Turqia e tradhëtoi Rusinë në Siri. Nuk do ta harrojmë, por Erdogan bëri një gabim strategjik
Ngjarjet e Sirisë të këtyre ditëve u panë si një goditje për ndikimin dhe imazhin e Rusisë. Në lojë thuhet se kanë hyrë turqit, ndonëse presidenti Erdogan është shprehur i rezervuar në shpalosjen e skenarëve që mund të vihen në veprim, për t’u mjaftuar vetëm me konstatimin se:
Në Siri ka tashmë një realitet të ri politik
Megjithatë në Rusi duket se nuk e kanë lënë të kalojë në heshtje të plotë qëndrimin turk. Alexander Dugin, një njeri me ndikim në rrethet e pushtetit në Moskë shkruan në rrjetin social “X” se Turqia e tradhëtoi Rusinë në Siri.
Ne e kemi mbështetur Erdoganin deri më tani. Ne u përpoqëm të shmangnin përshkallëzimin me Turqinë në vitin 2015 dhe bëmë shumë të ndihmonim Erdogan gjatë grushtit të shtetit të FETO. Rasti sirian është shumë i dhimbshëm për ne. mendoj se ishte një gabim strategjik për Erdogan. Ideja qemaliste ishte të mbrohej Turqia brenda kufinjve të saj. Islamizmi është armik i Turqisë. Nuk ka për t’u pajtuar asnjëherë me lidershipin turk në rajonin arab. Kurdët me mbështetjen perëndimore do të përpiqen të konsolidojnë pushtetin e tyre. Pa rusët, Erdogan humbet çdo aleat dhe mik të rëndësishëm
shkruan ndër të tjera Dugin.
Sipas tij veprimi i bërë në Siri përfaqëson ndër të tjera një llogari të gabuar nga presidenti turk pasi siç thotë ai:
Rusia nuk është aq e dobët
E teksa vë në dukje se megjithë këtë tradhëti, Rusia nuk do ta dëmtojë Turqinë, Dugin vë në dukje se ajo çfarë ndodhi përcakton të ardhmen e marrëdhënieve:
Rusia nuk do ta ndihmojë Turqinë në rast të ndonjë problemi. Dhe problemeve shfaqen herë pas here
Comments
Filizofi rus ka nje te drejte
Filizofi rus ka nje te drejte te madhe ne cfare flet. Thenia e Erdogan se ne Siri ka nje realitet te ri, eshte e vertete. Jo se nuk e di, por atij i intereson te shprehet se Turqia ndikoi, duke tradhetuar Rusine, qe te arrihet ky realitet i ri. Kjo nuk eshte e vertete.
Turqia nuk e ka patur asnjehere forcen te drejtoje ne kuptimin e plote te fjales, grupet popozitare xhihadiste ne Siri. Aq me teper ka tradhetuar Rusine persa i perket Sirise.
Pekundrazi, Turqia po e asiston rusine dhe forcat e armatosura ruse, te cilat po kalojne ne zonat turke gjate terheqjes. Rusia dhe Turqia nuk kane ndonje aleance native mes tyre pervec perputhjes se interesave, gje qe ruset e dine mire dhe e kane shfrytezuar mjaft mire.
Turqit nuk i harrojnr 23 ushtare te vrare ne nje dite nga avionet ruse, gje qe u munduan ta kompensojne me 130 ushtare siriane dhe komplet ushtrine siriane ne Afrin.
Sa i takon ndihmes per njeritjetrin, patjeter qe do ekzistoje pasi interesat perputhen.
Po interesat turke padyshim qe perfshijne e edhe NATOn.
Add new comment