Kristal-Leaks: Në pritje të verifikimeve të prokurorëve

Sipas të përditshmeve tona të dy ditëve më parë, prokurorët kanë bërë me dije se në lidhje me scoop-in e diplomave të marra në Universitetin Kristal të Tiranës nga shtetasit italianë Renzo Bossi e Pierangelo Moscogiuri “është vendosur të fillojë një proces verifikimi për elementet e veprës penale, pra nëse ka shkelje të ligjit”. Pritej kjo ndërhyrje e prokurorëve, dhe duhet thënë se, në ndryshim nga herë të tjera, ndërhyrja ka ardhur shpejt, gjë që do të thotë se prokurorët ose kanë të njëjtin shqetësim me qytetarët e me opinionin publik (ka patur reagime të shumta pas kësaj që u raportua me burim median italiane), ose nxiten e vihen me pahir në presion nga ky shqetësim publik.
Ngjarja, në fakt, është nga ato që mund të ndriçohet në harkun e pak ditëve, dhe prokuroria, nëse e ka seriozisht këtë punë, duhet të bëjë pikërisht këtë gjë: t’i thotë publikut shpejt e shpejt se si janë punët. Nuk bëhet fjalë për ndonjë hetim të ndonje vepre penale të rrethuar nga misteri, me prova që s’gjenden dhe me të dyshuar që kanë një seri alibish; jo, bëhet fjalë për – siç e thonë dhe vetë ata – një proces verifikimi të disa fakteve që janë publikuar dhe një proces ballafaqimi të këtyre fakteve me një numër deklaratash që janë bërë. Ne e dimë tanimë që ekzistojnë dy diploma të marra në Universitetin Kristal nga Renzo Bossi dhe Pierangelo Moscogiuri, dhe nuk duhet ndonjë mundim i madh për të verifikuar nëse këto diploma janë të rreme, dmth të falsifikuara nga zotëruesit e tyre, apo janë njimend të lëshuara nga Universiteti Kristal. Një oficeri të policisë gjyqësore do t’i duhet të harxhojë jo më shumë se një gjysmë ore në sekretarinë e këtij universiteti për të marrë vesh, nëse ato dy diploma janë autentike, dmth me firmën e me vulën e drejtuesve të Kristalit. Nëse diplomat janë të rreme, atëherë procesi i verifikimit nuk ka arsye të vijojë (është punë e italianëve). Nëse nuk janë të rreme, do duhet të vijohet me verifikime të tjera, të cilat janë po kaq të kollajta e të cilat do duhet t’i japin përgjigje pyetjes: si janë dhënë këto diploma?
Sipas informacionit që erdhi nga Italia e që u raportua zellshëm nga mediat e këtushme, rezulton që dy italianët kanë marrë “tre vite akademike në një vit kalendarik”, gjë që përbën shkelje ligji. Dhe ky është gjithashtu një proces i kollajtë verifikimi. Shihet data e regjistrimit të tyre në këtë universitet, dhe kaq. E duke qenë se dy ‘studentët’ italianë kanë dhënë një numër të konsiderueshëm provimesh, i bie që ata ta kenë vizituar me dhjetra herë Shqipërinë. Do të ishte mjaft një kontroll i thjeshtë i regjistrave të pikave doganore, që na lidhin me Italinë.
Përveç kësaj, në mes të kësaj zhurme që u provokua nga ky lajm bombastik, kemi patur një numër deklaratash, konfirmimesh e përgënjeshtrimesh. Shtypi ka njoftuar për një reagim në emër të universitetit, ku thuhet se “shtetasi italian Pierangelo Moscogiuri është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë; [ndërsa] shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë”. Kjo është një deklaratë me shkrim e shpërndarë për gazetarët, që do duhej ballafaquar me të dhënat që përmbajnë regjistrat dhe arkivat e Universitetit Kristal. Nëse ky pretendim është i saktë, atëherë i bie që Renzo Bossi të jetë regjistruar pa një dëftesë mature, të cilën ai e ka marrë në vitin 2009, ose me një dëftesë të rreme mature (ky fakt i fundit do ta shfajësonte Kristalin tonë).
Por deklaratat nuk mbarojnë këtu. Është intervistuar ish-rektori i Universitteit Kristal, Marenglen Spiro, firmën e të cilit mbajnë diplomat në fjalë. Dhe ky thotë qartë e prerë, se “në menaxhim biznesi nuk mban mend të ketë pasur student djalin e ish-drejtuesit të partisë Lega Nord, Umberto Bossi”. Ai thotë gjithashtu në të njëjtën intervistë, se nuk kujton të ketë pasur studentë italianë të regjistruar në universitetin që drejtonte. Përveç tij, ka dhënë deklarata dhe Olsi Baze, drejtor i një deparamenti në po këtë universitet. Një tjetër zë, ai i Marsel Kalemit, profesor tek Kristali, i intervistuar nga një radio italiane (Radio Capital), ka bërë deklaratën se “nuk mban mend të ketë pasur një student të tillë, dhe se diploma nuk mund të merret për një vit”. Dje na është shfaqur një farë Arben Dybeli, koordinator përfaqësues i Universitetit Kristal për Italinë (ka Universiteti i Cambridge-it koordinatorë të tillë?), që ka një zyrë në Bergamo më të vogël se 15 katrorë, dhe ai flet për 25 mijë studentë të Kristalit (!!!). Sipas shqiptares.com, zëra nga ambasada italiane kanë thënë se “nuk u rezulton që Renzo Bossi të ketë vizituar shqipërinë gjatë viteve të fundit”. Nëse ai do të kishte vënë këmbë në vendin eshqipeve pas marsit të vitit 2010, ambasada do duhej ta dinte, pasi Renzo Bossi ka qenë anëtar i këshillit të rajonit të Lombardisë. Është po kjo e përditshme që në numrin e djeshëm flet për një organizim të tipit mafioz të shit-blerjes së diplomave, me qendër në Itali e me përfshirjen e disa universiteteve në Tiranë, Prishgtinë, Kiev, etj.
Në gjithë këtë histori të shoqëruar me këto thënie e kundër-thënie, prova e dëshmira, bie erë skandali. Kuptohet, është skandal nëse provohet se diploma të tilla janë dhënë jashtë të gjitha rregullave e ligjeve tona, e në këmbim të parave të paguara nën dorë. E për t’u provuar kjo gjë, prokurorëve u duhet të bëjnë këtë proces verifikimi që rezulton i thjeshtë. Njerëzit e Ina Ramës mund të marrin gjithë kohën që u duhet për t’u bindur vetë (ishte problem krejt i stisur ai që ngrinte Panorama, kur fliste për një konflikt interesi, pasi dy prokurorë shqiptarë që s’janë pjesë e grupit të hetimit janë në të njëjtën kohë dhe pedagogë të jashtëm të Kristalit; e pastaj?), e për t’na bërë me dije neve, se në këtë mes ka elementë të një vepre penale, por nga ana tjetër nuk do bënin keq të linin të rridhte ndonjë informacion për median nga dosja ‘kristal-leaks’ që po mbushet me shpejtësi. Nëse e gjitha kjo është një rrenë e madhe e prodhuar jashtë Shqipërisë, atëherë do ish mirë t’i hiqej kjo njollë e pamerituar botës universitare shqiptare (universitetet e Tiranës janë të parat që duhet të jenë të interesuara për ta ndriçuar këtë ngjarje, që komprometon fort imazhin e tyre). Nëse nuk është rrenë, atëherë duhet të ndalemi seriozisht në këtë histori. Duke filluar nga pyetja: Si ka mundësi që asnjë agjenci e institucion shqiptar nuk ka rënë në gjurmë të këtyre praktikave të shitjes e të blerjes së diplomave?
Comments
Une vazhdoj te habitem me

Une vazhdoj te habitem me habine tuaj. Diplomat jane shitur dhe pa perjashtim kane qene ne dijeni te gjithe. Shteti, Pedagoget e punesuar aty, Media etj... Dhe pervec kesaj, eshte nje nga gjerat mw lehtesisht te verifikueshme. Nese shqyrton listen e diplomave te leshuara , le te themi per nje vit te caktuar, nuk eshte e veshtire te konstatohet se kush nga studentet ka frekuentuar shkollen , kush jo. Kujt i eshte dashur 3 apo kater vjet qe nga momenti i regjistrimit, kujt nga 24 ore deri ne tri dite per ta blere(fituar) nje diplome.

Po kaq e lehte ka qene edhe per tu investiguar perpara skandalit te "troftes" . Fix Fare nese do te kishte patur vullnetin qe ka treguar here here, mund te kishte depertuar fare lehte ne nje proces pazari me pronarin e ketij universiteti apo sekseret e tij. Une jam gjithashtu e mendimit qe nga media te leshohet nje thirrje e hapur per te gjithe ata qe kane informacion te drejtperdrejte mbi raste te ditura per nje denoncim masiv dhe gjithashtu per vetedeklarim te perfituesve. Eshte ne te mire te te gjithve. te tyre ne rradhe te pare dhe te femijeve te tyre neser.

Jam dakord me parafolesin.

Jam dakord me parafolesin. Diplomat kane vite qe shiten ne Shqiperi dhe te gjithe jane ne dijeni te shitjes se diplomave. Madje njihen nga publiku i gjere si sekseret ashtu edhe cmimet e diplomave. Por, ajo qe me vjen keq nuk eshte se 'trapi' (sic e quan respublica) Bossi paska marre nje diplome, eshte fakti qe ne kete lemsh digjet i njomi me te thatin bashke. Edhe ata qe nuk e blejne diplomen kane dije mediokre ne fushen ne te cilen studiojne. Universitetet shqiptare jane kthyer ne pasarela mode, tregje seksi dhe ujembledhesa injorance. Dhe me dhimbje ne zemer pranoj qe ne te tille, perjashto UT-ne, e cila per shkak se vazhdon te thith kontigjencen me te mire te nxenesve, jane kthyer edhe universitetet publike te rretheve. Drejtohen nga militant, jo akademik, servila dhe njerez qe me librin kane bere sherr qe kur kane mbaruar gjimnazin.

Por nuk ke cfare te presesh tjeter, per sa kohe qe ligji i arsimit te larte eshte racist, per sa kohe qe MASH ka pushuar se ekzistuari pasi politikat arsimore behen nga njerez qe nuk ia kane idene e arsimit.

A ka te drejte

A ka te drejte Univeristeti Kristal te (keq) perdore Stemen e Republikes te Shqiperise

-Edhe ne nje komente te meparshem jam shprehur per shkeljen e hapur ligjore qe Universiteti Kristal ka bere ne konceptimin e paraqitjes se jashteme te diplomes se leshuar nga ky universitet.Nese shihni jo me shume vemendje ne krye te kesaj diplome qendron Stema e RSH.Me c'te drejte perdoret kjo steme?

-Ligji nr. 8926, dt. 22.07.2002, neni 8, pika 1, thote:Stema e RSH, mbahet dhe perdoret vetem nga institucionet e pushtetit qendror. Ndersa ne piken 2 theksohet: Stema e RSH , vendoset mbi vulat e institucioneve shteterore, ne aktet e tyre zyrtare, mbi emertimin zyrtar te institucioneve shteterore, dhe ne cdo akt tjeter qe institucioni u drejton te treteve.

-Zoti Nano ! Ndoshta gabohem por une mendoj se ketu eshte nje shkelje e rende ligjore, fallsifikim , vjedhje dhe perdorim per qellime ( ku e di une se cfare) perfitimi te simboleve shteterore. Ka juriste Ministria e Arsimit qe kane miratuar ate paraqitje diplome ? Po vete universiteti ku i ka ata juriste qe nxjerr me kove ekskavatori ?

- Ju lutem z. Nano, shikojeni me vemendje diplomen e ketij universiteti. Nese e kam gabim , ju lutem ktheni nje pergjigje. Me sa di une as nje universitet shteteror nuk e (keq)perdor stemen e RSH. Dhe nje pyetje : A i miraton Ministria e Arsimit paraqitjen e jashteme te diplomave qe leshojne universitetet tona?

Respekte per resPublika !

Sa mire eshte kur te gjithe,

Sa mire eshte kur te gjithe, per hir te konsensusit, bien dakord se ka universitete private cilesore dhe jo cilesore. A thua se problemi eshte katundarizmi i pronareve dhe jo logjika e brendshme e sistemit?! E bejme keshtu! Sikur une te kisha 5 leke, aq sa te mjaftonin te hapja nje universitet. Do te kisha perpara 3 alternativa: 1. T'i shisja te tregu i mishit si Kristali per te fituar menjehere e per t'ja mbathur. 2. T'i shisja duke shitur mend serioziteti si te Evropiani, ku ne fund te gjithe e marrin nga nje diplome, por mbase jo te nesermen e aplikimit (ose te pakten jo ne mase ashtu). E keshtu do te peshkoja edhe ne sektore gjysme serioze te shoqerise qe edhe nje diplome te sigurt e duan, por edhe nuk ua ka qejfi te tallen poshte e lart si djali i Bossi-t. Ne kete menyre fitimet i nxjerr me afatgjata, jam me i sigurt nga demaskimi publik, mund te bej interesantin studiove dhe po nuk ecen te gjitha keto - ja ku eshte qeveria: ca para nen e mbi dore dhe fap ndryshon ligji i financimit te universiteteve ku parate publike shkojne e mbushin fitimet e kercenuara. 3. Alternativa e fundit: Per te lare gjynahet me Perendine a me veten, me te pesta parate ndertoj nje institucion publik (joshteteror) jo fitimprures dhe i harxhoj deri ne fund per shkollimin dhe emancipimin e te tjereve. E shpresoj qe pas ca kohesh, shoqeria te mos me mbaje mend vetem si batakciun e kushedi c'afere, por edhe si kontribuesin ne arsim. - ky i fundit, per kureshtaret, shembulli amerikan.

Edhe Universitet on line s'do

Edhe Universitet on line s'do te ishte keq!(investim minimal!)

Diplomen e nxjerr ne ankand e le te nisin ofrimet

Ah more Muc qe s'e kaber nga

Ah more Muc qe s'e kaber nga kjo pune.

Ja se c'na shkruan:

"Sipas informacionit që erdhi nga Italia e që u raportua zellshëm nga mediat e këtushme, rezulton që dy italianët kanë marrë “tre vite akademike në një vit kalendarik”, gjë që përbën shkelje ligji."

Vertet thua? Shkelje ligji te marresh 3 vjet ne nje vit??

E para, Matura

E para, Matura Shteterore e modelit Pollo, reformat e Ministrit veteriner dhe universitetet private ne Shqiperi, por jo vetem ato(edhe ca universitete publike periferike, ku shkojne analfabete me thes), shkaterruan arsimin shqiptar dhe te ardhmen e kombit, pasi ketu vijne edhe shume kosovare e maqedonas shqiptare.

Universiteti Kristal me ate

Universiteti Kristal me ate reklamen siper kollonave duket si dyqan qelqurinash.

"Hajduti eshte ai qe kapet

"Hajduti eshte ai qe kapet dhe jo ai qe vjedh"! Ne Shqiperi diplomat shiten prej 20 vitesh dhe me skandal akoma eshte i ashtuquajturi universitet "Vitrina". Tek ai soj universiteti sheh vetem ca katundar nga Gjadri dhe ca sarahosha qe pijne gjthe diten tek te ashtuquajturat zyra qendrore . Natyrisht dhe "Kristal" ka kohe qe e ka mbushur kupen. Por çeshtja eshte nese do te vendoset drejtesi dhe ky rast te sherbejë pert te vene pikat mbi "i"? Une as qe e çoj neper mend, madie mendoj se gjithe kjo zallamahi ne shtyp nuk po behet per te vendosur rregull e te sundoi ligji ne kete sektor kaq te rendesishem te edukimit te rinise, por kam filluar te besoj se pas ketij tam tami qendrojne hajdutet, pronaret e universiteteve te tjera private qe shesin perdite diploma.

Edhe ne boten e hajnise ka me shume konkurence, madie te eger e te pa kompromis!

Nje artikull "light" per

Nje artikull "light" per universitetet. Duket edhe ti po te konformon sistemi arsimor. Me mire mos shkruaj. Pse harxhon kohen duke na mesuar si funksionon shteti ligjor. (Duket sikur nuk e di ti qe Shqiperia po qelbet nga diploma te rrema). NUK E NDJEN EREN!!!!!!!!!!!

Add new comment