Anastasi - Gjurma e rëndësishme politike
Ku është liria që e humbëm në liberalizëm? Ku është liberalizmi i pastër që e humbëm në vetëpërfitim? [...] Flasim për lirinë e njeriut dhe në fakt adhurojmë lirinë e tregjeve [...]
Dhe për të folur për ne që jemi fetarë: Ku është besimi që e kemi humbur në një formalitet fetar? Dhe ku është fetaria e vërtetë që e kemi humbur në një adhurim të rregullave?
Anastas Janullatos!
I ndjeri ishte një personalitet madhështor. Ai kombinoi në mënyrë të përsosur frymën autentike misionare, të çliruar nga zelli katekist i intolerancës fetare. Nuk është e thjeshtë të jesh një misionar autentik dhe në të njëjtën kohë të respektosh tjetrin, ashtu siç është. Anastasi e kishte këtë veti, jo vetëm për arsye praktike, por sepse kështu ishte. Si njeri. Fati e solli që ky kombinim i shkëlqyer i shpirtërores, moralit dhe zgjuarsisë në virtytet e një njeriu të gjendej në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe jo në Mitropolinë e Pireut, e kush e di ku më pas.
Nënkuptimi është i qartë. Të kuptojnë despotët grekë çfarë kanë mbajtur dhe çfarë lanë të ikte. Por edhe për të qenë historikisht të drejtë. Edhe për të ditur se cilat ishin preferencat e tyre. Tani që të gjithë janë në zi, natyrisht këto harrohen, por nuk është mungesë respekti t’i kujtojmë.
Në atë kohë, Anastasi përndiqej nga udhëheqja e Kishës së Greqisë
Shumë vite më pas, një njohëse e mirë e çështjeve kishtare, Maria Antoniadou, shkruante në gazetën To Vima:
Kryepeshkopi i Shqipërisë ishte drejtor i Diakonisë Apostolike gjatë periudhës që Kryepeshkop ishte Ieronimi (Ieronimi i parë dhe jo Kryepeshkopi aktual), por Kryepeshkopi Serafim e shkarkoi dy herë nga kjo detyrë. Përndjekja që pësoi ishte aq e madhe, saqë kur ai ndodhej në misionin kishtar në Afrikë, urdhrat e shkarkimit të tij i dërgoheshin dhe ngjiteshin në hyrjen e shtëpisë së tij (24.11.2008).
Në vitin 1978, kur Anastasi vendos të kandidojë për Mitropolinë e Pireut, pothuajse të gjitha forcat e Hierarkisë u bashkuan kundër tij. Në këtë mënyrë, Pireu u privua nga Anastasi për një klerik tjetër, Kallinikun. Por në të njëjtën kohë e fitoi Afrika dhe – për fat të mirë më pas – Shqipëria. Një ide brilante e Patriarkut! Dhe kjo ishte një çështje e madhe, sepse edhe pozita, edhe momenti ishin politikisht shumë delikat. Mendoni sikur në Shqipëri të kishte shkuar një konservator ekstrem si Kalliniku, i cili u bë Mitropolit i Pireut! Një fuçi baruti...Për të mos folur për pasardhësin e tij apo për shumë të tjerë
Arritjet
Nëse do të duhej ta përmblidhja në dy fjalë gjurmën politike të veprës së Anastasit në Shqipëri, do të thoja këtë: ai arriti të shkëpusë Patriarkanën Ortodokse në Shqipëri nga helenocentrizmi dhe nacionalizmi shovinist i diskursit zyrtar të deriatëhershëm, për "Vorio Epirin". Ky diskurs, shprehej tradicionalisht dhe ekstremisht nga hierarkë si Sebastiani i Konicës, i cili vendoste altoparlantë që të dëgjoheshin në Shqipëri thirrjet "Vorio Epiri është grek". Megjithatë, ky diskurs nuk ishte aspak i margjinalizuar në Greqi. Të tillë si Sebastiani i jepnin tonin...
Bindja se toskët ortodoksë të Jugut të Shqipërisë janë potencialisht grekë ishte një qasje e përbashkët e një pjese të madhe të shtetit të thellë grek, duke përfshirë këtu diplomacinë, policinë dhe, natyrisht, figura të spikatura të së djathtës greke, për të cilat çështja "e Vorio Epirit" ishte një mjet ideal për të mbledhur vota, veçanërisht në Epir, por jo vetëm. Kjo bindje se ortodoksët shqiptarë janë potencialisht grekë ka rrënjë që në shekullin e 19-të, përpara krijimit të shtetit shqiptar.
Dhe me të vërtetë, për shekullin e 19-të ishte një qëndrim i pranueshëm: në cilin komb tjetër mund të përfshiheshin ortodoksët shqipfolës, nëse jo në atë grek? Por jeta mori një rrjedhë tjetër dhe u krijua kombi shqiptar. Madje, të krishterët ortodoksë të Jugut të Shqipërisë ishin ndër themeluesit kryesorë të këtij kombi. Kleriku Fan Noli, i lindur në Evros me emrin grek Theofanis Mavromatis, përveç se themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ishte edhe kryeministri dhe regjenti i parë i vendit në vitin 1924. Vështirë ta konsiderosh si grek...
Për Greqinë, megjithatë, grigja e ortodoksisë shqiptare ka qenë burimi kryesor i diasporës së saj. Në fund të fundit, për shumëkënd, konceptet "Helenizëm" dhe "Ortodoksi" janë të njëjta. Por kjo, siç mund ta kuptojë lehtë dikush, është një temë e ndjeshme për Shqipërinë. Dhe natyrisht, misioni i një kleriku, shtetas grek, si Anastasi në Shqipërinë e Berishës, dukej si misioni i Sizifit. Si mund të përballesh me gjithë këtë trashëgimi dyshimesh dhe stereotipesh të rrënjosura nga të dyja palët?
Megjithatë Anastasi ia doli. Paqebërësi që ringjalli Kishën Ortodokse të Shqipërisë e arriti këtë pikërisht duke neutralizuar të dy nacionalizmat. Por, fillimisht, atë "të vetin". Që të mbijetonte në mjedisin armiqësor të viteve të para pas Luftës së Ftohtë, kur Tirana e konsideronte, pa asnjë dyshim, praninë e tij si një "dorë të Athinës", duhej të tregonte një kujdes të paimagjinueshëm.
Megjithatë, besoj se Anastasi nuk kishte nevojë për një mjeshtëri të madhe. Ai e kishte brenda vetes, dhe kjo dukej qartë. Ajo qetësi e mençur në fytyrën e tij, që asgjë në botë nuk mund ta trazonte, arriti të bindte edhe ndonjë nacionalist shqiptar dyshues. Ai u tregoi vendin zërave ekstremistë nacionalistë në Greqi, duke i injoruar thirrjet e tyre, sepse e dinte që ajo që duhej të bënte ishte të shmangte identifikimin e Greqisë me Ortodoksinë në Jugun e Shqipërisë. Dhe ia doli. Kështu, ky njeri u largua duke fituar respektin dhe dashurinë e shumicës. Ai ringjalli një Kishë – kjo është arritja e tij më e madhe teologjike – por njëkohësisht ishte zëri më i fortë i pajtimit dhe qetësisë, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në një botë me interesa shtetërorë që përplasen. Anastasi ishte për Ortodoksinë një figurë e madhe, që kapërcen kufijtë e saj, sepse fjalët, veprat dhe shembulli i tij kanë një rëndësi universale. Më vijnë ndër mend fjalët e Mark Aurelit, të shkruara në meditimet e tij:
Është tipar i një njeriu fisnik të largohet nga kjo botë i paprekur nga gënjeshtra, nga çdo hipokrizi, pasioni i tepruar dhe kotësia. Por edhe të ndjesh neveri për të gjitha këto është një arritje më vete
Comments
Deklarata e dhimitrit: ai
Deklarata e dhimitrit: ai arriti të shkëpusë Patriarkanën Ortodokse në Shqipëri nga helenocentrizmi dhe nacionalizmi shovinist i diskursit zyrtar të deriatëhershëm, për "Vorio Epirin" .... eshte pak fluide.
Si i behet qe e nderuan kaq shume ne greqi kete armikun e helenizmit/helenocenrtizmit dhe vetem kalores te zotit? apo nderuan vetem ate pjese te cilen greket e kane te futur aq thelle ne jeten qeveritare : fene dhe orthodoksine?. Diskutimi dhimiter ishte i deriatehershem dhe fatkeqesisht dhe i derisotem. Te pakten leshko e cakere (qe nuk shohim dot tamam 3D) mos na bej.
Nje tufe me gjenerale qe e mbrojte greqine nga Turqia muslimane ne qipro e Egje e nga sulmet e refugjateve "barbare" nga Shqiperia, tek qendronin si burra aty me nofulla shtreguar (me ne krye Mitsotaqisin) per humbjen e ketij orfeu, qe percillej si kale troje i ngordhur me qefin te hapur (qe i bie kale troje transparent) per ne Shqiperi?! Se kur erdhi ne fillim te viteve 90 ne shqiperi Janullatosi ishte kale i gjalle. Qe kur hingellinte dridhej ambasadori grek qe e ksihte zyren ngjitur me te Janullatosit. E per ironi ishin dy rrugica qore ne te dy anet e rruges se Kavajes perballe njera tjetres, njera te conte ne kishe e tjetra ne nje dere ne bytha e ambasades greke (pra nga mbrapa) ku ju jepeshin vizat greke shqiptareve. Helbete per ambasaden greke keto viza ishin nje jashteqitje (diskriminimi dhe fyrja e shqipetareve nga greqia orthodokse helene ishin ne maksimum) e dera normale e ambasades ishte vetem per eminenca.
Historia eshte shume kokeforte e nese ky trim (Janullatosi) vertet paska bere keto sipas dhimitrit, le te gezoje doren e ngrohte te zotit aty lart tek i bie te kete shkuar, por ju siguroj ketu poshte ne shqiptaret ... orthodokse ose muslimane ... ne lidhje me komshiun tone nacionalist/racist e zemerak, i kemi akoma hesapet me te paudhin. Se ndryshe i bie mos kishim kujtese fare .... po fare fare.
Ne nje shtet si greqia ku helenizmi, kisha(orthodoksia) dhe qeveria jane nje eshte nje cike e veshtire e duhet ti kesh koqet e medhaja te besh kete deklarate.
E mqs jemi ne kujtesa : Si korcar kam mare vize greke afatgjate ne nje liste te promovuar nga kisha dhe direkt Hiresia e tij. Kur e mora nuk e vrava shume mendjen. Ishin kohera kur shihej geni fetar e pjesmarja/devotshmeria ne kishe dhe emrat e fisit ne tre breza aq me lupe per tu quajtur i devotshem per nje vize greke, saqe dhe komunistet do ju a kishin zili praktikat (komunistet shihni gjithe fisin e gjere se cfare thoshin per ta e sa te arratisur, e kundershtare kishe, para se te jepnin nje favor qe ti e kishe merituar me pune ndoshta).
Dhe e dija qe do e merja vizen se Hiresia e tij shkonte ne zyren e ambasadorit grek sikur shkonte per nje meshe mondane ne ajo kisha e vogel ne nje qoshe te rruges se kavajes. Dhe mendoj se ja ka bere te qarte ambasadorit se ne ishim ata qe do vinim andej, ndronim emrat (kjo eshte per te qeshur dhe e detyrueshme akoma per shumicen e atyre qe ndertojne jeten sot ne greqi) e mezi prisnim te beheshim nje cope e atij shkembi te madh besimi e qeverie qe ishte nje dhe e pandare, Greqise. Emrin nuk e ndrova gjithesesi!
Jam i sigurt qe dhimitri nuk do arije ta lexoje kete gje po aq me ben. Historia jone (e korces me sakte dhe jugut ku dhe ishin me influence dhe kane vene shpesh shqiponjen e tyre blu se shqiponja "zezake" e gjakosur nuk ju pelqente) me greqine eshte nje histori ku i kemi vrare arqimandridhet e na kane vrare me fjale shqipe ne goje. Na kane aneksuar dhe u kemi dhene gishtin e mezit me Republiken e korces dhe shkollen shqipe.
Tashti eshte 2025, dhe ju lutem mos grini lakra kot me koti dhimitri mou. Dhe ne kemi I ethniki mas monaxia (shqiptarizmen) dhe shyqyr zotit qe eshte nje e kemi mbajtur e na ka mbajtur gjalle, mgjse ju duam e na doni.
Rënia e miteve
Populli yne nuk ka shume eksperience diplomacije, por nje gje e kupton. Ate qe e nderon armiku yt, nuk ka sesi te jete 'heroi' yt. Prandaj, ka bere c'ka bere i ndjeri le ta gjykojne te tjeret, 'heroi' im eshte pak e 'zorçme' te behet.
Add new comment