klientet
Arrestimi i Ahmet Muçës dhe arrestimi i klientëve të prostitutave…ilegale!!!
Sot u bë publik lajmi se është arrestuar Ahmet Muça, personi që ka patur nën adminstrim universitetin “Kristal”. Muça u ndalua se jepte diploma për 2500 euro edhe pse në fakt universiteti është mbyllur. Në një shtet si ky që kujdeset, ose më mirë, preokupohet për gjeneratën tjetër, madje po shpenzon këtë brez për të ardhmen, ky arrestim duhet përshëndetur.
Madje kjo është ndërhyrja që duam në një treg liberal diplomash letër bakalli që gjithësesi paskan akoma myshterinj.
Google informon klientët se është nën përgjim nga qeveria amerikane
Gjigandi i kërkimit në internet, Google denoncon qeverinë amerikane se ndërmerr pothuajse 4 mijë sulme kibernetike në ditë, duke cënuar privatësinë dhe konfidencialitetin e informacionit që përpunojnë klientët e saj. Duke folur më kongresin e organizuar nga revista Fortune në Colorado, zv/presidentja Dian Green bëri publike edhe shifrën e sulmeve të dedektuara nga sistemet e sigurisë së Google.
Për këtë kërcënim kibernetik zv/presidentja e Google tha se kompania ka nisur të informojë klientët e saj, praktikë që e ka ndjekur më pas edhe Microsoft.
40 të helmuar nga ushqimi në restorantin "Artigano" në ish-bllok. Mbyllet lokali, klientët u diagnostikuan me salmonelë
18 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive ne Qendrën Spitalore Universitare përgjatë tre ditëve me simptoma të helmimit pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve më të frekuentuar në zonën e ish bllokut, bar restorant artigianon. Kjo situatë ka vënë në alarm sistemin shëndetësor, i cili ka konstatuar mungesën e kushteve higjeno-sanitare që ka cuar në helmimin e klientëve. Kreu i Isnpektoriatit Shëndetësor të Tiranës, Gjergji Koja i tha televizionit Klan se mostrat e analizuara rezultuan me salmonelë.
Bankat e nivelit të dytë aplikojnë komisione të fshehura për shërbimet. Çfarë bën Banka e Shqipërisë?
Bankat e nivelit të dytë shpesh shkelin ligjin duke aplikuar komisione bankare të fshehta për shërbimet që iu ofrojnë klientëve. Ekspertët e bankingut, Edvin Libohova dhe Arjan Kadare në emisionin "Portofol" në "TemA TV" japin sugjerime për qytetarët që të jenë të kujdeshëm kur firmosin kontrata me bankat dhe t’i lexojnë ato me kujdes. Bankat e nivelit të dytë e kanë me ligj të jenë transparente me klientët, por shpesh kjo e drejtë shkelet.