40 të helmuar nga ushqimi në restorantin "Artigano" në ish-bllok. Mbyllet lokali, klientët u diagnostikuan me salmonelë

Postuar në 03 Qershor, 2016 17:50

18 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive ne Qendrën Spitalore Universitare përgjatë tre ditëve me simptoma të helmimit pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve më të frekuentuar në zonën e ish bllokut, bar restorant artigianon. Kjo situatë ka vënë në alarm sistemin shëndetësor, i cili ka konstatuar mungesën e kushteve higjeno-sanitare që ka cuar në helmimin e klientëve.  Kreu i Isnpektoriatit Shëndetësor të Tiranës, Gjergji Koja i tha televizionit Klan se  mostrat e analizuara rezultuan me salmonelë. Dyhohet se rreth 40 kliente janë helmuar përgjatë një jave nga konsumimi i uhsqimeve në këtë restorant, por një pjesë e tyre kanë patur simptoma të lehta e për pasojë nuk janë paraqitur ne urgjencë. Pas kësaj situate autoriteti shëdetësor rajonal ka urdhëruar mbylljen e mënjehershme të këtij restoranti. Kryeinspektori i Tiranës, Gjergj Koja bën me dije se ën hetim ështe  edhe kompleksi Kame. Vetë adminstratori i këtij kompleksi ka kryer mbylljen e restorantit pas  dyshimeve për helmim të disa klineteve. Analizat e mostrave të marra pritet dalin të hënën.

Comments

Submitted by Flavia Kuqo (not verified) on

Ne daten 1 qershor , une me 12 vajza te tjera , te gjitha shoqe te miat u helmuam nga salmonela. Njeres prej vajzave iu shfaqen simptomat qe ate dite me te vjella. Mikesha e mamase time gjithashtu mjeke kishte vizituar 10 veta ne daten 3 dhe analizat kishin rezultuar te gjitha me salmonele. Te gjitha produktet e sherbyera qe kishin pule rezultuan me salmonele. Per turpin e tyre pasi lokali u mbyll tabla tek dera shkruante " Mbyllur per rikonstruktim" . Epo te genjejne ne kete fare menyre , nuk di cte them

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.