërrimin e arsimit shqiptar, për skandalet që dalin dita ditës si kërpudhat pas shiut, të mbajë përgjegjësinë që i takon në pazaret e titujve, të përgjigjet para ligjit për ndodhitë skandaloze në Universitetin e Vlorës dhe më pas në atë të Durrësit, të përgjigjet për pushimet nga puna të mësuesve dhe për të gjitha ligësitë në kurriz të rinisë shqiptare. Të shpjegojë ky zotëri para organit të prokurorisë se cilat janë lidhjet e tij ose të bashkëpunëtorëve të tij me shitblerjen e diplomave dhe jam i bindur se do zbulohen fakte interesante.

Megjithë llumin që na sjell para syve, ky është një moment historik për arsimin shqiptar. Zoti Tafaj ka shansin të japë shembullin personal duke mbajtur i pari mbi kurriz kryqin e mëkateve të kësaj politike. Jam i sigurt se nuk do i rëndojë shumë nëse ai do arrijë të kuptojë se "pasioni" i tij mund të jetë fillimi i kthesës së madhe në të mirë të kësaj Shqipërie, që atë kryq po e mban çdo ditë në kurriz. Nëse ai dhe ata që i shkojnë nga pas nuk do mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet, por edhe për mosveprimet e tyre, atëherë çdo gjë tjetër është e kotë dhe do ngelet në kuadrin e diskutimeve në kafene. Në fund të fundit "çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë" dhe politikanët tanë e kanë mësuar mirë këtë shprehje.

Comments

Submitted by B (not verified) on

Me demek mjafton te shash qeverine, pavaresisht se c'pacavure shkruan, dhe ketu botohesh tak-fak. Ma merr mendja qe mediokriteti provincial i ndonje redaktori respublican ka vuajtur dhe "vuajtur" nen peshen e metafores biblike ne paragrafin e fundit perpara vendimit per botim.

Submitted by lir shkreli (not verified) on

Me demek te mbyllim gojen dhe te mos themi askurgje edhe kur paguajme tek mjeku megjithese eshte nje cope injorant, edhe kur s'marrim drejtesi, edhe kur pshurren diplomat, edhe kur rrezikohen femijet e ketij vendi me diploma fallco, edhe kur behemi turpi e gazi i botes dhe pastaj s'na do njeri,  e keshtu pafund...

Submitted by B (not verified) on

Jo, Liro, jo. Nuk them e as nenkuptoj ate. Metafora e "pasionit" ketu eshte nje gomarllek me okë. Prej kesaj u nxita t'i shkruaj ato dy rreshta. Ministri, qeveria e gjithe politika ne syrin tim jane pergjegjes per gjendjen e tmerrshme te arsimit; arsimit, per t'iu permbajtur kontekstit. "Pasioni" eshte gjithe dhimbja e Jezusit ne kalvarin e torturimit te tij dhe permban ne te edhe flijimin e tij per mekatet e njerezimit, jo per te tijat. Tafaj e te tjere nuk kane c'pasion te vuajne, sepse jane vete zullumqare. Kesisoj, metaforikisht pasioni i Tafajt do te nenkuptonte flijimin e tij per mekatet e te tjereve. Nderhyra sepse artikulli eshte botuar ne rubriken "Opinion", ku pres te shoh fjale te matura mire, sepse jap nga koha ime per t'i lexuar.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Shkurt, qarte, sakte.

Nuk eshte veshtire qe pas ketij shtjellim, te vijosh argumentat. Nuk po e bej kete. Ajo që do shtoja eshte:

1. Shikon web e Ministrise qe drejton prof.dr. M. Tafaj (www.mash.gov.al). Kulmi i perpjekjeve qe vartesit injorante e servile i sherbejnë M qe ta meritojne buzqeshjet e tij. Mos po e teproj? Jeni te lutur te shikoni webin e cdo ministrie arsimi qe ju deshironi. Nese me lejoni, po ua kursej kohen. Ne asnje nga webet e institucioneve te tjera ne boten e qyteteruar nuk do te gjeni te ngjashem. Do mjaftonte vetem ky fakt, per te provuar se sa pa vlere kane qene financimet publike per t'i shtuar kualifikimet ketij individi ne Gjermani.

2. Per t'u bindur, ndoshta vlen ky shtjellim. Nese 1/100 e kesaj historie do te kishte ndodhur ne Gjermani (ndikimin e supozuar te se ciles KM eshte munduar t'ia shese publikut si vlere te shtuar ne CV e M), historia e Presidentit gjerman p.sh. eshte fakti qe ka vleren e pergjigjes. Por, nese M po deshmon qe nuk degjon nga ky vesh, le te shpresojme te Prokurorja e pergjithshme - atje ka vajtur puna tani, jo më në interpelanca, grupe ekspertesh e më the të thashë.

Submitted by reforma (not verified) on

Nuk duhet ti kerkojme edhe aq shume llogari gomarit te rradhes qe ka rene ne nje grope me balte, por kryegomarit qe udheheq qeverine dhe qe po e shpie gjithe karvanin drejt batakut thelle e me thelle.

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Ministri me i paafte qe ka prodhuar ndonje here Shqiperia dhe qe ka nje çete servilash e nje reviste, qe ben vetem reklamen e mediokritetit te tij.

Submitted by illi (not verified) on

Nuk ju ben pershtypje qe pjesa me e madhe e ministrave te arsimit te ketyre 20 vjeteve te fundit vijne nga Instituti Bujqesor ose nga nje fushe teper e lidhur me te?! Psh. Luan Memushaj, qe tani ka edhe ai nje universitet privat?! Myqeremi, qe nuk shkateroi vetem sistemin universitar, por edhe ate parauniversitar (ne bashkepunim me keshilltarin e Kryeministrit). Apo nese doni me tej edhe sistemin e instituteve te akademise, tashme qendra albanologjike, duke u vendosur ne krye nje lektor, qe  ne keto kater pese vjet te vetmen reforme qe ka bere eshte zevendesimi  i drejtoreve te vjeter  me drejtore te rinj pa vule (jo ne kuptimin figurativ, por ne ate konkret). Dhe sigurisht kjo liste mund te vazhdoje, por kaq do te mjaftonte, jo per doreheqje, por per pergjegjesi me te thella (sigurisht jo vetem e ketij, por edhe e ministrit te shkumsave, atij qe botonte libra jeshile etj.).

Submitted by Bana (not verified) on

Vete myqeremi e ka vajzen ne universitet private, ish-UFO,  sigurisht qe dihet nga do ti anoje kandari. Po ashtu, myqeremi nuk mundi dot ta merrte graden dr nga universitetet gjermane por e mori ne shqiperi kur u be minister me 1997 ashtu sic edhe mori titullin prof. kur u be minister me 1997! tani gjykoni vete, shikoni biografine e tij ne website te parlamentit e ta kuptoni se ke kemi ne krye!

Submitted by Anonim (not verified) on

e tepruar po m'duket vemendja ndaj ktij skandali te Legas...jo pse s'duhet te analizohet, por gjith kjo energji mund te shkonte ne nji analiz te sistemit t'arsimit ne shqiperi, ku shkollat e mesme psh jane te tejmbushura dhe klasat kapin aty ke 40 veta...

Submitted by ermal korance (not verified) on

Ministria e zotit Tafaj ka nevoje urgjente per reformim por si edhe rasti i Bossi jr qe haptazi ,para italise u shpjegoi si funksionon  arsimi i larte ne shqiperi,do te kaloj pa ndonje mase ndrastike! Tashme koha e ndryshimit ka ikur bashke me fushat elektorale!!!Veshtire se mund ti gjejme derman ketyre poshterlliqeve.....

veshtire se kujt mund ti shkoj ne mendje per nje" reformim shqiptar" !!!

Submitted by Eni (not verified) on

Tafaj studjoi ne Gjermani po nuk e mori atje por erdhi ne 1997 dhe u be minister i arsimit per 5 muaj ne qeverine e pajtimit kombtar dhe, vetem kur u be minister, mori doktoraturen dhe profesorllekun! TURP!

Submitted by gela (not verified) on

Ky minister po e shkaterron arsimin nga themelet.Njeri medioker dhe pa integritet.Mjafton te shikoni surratin e tij dhe e kupton se cfare oborrtari eshte.

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Nje minister qesharak, qe i beri mesueset 50 e 55 vjecare, me 30 vjet pervoje pune, te behen Fan Noliste, duke mbaruar universitetin Vitrina, per te ruajtur ato pak vjet qe u kane mbetur per pension. Gjithwe qellimi eshte qe edhe universitetet private te marrin leke dhe t'i japin pjesen ministrit, por edhe te futin ne pune analfabetet qe kane mbaruar universitetet Sude dhe t'u japin 2500-300 euro drejtorave te drejtorive arsimore. Te vjen per te vjelle me kete minister-veteriner, qe ben nga tri reforma ne dite dhe na pruri gjithe pervojat e botes, per t'i zbatuar ne Shqiperi.

Submitted by Lo (not verified) on

M'u desh t'i pergjigjem nje shoku feminije, larguar jashte vendit, kete radhe per shprthimin Kristal, ne te dale te Tiranes. Skandali i ka tronditur njerzit tane andej, por edhe pse te turperuar, ne dhe te huaj, urojne e shpresojne qe kjo te kete ndodhur per mire:

E kur do vendosesh te mos jesh idealist, a mund te shpresosh ende
Po vertet skandal eshte i ashtuquajturi Kristal, qe kristalizon te ardhmen e nje brezi te tere!
Te rinj qe marrin diplomen e genjeshtres e mashtrimit, te rritur dhe prinder, nje shtet i tere qe financon per kete. Iu vjedhin kohen, moshen, te drejten dhe te verteten pergjithmone, por ama jo vetem ne Kristal. Jane rreth 15 universitete te tilla (±SD),
Qindra mijera te rinj qe na kalojne prej vitesh para syve, coroditur dhe semure nga nje virus modern qe e ka emrin shkolle (sikur ta kish ditur Veqilharxhi)
Universiteti ku ti punoje dikur, c'thua, jane universitetet jopublike qe lulezojne. Stimulohen nga qeveria sepse ka duart deri ne berryla atje
Ne menyre te ngjajshme me piramidat famekeqe, qeveritaret e langojte e tyre mbledhin bashke me parate e fundit te familjeve te thjeshta shqipetare, shpresen e tyre per te shkolluar femijet, per te jetuar me mire. Shume here behen me master dhe doktorature debila qe nuk shkruajne dot emrin e tyre.
Mbeshteten nga intelektualet dhe shoqeria civile qe joshet ne bordet drejtuese apo shkencore te ketyre Uniperversiteteve, si ne nje bordello te madhe kolektive
Ca e ca zhgaravisin edhe neper faqe gazetash, a thua sot degjuan plasjen e papritur Gerdec ...ee, Kristal quhet tani, neser do ta quajne mbase president, mos e dhente zoti.
Keta femije jane ata qe do te bejne neser shtetin, administraten dhe kete vendin ku ti hedh syte me deshiren per ta pare ndryshe, eeh
Sigurisht comlek me qepe do bejne, sa ka filluar te ndihet era, per t'u turperuar ne per bote, por... padyshim asgje nuk do te ndryshoje; kush do ta ndryshoje, ne emer te kujt dhe pse? Te rinj, prinder e shtetare jane te kenaqur...
Cfare ke ti o njeri qe merr ere, nga gropa e m.... ata jane mire (!!!)
po edhe bota do na harroje pas ca ditesh, se do merret me punet e veta
Uuuups ...e fundja c'borxh na ka?
Nje shemti e papare, nuk te kalon dhe ndjehesh i vogel, i pafuqishem ta kapesh kete te keqe per gryke. Te vjen neveri, sot, neser, gjithmone keshtu
Ne nje hartim ne shkolle zysha e letersise me duket na ka dhene ca vargje te Migjenit (nuk kam nje grusht te forte t'i bij mu ne zemer malit qe nuk bzan)
Je shume i mire, or mik, kaloje...
Bej dy tre hapa, fishkelle nje melodi dhe mbase...
S'ke c'ben...

Submitted by Anonim (not verified) on

Me thoni nje arritje te ketyre profesoreve (perjashtuar perkthimet e te tjereve dhe botuar ne emrin e tyre) qe sot zbatohet si projekt shkencor ne Shqiperi. E thoni dot? E po mire, po pyesim Henri Çil profesor/analistin/biznesmen/politikanin dhe shanlepiresin. Po pyesim edhe ...... te tjeret qe çdo nate i keni edhe ne 2-3 televizione njekohesisht, ku gazetaret shfaqin numrin e telefonit per te shprehur opinionet. Ju e hani. Harxhoni parate tuaja ne telefon dhe pastaj thoni: Si nuk e nxori mesazhin tim .....? Po ju a nuk e merrni vesh se ajo telefonate ka rritur vetem buxhetin e kompanise, pasi emisioni nuk ka qene , si i thone, LIVE. Eshte ;per te qeshur dhe per te qare njekohesisht. Ja kapitalizmi qe po ndertojme.

Submitted by Erisa (not verified) on

Ky minister ka derguar vajzen e tij tek UFO, kjo eshte nje nga arsyet qe ai i mbron universitetet private. Per me teper, sic e tha edhe dikush tjeter me siper, ai i beri mesuesit 5-55 vjecare te shkojne e te bejne mastera tek vitrina e kristali pasi kerkoi qe keta mesues te kene mastera. mbas nje viti, e nderroi ligjin dhe i quajti ata qe kane 4 vjecare sikur e kane masterin, pra gjithe ai investim qe bene nje vit me pare shume mesues te varfer per te marre master, doli huq. cfare vjedhje dhe shfrytezimi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.