Të enjten në “Opinion”, ja pse

Prej disa vitesh kam munguar në “Opinion”. Sigurisht, për një sërë arsyesh që lidhen në thelb me vrazhdësinë e TV Klanit, si mjet i një propagande të shfrenuar antiopozitare në hapësirën informative. Por sot s’dua të rendis arsyet e mungesës, po arsyen e pranisë sime të enjten mbrëma.
Më është forcuar bindja se politika e re që prej kohësh ngulmoj të ndërtoj në krye të Partisë Socialiste, pa dyshim me ngjitjet e zbritjet, arritjet e rëndësishme apo, pse jo, dhe gabimet, përplasjet e pashmangshme dhe jo gjithnjë të frytshme me murin e së shkuarës që rëndom, na rishfaqet përpara si rezistencë e pushtetit të së vjetrës, po edhe si traditë apo rënie në ngasjen e përdorimit të armëve të vjetra në periudha objektivisht të rënda të jetës sonë politike, duhet domosdoshmërisht të ushqehet në vijimësi të pandërprerë me një qasje të re ndaj çdo status-kuoje. Status-kuoja ku kemi qenë më shumë të detyruar se të dëshiruar të mbetemi në segmente të caktuara të rrugës sonë drejt së ardhmes, sidomos në segmentin e gjatë të krizës së rëndë politike të paszgjedhjeve të deformuara të qershorit 2009 ku mbetëm mbërthyer sy për sy e dhëmbë për dhëmbë me palën tjetër, ka pasur pa asnjë dyshim si gjenerator energjinë negative të pushtetit të vjedhur atëherë për të vjedhur Shqipërinë pa pushim gjer më sot. E në këtë pikë nuk gjej arsye për të vënë në diskutim përgjegjësinë e pajustifikueshme të qeverisë, që gjithnjë është sjellë me verbërinë e të pasurit në dorë edhe të gurit, edhe të arrës. Po, më anë tjetër, s’do të isha i sinqertë as me veten as me të tjerët po të mos e shihja me sy kritik, në funksion të së ardhmes, natyrisht, edhe mënyrën se si e kemi luajtur rolin tonë në ndonjë moment a për ndonjë gjë të caktuar, unë vetë në radhë të parë, sigurisht, megjithëse gjithnjë kam qenë dhe kemi qenë me mish e me shpirt të angazhuar për të bërë si fuqi opozitare gjënë e duhur, për vendin e për shoqërinë e kërcënuar keqas në liritë e të drejtat e veta.
Edhe në rastin konkret, asgjë nuk ka ndryshuar faktikisht në bindjen time se TV Klani është një televizion kombëtar që interesin e palës, përkatësisht asaj në pushtet, e ka çimentuar mbi interesin e publikut, të cilit i servir propagandë proqeveritare dhe mllef antiopozitar, dhe jo informacion të lirë e të paanshëm profesional. Por kjo s’mund të jetë më tutje një argument që lideri i opozitës të refuzojë studion e debatit politik të atij televizioni me vokacion antiopozitar, sepse sado arsye të kemi për t’u ndjerë keq me kulturën e dasisë së ushqyer pareshtur në atë ekran si zgjatim i politikës së vjetër të urrejtjes për kundërshtarin, e cila mishërohet në krejt qenien e pushtetit të Saliut, refuzimi i mëtejshëm nga ana ime ndaj studios së debatit politik aty nuk është alternativë e asaj kulture, sidomos në kushtet kur ne po përpiqemi me pasion të plazmojmë vizionin e ri për një Rilindje Shqiptare.
E rilindje, në kohën ku jetojmë mes së shkuarës e së ardhmes, pa mundur të shkëputemi prerazi si shoqëri nga e para për të ecur të lirë drejt së dytës, drejt Europës si mënyrë jetese e kulturë bashkëjetese politike, do të thotë me patjetër rishikim i thellë i tërësisë së mbrapshtë të funksionimit të gjërave në këtë vend, por gjithaq duke rishikuar edhe çka lypset të rishikohet te vetvetja. Për ta bërë kështu me të vërtetë qasjen e re që na duhet për një Rilindje Shqiptare në të gjitha fushat e jetës së vendit, një mënyrë të të jetuarit të politikës në çdo aspekt e për çdo gjë ku politika sot influencon negativisht ndërsa në fakt jo vetëm mund, por edhe duhet të influencojë medoemos pozitivisht.
S’ka dyshim se influenca negative e politikës mbi botën e medias, me presionet e me shtrëngesat e diktuara nga interesat e pushtetit apo aleancat e krijuara me mjetet e pushtetit në dëm të konkurrencës së lirë, nuk ka lindur në vitin 2005, edhe pse në shtatë vitet e pushtetit të Saliut ajo influencë diabolike është rritur pa pushim duke e kthyer botën e medias në një territor pushtimesh, uzurpimesh e deri dhe shkatërrimesh të burimeve të lirisë editoriale, e duke e projektuar mbi pushtetin e katërt krejt pamjen konfliktuale e përçarëse të vetë politikës së pushtetit. Por, më anë tjetër, është po kaq e vërtetë se nuk ka si të bëhen me faj skeptikët që e shohin me dyshim shpesh të thellë, çdo angazhim e premtim tonin sot për ta ndryshuar rrënjësisht marrëdhënien mes qeverisë e medias nesër, nëse ne vetë lëmë shteg për dyshime kur nënvleftësojmë qoftë edhe efektin negativ të një refuzimi si ai i imi ndaj studios së debatit të TV Klanit. Është një praktikë që duhet të marrë fund në tërësi dhe nëse nuk ndryshojmë dot as TV Klanin e as Saliun jo e jo, mund dhe duhet të ndryshojmë atë që kemi në dorë, qasjen time në këtë rast. Sepse tekembramja, vërtet kemi një program plot ide të reja dhe rrugëzgjidhje të drejta për të nesërmen, po pa e mbështetur programin me qasje të reja, kudo ku mundemi sot, s’do t’i shuajmë dot apo së paku t’i tretim disi dyshimet se historia e marrëdhënieve primitive të qeverisë me median thjesht mund të përsëritet, në të njëjtën vazhdë pasojash negative nesër.
Loja e fajësimit reciprok duhet të mbarojë dhe nëse pala tjetër, edhe përmes TV Klanit do të vazhdojë sipas të gjitha gjasave ta luajë këtë lojë, sepse është në fund të fundit gjëja që di të bëjë më mirë brenda sistemit të vet propagandistik të shpëlarjes së truve me suksese imagjinare e me shpifje barbare, neve na takon të zhbëjmë burimin e çdo alibie që i duhet palës tjetër për t’i hedhur hi syve publikut duke vazhduar lojën në fjalë. Po jo vetëm kaq. Na takon gjithashtu të mos harrojmë se teksa duam të përmirësojmë jetën në Shqipëri, duhet të bëjmë çmos për të përmirësuar edhe qenien tonë publike duke u vetëdijësuar përditë e më thellë, se përballë publikut nuk është fjala vetëm për këndin tonë të vështrimit, po edhe për pikëpamjet e të tjerëve. Në fund të fundit, vetë lidershipi është vetëdije se mbrojtja e një pikëpamjeje nuk mund të jetë assesi qëndrim me shpinë ndaj pikëpamjes së të tjerëve, posaçërisht në hapësirën ku lëvrohet aktiviteti i njerëzve të medias.
Do të shkoj të enjten në “Opinion” sepse dua që edhe audienca përgjithësisht hostile e ekranit të TV Klanit ndaj opozitës, të mund ta dëgjojë pikëpamjen time si lider i opozitës. Po edhe sepse dëshiroj që tabloja e botës mediatike të ndryshojë si refleks i ndryshimit pozitiv të tablosë politike, ku përderisa ne besojmë se s’jemi të gjithë njësoj s’është e udhës që t’i lejojmë vetes në inercinë e së shkuarës gjeste të ngjashme me ata nga të cilët dallojmë qartë. Unë dua po ashtu që të marrë fund sa më parë historia joeuropiane e refuzimeve të politikanëve për të komunikuar me audienca të caktuara ose, ende më keq akoma, për të denigruar liritë e të drejtat e çdo medieje që të ekzistojë e të funksionojë si hapësirë komunikimi mes politikës e publikut, pavarësisht linjës së vet editoriale të pëlqyeshme apo të papëlqyeshme për njërën palë a tjetrën. Sigurisht, në këtë histori joeuropiane kam pasur edhe unë deri këtu gishtin tim dhe duke mos treguar sot me gisht vetëm të tjerët, pavarësisht se mendoj që nuk jemi asfare në të njëjtin nivel fajësie e përgjegjësie, pak rëndësi ka kjo këtu, dua të jap me shembullin e ndryshimit të një qëndrimi të kahershëm një tjetër mesazh për të gjithë ata të cilëve sot u ofrojmë, me një program të ri plot ide të reja alternativën e një Rilindjeje Shqiptare. Sepse në fund të fundit, me plot të drejtë njerëzit nuk duan vetëm të dëgjojnë çfarë nuk shkon, çfarë po bëjnë keq e më keq kundërshtarët tanë në qeveri, po duan të dinë përveçse çfarë mendojmë të bëjmë më mirë e si duam ta bëjmë më mirë, edhe në çfarë besojmë ne. Pse ne jemi në gjendje që t’i bëjmë realitet ndryshimet që ofrojmë në program? Pse ne vetë jemi ndryshe? Pse ata duhet të na besojnë, kur dreqi e mori u bënë njëzet vjet që gënjehen nga fjalët e pastaj zhgënjehen nga sjelljet e veprat? E në këtë sfidë të vështirë sa vetë tranzicioni i stërzgjatur nga sistemi komunist drejt demokracisë funksionale, s’mjaftojnë thjesht fjalët po duhen hedhur kur jepet mundësia edhe hapa konkretë për të prishur status-kuotë. Dhe ky është një rast për të ndryshuar qasje, duke i ndihur njëkohësisht ndryshimit tërësor që duhet të ndodhë në këtë fushë të minuar keqas nga pushteti i politikës.
E di se përsëri e përsëri do të ketë njerëz që do të rrudhin buzët mosbesues duke na dëgjuar përgjatë rrugës sonë të programit për një Rilindje Shqiptare. Ashtu si pa dyshim mund të ketë sa të duash që do t’i lexojnë ose do të duan t’i lexojnë edhe këta rreshta me sytë e mosbesimit. Por di po ashtu të them se e ndiej gjithnjë e më fort që ne jo vetëm po bëhemi gati për ta qeverisur ndryshe Shqipërinë, po më e rëndësishme akoma, po bëhemi të gatshëm që sfidës së madhe që kemi marrë përsipër, t’i japim përmasën e aftësisë për të mos rishikuar vetëm çka nuk shkon te gjërat siç janë apo te të tjerët që kemi përballë, po edhe çka duhet rishikuar vijimësisht te vetja. E prandaj edhe jam besimplotë se do ta fitojmë këtë sfidë, duke angazhuar njerëzit në një komunikim të gjithanshëm përmes energjish pozitive që s’do të na shteren kur përballë do të gjejmë mosdakordësi ose, ende më keq, as kur të ndeshemi me hostilitetin tradicional ndaj përpjekjeve për ndryshim po njësoj si ndaj vetë ndryshimit. Moskomunikimi me këdo qoftë nuk është alternativë e keqkomunikimit të kujtdo qoftë.
Post Scriptum: Për këdo që mund të jetë e nevojshme, sqaroj se nuk më shkon mendja ta gjykoj negativisht linjën editoriale të TV Klanit thjesht pse ka zgjedhur të mbështesë personalisht Sali Berishën, sepse është e drejtë e çdo medie private të mbajë anën që do për arsyet që gjen. Por pozicionimi haptazi krejt i anshëm nuk i jep të drejtën një medieje, aq më shumë një televizioni kombëtar, sado privat, që në hapësirën informative gënjeshtrat dhe shpifjet t’ia paketojë publikut si lajme apo të sulmojë publikisht kundërshtarët e atij që mbështet, duke thyer me vulgaritet konstant çdo kod moral e profesional. Për më tepër, frekuenca kombëtare është një e mirë publike, jo një pronë private ku mund të çelet një burim informacioni krejt i molepsur politikisht në dëm të publikut.
Comments
Hem ?!...I laguri nuk i

Hem ?!...I laguri nuk i trembet shiut...bresherit besoj po... Te shohim c'do na kollandrise ne shtepine ' e armikut ' 'miku', edhe pse e kemi per zakon qe nuk e shajne te zotin e shtepise te ftuarit...Mbase ne kuadrin e rilindjes do ndodh ndonje 'hata' !...Une nuk ka per t'a ndjekur live , do te lexoje me pas...

Te fala Sandrit Edo!

Te fala Sandrit Edo!

Ky eshte padyshim shkrimi me
Ky eshte padyshim shkrimi me pathetic I Rames. Opozitaret shqiptare duhet ta bojkotojne kete interfiste dhe paçavuret e Fevzes dhe Frangajt. Sic dikush sugjeroi, lexojeni te nesermen intervisten never gazeta. Ska pse Rama te mos shkoje edhe tek ahuri I Frangaj (apo tek strofkulla e armikut anadollak) por do ishte mire qe pikerisht aty te thoshte se gjithe aferat, kontrattat e bizneset e Fangaj dhe gjithe qurraveceve qe I sherbejne regjimit dhe ju eshte hedhur nje (disa, shume) kocke nga Berisha nga pasuria jone e perbashket.
Gjithe paret e pronat e ndyre
Gjithe paret e pronat e ndyre qe keta ndyresira Kane vene do te auditohen pertu kthyer shqiptareve ate qe ju eshte vjedhur nga halldupet e Berishes.
Pershendetje z. Nano,Doja te

Pershendetje z. Nano,
Doja te dija dicka rreth vertetesise mbi deklaraten e KM. turk Erdogan, ishte nje sajese mediatike apo jo?

Përshëndetje Anonim! Ishte

Përshëndetje Anonim! Ishte një trillim mediatik. Për më tepër hyj në www.almakos.com. Është portal i Kim Mehmetit.

1)- për të vjedhur

1)- për të vjedhur Shqipërinë pa pushim gjer më sot.

2)- nëse nuk ndryshojmë dot as TV Klanin e as Saliun jo e jo, mund dhe duhet të ndryshojmë atë që kemi në dorë, qasjen time në këtë rast.

3-duhet të bëjmë çmos për të përmirësuar edhe qenien tonë publike duke u vetëdijësuar përditë e më thellë,

4- Pse ne vetë jemi ndryshe?

5- Pse ata duhet të na besojnë, kur dreqi e mori u bënë njëzet vjet që gënjehen nga fjalët e pastaj zhgënjehen nga sjelljet e veprat?

6-nuk më shkon mendja ta gjykoj negativisht linjën editoriale të TV Klanit thjesht pse ka zgjedhur të mbështesë personalisht Sali Berishën, sepse është e drejtë e çdo medie private të mbajë anën që do për arsyet që gjen.

7-Rilindjeje Shqiptare.

Dashuria per popullin eshte nje ndjenje fisnike ,por demokratet,socialistet e te tjere e ushtrojne vetem ne fushata elektorale.Ne fakt doja te perdorja per fjalen ndjenje ,emertimin ndjenje aristokratike.

Demokracia eshte nje sistem qe u jep te drejten te flasin te gjitheve,perfshire edhe.............,ky eshte paradoksi i kohes sone,sepse kemi me shume salltanete,por me pak kohe per njerezit;me shume diplloma ,por shume me pak urtesi;me shume njohuri,por me pak pjekuri;shume eksperta,por jo shume zgjidhje.Kemi pastruar ajrin,por kemi ndotur shpirtin.

Keto jane kohet e burrave te larte ne shtat(jo se kam gje me shtatin e tyre),por te ulet ne karakter; te fitimeve te medha financiare,por te maredhenieve te cekta me njerezit;nje kohe e mbushur plot me reklama,por asgje ne shtepite tona. SEPSE NE JEMI PRERE NGA E NJEJTA COPE.

Pika e pare : Mos valle ndryshon gje per ne duke ndryshuar hajduti?

Pika e dyte : Pse ndryshimi reduktohet vetem me qasjen tuaj?

Pika e trete : Mos valle permirsimi konsiston vetem ne qenien publike?

Pika e katerte: Perderisa ti vete nuk beson se je ndryshe,si mund te besojme ne

ne kete gje?

Pika e peste : As une nuk besoje se kete radhe do te genjehen vetem nga fjalet,

qe pastaj te ngelen te zhgenjyer nga veprat.

Pika e gjashte:Mos valle mediat kombetare kane te drejte qe te mbeshtesin poli-

tikishte palet ne konfontim?Ky eshte nje premtim qe edhe ju do

te veproni ne kete menyre,nese do te jeni ne pushtet?

Pika e shtate: Rilindje Shqiptare?

Nuk e di se çfare kuptoni ju me kete fjale,por une personalishte mendoj se ne nuk jemi ne kete faze,por ne duhet te Rizgjohemi.

Duhet te zgjohemi nga gjumi,e kuptoj qe te zgjohesh eshte e papelqyeshme.

Ne duhet te zgjohemi me nje fare egoizmi normal:duke mos besuar ate qe thote se kete e bej per te miren tuaj,sepse askush nuk duhet te sakrifikoje lumturine e tij per lumturine e tjetrit,sepse ne kete rast do te kishim dy persona te palumtur.

Ne duhet te kuptojme vleren e vertete te gjerave pa u mashtruar,duke degjuar dhe duke u ç'mesuar.Kjo nuk do te thote qe duhet te jemi dakord me ate qe thuhet,sepse e verteta nuk shprehet me fjale;e verteta shihet dhe eshte rrjedhoje,sepse asnje teori nuk e mbulon realitetin ne menyre te pershtatshme.

Ne duhet te kuptojme se kush jane ato qe e pengojne te verteten:

-Bindjet e gabuara.

duke i vene ne diskutim gjerat,bindjet,te gjitha:Bindjet fetare,politike,sociale,psikologjike,te gjitha.

Nje miku im thote :" Jeta eshte nje banket,dhe tragjedia eshte se pjesa me e madhe e njerezve eshte duke vdekur nga uria."

Pra nuk kemi nevoje qe te rilindim,sepse po te mos ishin ne kete jete askush nuk do te merrte mundimin qe te na drejtohej per te na bindur,por duhet te zgjohemi,duhet te kuptojme se kush jane idete e duhura ne lidhje me dashurine,lirine,lumturine dhe keshtu me radhe.

Dhe a e di se kush eshte gjeja me e veshtire ne bote?

Te degjoshe,te shikoshe,sepse ne kemi frike se po ta bejme mund te ndryshojme.

Deshironi te zgjoheni,doni te jeni te lumtur,doni lirine? Athere braktisni idete e juaja false,mos u genjeni nga personat;ne qofte se nuk genjeheni nga vetja e juaj,mos lini qe ta bejne te tjeret.

Te zgjohesh do te thote te filloshe e te shqyrtosh gjerat,sepse ne jemi kthyer ne persona qe vetem i veshtrojne dhe i fiksojne gjerat.

Gjerat nuk nevoje per veshtrim e fiksim,gjerat duhen kuptuar.Ky eshte ndriçimi,sepse pasi te kuptohen ato duhen ndryshuar.

Nje konkluzion i matur dhe i pjekur nga ana juaj: Klani nuk ndryshon,Saliu nuk ndryshon,duhet te ndryshoje une.Kjo eshte autoanalize.

Doni te ndryshoni boten,çfare thoni sikur te filloni nga vetja e juaj.

Si mund te arrihet ndryshimi? Nepermjet shqyrtimit,nepermjet mirekuptimit,pa nderhyrje dhe gjykime,sepse ai qe gjykohet nuk mund te kuptoje.Kur i thoni dikujt "ky eshte ballist",ne kete moment ka ikur mirekuptimi,ju i keni ngjeshur nje etikete dhe ne ate etikte nenkuptohen edhe shume gjera te tjera,te pranuara apo te mospranuara.

Nje shkencetar qe studjon nje fenomen apo nje forme te jetes,s'ka asnje qellim tjeter perveç studimit te saje dhe per te mesuar maksimumin ne lidhje me te.

Nuk ka qellim qe t'i mesoj diçka asaj,apo te marre diçka ne kembim.

Diten qe do te merrni nje qendrim te tille keni per te asistuar ne nje mrekulli;do te ndryshoni pa sforco,pa detyrim.jeta e vetedijshme do t'i zere vendin asaj te erresisres.Kjo do te jete eksperienca e juaj.

A ka gje me te bukur se te jesh i vetedijshem,i ndergjegjshem per ate qe ben?

Eshte eksperienca me e shkelqyer e botes,me e rendesishmja.

Nuk ka gje me te rendesishme se sa te rizgjohesh.

Sokrati thoshte : " Nje jete e pavetedijshme nuk eshte e denje per t'u jetuar."

Nje e vertete qe nuk ka nevoje per shpjegim,e megjithate nje pjese e madhe e njerezve ben nje jete te pavetdijshme,nje jete rutine,mekanike,me mendime mekanike,veprime mekanike,reagime mekanike.

Shpesh ne jetojme per te kenaqur mendimin e te tjereve.

Tre jane gjerat me te veshtira per njeriun :

1) Te kthesh dashuri ne kembim te urrejtjes

2) Te aktivizosh te paperfshiret (ata qe perjashtohen)

3) Te pranosh se ke gabuar

Kur vetedija ndizet s'ka vend per mungese vemendjeje,sepse je i vetedijshem per gjithçka.

Duhet te jesh i Rizgjuar qe te vesh mend.Ndryshe eshte te kuptosh dhe ndryshe eshte te zesh mend.

Te gjithe e kane kuptuar qe komunizmi,totalitarizmi eshte i keq dhe produkti i tij ishte regresiv dhe mbytes per njeriun,por te pakte jane ata qe kane vene mend nga kjo gje.

Njerezit e shpenzojne kohen duke akuzuar te tjeret,duke ja vene gjithe fajin te tjereve,jetes ,shoqerise,fqinjit.Ne kete menyre nuk ndryshohet kurre.

Gjithsecili do te vazhdoje te jetoje ne ankthin e tij dhe s'ka per t'u zgjuar kurre.

Nuk ndryshon shkrimi duke ndryshuar penen.

Per t'u bere i vetedijshem duhet te dish te shikosh.Nuk mund te shikosh paster nese je i verbuar nga paragjykimet

Koncepti eshte vetem nje ndihme per te na çuar tek realiteti,por pasi te mbrrijme duhet ose ta kuptojme me intuite ose ta jetojme direkt.

Realiteti eshte teresia,konceptet jane fragmente.Per te shpjeguar realitetin ne e presim ate copa copa dhe çdo cope i veme nje emer.Cdo cope eshte nje koncept.

Si mund te kuptojme ne se çfare eshte bishti,nese nuk ke asnje ide se ç'eshte kafsha.Konceptet vetem nenvijzojne,tregojne,nuk paraqesin realitetin.

Kur ndeshesh me realitetin konceptet behen te panevojshme.

Fjalet jane shenja,nuk jane pershkrime.

Vetedije do te thote te veshtrosh,te shqyrtosh ate qe leviz brenda dhe rrotull teje.

Gjithe realiteti eshte ne levizje." Panta Rey" thoshte Herakliti

Fatkeqesite sherbejne per te na zgjuar nga gjumi.

Nje person i verber nuk ka koncepte mbi ngjyrat.

jemi programuar gabim:Duhet te ç'programohemi.E vetmja menyre eshte vetedija,te zeme mend.

Kur te shikojme nje gur ,te mos mendojme se eshte nje diamant.

Kur te shikojme nje leter ,te mos mendojme se eshte nje çek "bosh".

Informacioni nuk eshte te zesh mend. Kam shume informacione thot dikush.

Analiza nuk eshte vetedije.E kam analizuar kete problem thot dikush.

Njohuria nuk eshte vetedije. Ai ka shume njohuri,eshte "bir kurve".......

Alkolisti,duhanxhiu kane nevoje per vetedije.

Ke dy njolla kanceri ne mushkeri.Do te vdesesh nese............. Kjo eshte vetedija.

Te jetosh nuk do te thote te mbash trupin ne jete.Eshte diçka me shume.

Persona te pergjumur,te vdekur qe drejtojne qeverine.Kaq e shtrember qenka qeveria?

Persona te pergjumur,te vdekur qe edukojne te tjeret.Kaq...................................

Zgjohuni ,ndryshe eshte e kote!

Zini mend!

Shume njerez bejne nje jete boshe,pa shpirt,sepse ushqehen me popullaritet,vleresim,pushtet,kariere,etjr.

Ju ushqeheni me keto gjera? Nese eshte keshtu,jeni te vdekur,keni humbur shpirtin.

Z.Agim Shkodra.Pergezime per

Z.Agim Shkodra.Pergezime per kete koment te gjate e te mrekullushem.Nese me lejon do te doja te shtoja dicka komentit tuaj.Besoj se e di shume mire,qe shkembimi opinioneve dhe kendveshtrimeve te ndryshme,qofte edhe per realitetin eshte nje pasurim i ndersjellte qytetar.Ju shkruani me te drejte se realiteti eshte ai qe ndryshon gjerat,e jo konceptet.Bukur.Atehere te fillojme e te themi gjerat troc ashtu si jane.Jam dakort qe ju jeni me teper per nje rizgjim,sesa per nje rilindje.Une nuk dua te hy ne detaj,se kush nga keto dy terma,eshte ai i duhuri per te pershkruar gjendjen tone.Kjo nuk me intereson.Por dua te them dicka tjeter.Dua te them se duhet te fillojme te i themi gjerat troc.Duhet te fillojme e te themi qe Shqiperia eshte vendi me i varfer i Eurpes.Me duket i parafundit,se vendi i fundit eshte Moldavia nese nuk gaboj.Duhet te fillojme e te themi se klasa politike Shqiptare eshte fajtorja e ketij shkaterrimi material,moral,shpirteror,kulturor dhe ne thelb i atij kombi.Te fillojme te themi se kush jane fajtoret e kesaj katraure.Duhet te fillojme e te themi se kush eshte Sali Berisha??Shkaterrimtari material dhe moral i kombit tone.Kur erdhi pluralizmi,ishte ai dhe fara e tij,qe u thoshte Shqipatreve se duhet shkaterruar c'do gje e ndertuar nga diktatura.Dhe u shkaterruan.Objekte,kanale ujitjeje,rrjeti i telefonise,e c'do gje qe qendronte nga ajo periudhe.Mbaj mend,kur isha i vogel,se si shqyheshin e shkaterroheshin,shtyllat e telefonit,objektet e depozitimit te drithit,hiqeshin pllakat e kanalve ujites.Vidheshin moterret e pompave etj.Ne vitin 1997 u shkaterrua depozita e armeve perseri te komunizmit.Nqs nuk na duheshim,ok,ka plot vende bota,qe mund te i blinin,e shteti ti investonte ato leke ne modernizimin e infrastrukturave te ndryshme.Por jo,nuk ndodhi keshtu,sepse ata me rastin e rremujave te atij viti,armet i moren d he i shiten vete.Ato me me shume vlere e kam fjalen.Ligji 7501,ishte nje katastrofe e vertete,qe hodhi ne hasmeri dhe coi ne vllavrasje Shqiptaret.Edhe sot e kesaj dite po vriten per konflikte pronesie.Ti mendon se politikanet tane,qe hartuan ate ligj,sebashku,te majte e te djathte,nuk e dinin,se ky do ishte nje virus i tmerrshem per kombin??E dinin shume mire,por me vetedije e ben ate ligj,sepse ashtu deshironin armiqte e Shqiperise.Ne maqedoni,Kosove e gjetke,ne kohen e komunizmit Jugosllav,keto zona,planifikohej qe te liheshin ne varferi te plote,me qellim te tille,qe popullsia te emigronte drejt Europes, e mos te ktheheshin me ne trojet e tyre.Kete politike ndiqte Titua.Kosova edhe pse provinca me e pasur me minerale ne ish-Jugosllavi,cuditerisht,ishte provinca me e varfer e federtaes.Pse???Pse-ja dihet.E njejta politike u ndoq me Shqiptaret e Shqiperise gjate ketyre 20 vjeteve pseudodemokraci,nga politika Nano-Berisha.Dhe ja arriten qellimit.Ne vitin 1989 Shqiperia numeronte 3,2 milion banore,kurse ne vitin 2012 numeron vetem 2,8 milion te tille.Me dhimbje duhet te them,se ja arriten qellimit.Fillimisht,krijuan nje vakum ligjor dhe shteteror ne vitin sapo u rrezua komunizmi.Shkaterruan sa munden.Pronen private dhe shteterore.Me mbas ne vitin 1997 shkaterrimi qe akoma dhe me i madh.Varferia ekstreme detyroi gjysmen e popullsise te emigronte jashte kufijve,e shumica e te cileve,me siguri nuk do kthehet me ne Shqiperi.Duke filluar qe nga une qe po shkruaj.Shqiptaret ne ballkan ishin shtuar shume o lum miku.Duheshin shkaterruar ekonomikisht e pakesuar numerikisht.Milloshevici tentoi ti pakesonte direk me vrasje,mbasi perdoren te gjitha menyrat e tjera te terthorta.Kjo politike po vazhdon.Nuk mund te pranojne fqinjet tane,qe ne ballkan te gjendeshin ne vendbanimet e tyre etnike,minimalisht 8 milion Shqiptar.Qe te punonin e te rronin te qete.Te prosperonin,ndertonin e zhvilloheshin.Se po te ndodhte keshtu,Greqia rrezikonte te sillej me edukate te madhe kur behej fjale per Shqiperine dhe Shqiptaret.Gjithashtu dhe fqinjet e tjere.E jo vetem kaq,por me energjine dhe moshen mesatare aq te re te popullit Shqipatr vital,punetor dhe me vlera,rrezikohej akoma me shume.Kjo eshte e verteta.Ne Malin e Zi,zonat e banuara me Shqiptare,jane zonat me te varfra,e ku mungojne investimet shteterore.E njejta politike.Si ka mundesi,qe ne jemi shteti(Shqiperia)qe sipas OKB-se ka emigrimin me te larte ne bote,ne raport me popullsine??Si ka mundesi,qe te gjithe popujt qe banojne rreth e rrotull nesh,kane jetuar e jetojne ne demokraci normale,ne shtete me ligje e ne prosperitet,vecse ne jo??Nuk ka pasuri Shqiperia??Nuk jemi punetore ne Shqipateret sa fqinjet tane??Nuk jemi inteligjent sa ata??Te shkolluar sa ata??Jo or lum miku.Asnjera nga keto.Si ka mundesi,qe ne Shqiperi,ne Pogradec,te ardhurat mesatare per fryme jane 150 Euro,e sa kalon kufirin ato shkojne 400 euro??Ne Pogradec,vritet Shqipatri,sikur te ishte zog qielli,kurse ne Oher,te humbasi jeten nje Maqedons vihet ne levizje gjithe shteti,dhe ndodh hataja??Pse ne Pogradec vidhen votat,e ne Oher nuk vidhen??Sa kalon vijen e kufirit,mjafton te kalosh 100 metra nga ana tjeter,dhe andej jetojne shume me mire se ne??Na i ka fajin Enver Hoxha akoma??Enver Hoxha ishte diktatori me i tmerrshem ne bote.Sigurisht.Asnje person tjeter ne kete bote,nuk i ka bere me keq popullit te vet sa Enver Hoxha Shqipatreve.E kam te qarte kete.Si ka mundesi,qe sa kalon kufirin,sapo ecen 100 metra per ne Serbi,nga Kosova,menjehere mirqenia,siguria e jetes,shkollimi jane me cilesore??Si ka mundesi,qe zona e Presheves,Bujanovcit e Medvegjes,jane te banuara me Shqiptare,e njekohesisht,eshte zona me e varfer ne Serbi??E gjeta.Jemi popull inferior.Budallenj,te paafte etj.Eshte politika e fqinjeve tane,qe na kane bere dhurate udheheqjen ne Shqiperi,qe ne mos te ngreme koke kurre.Kjo eshte e verteta dhe realiteti qe duhet te fillojme te themi.Te tregojme me gisht fajtoret,dhe te mos lejojme te jene me midis nesh.Duhet nje pastrim dhe triumfi te vertetes.Pa keto,me keq se jemi do behemi si shtet dhe me gjere si komb.Nuk duhet te lejojme mendimin ndryshe,ne kundershtim me te verteten.Avokatine e ndyresirave bashkepunetore te shrebimeve sekrete te fqinjeve tane te pameshirshem nuk duhet ta lejojme me.Rizgjimi duhet te ndodhe sa me pare.E qe te ndodhe,ne ate vend duhen bere akte te forta dhe pa kompromis.I ligu duhet te quhet i lig,dhe i miri duhet tuteluar dhe duhet quajtur i mire.Hajduti duhet te shkoje ne burg,kurse i ndershmi duhet ndihmuar e gjetur pune.Krimineli duhet varur ose denuar me jete burg,kurse bujku,bariu apo punetori duhen mbrojtur maksimalisht.Ai qe kercenon njeriun e ndershem,duhet kapur dhe i duhen thermuar kockat.Ai qe tenton te dhunoje,grabise e talle njeriun e ndershem,i duhet thyer kaptina.Ai qe prek policin e thjeshte te shtetit,duke filluar nga polici rrugor,duhet te nderohet e respektohet.E kush do tentoje te talli,rrah,apo masakroje policin,duhet shporrur tutje si nje fekale e shoqerise,qe duhet izoluar sa me pare,nga rreziku infektimit te pjeses se shendoshe.Ketu fillon rizgjimi,sipas meje.

LABI I VLORES! Para disa

LABI I VLORES!

Para disa ditesh nje djal shqiptar ,Arben Demo,po ne kete faqe web ka botuar nje material shume interesant ne lidhje me Shqiperine dhe nivelin e varferise:Mbi sistemet fiskale te vendeve te Europse dhe nivelin aktual.

Artikull shume interesant drejtuar elites politike,duke ju thene hapni syte ,zgjohuni dhe shikoni te verteten ne sy,sepse nuk eshte e verteta ajo qe ju shperndani nepermjet media suaj,qe keni pajtuar ne pune,apo thene me fjale te tjera ,sherbetorja juaj qe ju mban thesin kur vidhni.

Labi i Vlores,ju thoni :

- T'i themi gjerat troç

- Shqiperia vendi me i varfer ne Europe

- Klasa politike fajtorja

- Berisha fajtori

- Shkaterrimi i Shqiperise............

- Ligji i pronave

- Politika e huaj nxitese e keqe

- Emigrim i programuar prej armiqve tane

- Zgjuarsia e popullit tone eshte e diskutueshme

- Enver Hoxha e ka fajin

- Te tregojme fajtoret

- Pastrim dhe triumf i se vertetes,vendosja e ligjit.

Per te shkruajtur gjera te tilla ,kuptohet,qe nuk eshte e mundur t'i besh duke qene ne gjum,sepse sapo te zgjohesh do ta kuptosh qe ke qene ne enderr.

Te gjitha ato qe keni shkruar jane te verteta,por personalisht mendoj,kur vjen puna tek fajtoret,nuk jam dakord me ju.

Une them se fajtor jam une,ti dhe te gjithe ata qe kane filluar te zgjohen.

Perjashtohen ata qe jane ne gjume,ata qe jane te pergjumur,ata qe jane te droguar,te alkolizuar,te çmendurdhe qe ta them me nje fjale ata qe nuk jane te vetedijshem per ate qe bejne.

Oh ! Sa e veshtire te kuptosh,te duash,te ecesh perpara!
Ne çdo hap, gjate rruges se gabuar,behet gjithmon me e veshtire qe te pranosh te kthehesh prapa ne fillimin e gabuar dhe te pranosh qe ke humbur kohe dhe energji.
Ligesia eshte nje fenomen specifikisht njerezor.Eshte regres per te eliminuar ate qe eshte specifikisht njerezore:Arsyen,Dashurine,Lirine.
Kafsha nuk mund te jete e lige,ajo vepron sipas instiktiteve te saja per te mbijetuar.
E liga eshte tentativa per te trasformuar boten njerezore ne bote çnjerezore.
Jemi dele apo ujqer?

Do te tregoje nje histori te shkurter qe ben fjale per nje luan qe jetonte me delet.

Kalon atu rrotull nje luan tjeter dhe e shkon luanin qe po kulloste me delet dhe e pyet: "Po ti ,ç'ben ketu?"

"Po kullos me delet e tjera"- i pergjigjet luani.

"Hajde me mua" i tha luani tjeter dhe e çoi ne nje pellg uji.

"Shikoje veten se kush je!"- i tha.

Luani ,sapo pa shembellimin ne uje,uluriu si luan dhe u bashkua me luanin tjeter.

Per t'ju pergjigjur pyetjes suaj,ne lidhje me ne shqiptaret,sipas meje,

NE JEMI LUANE QE JEMI NE GJUME,kemi nevoje te zgjohemi.

Pastaj pasi te zgjohemi gjerat kane per te qene me te thjeshta,jemi ne qe duhet te vendosim per fatin tone,jemi ne Sovrani.

Neni 2 ,pika 1 ,ne Kushtetute: Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit.

Pika 2 vazhdon :Populli e ushtron sovranitetin e tij nepermjet perfaqsuesve te tij ose drejtpersedrejti.

Konkluzioni eshte i qarte: Nuk eshte faji i Enver Hoxhes,Nuk eshte faji i Fatos Nanos,Nuk eshte faji i Sali Berishes,Nuk eshte faji i fqinjeve tane,Nuk eshte faji i politikes se huaj,Por eshte faji yne.

Sepse jemi akoma ne gjume,te pergjumur...............................................................

E kam thene edhe nje here tjeter,ate qe thote Edmond Burke:

" QE E KEQJA TE TRIUMFOJE,ESHTE E MJAFTUESHME QE TE MIRET TE MOS BEJNE ASGJE."

Mos mendo vetem dhe gjithmon per ate qe te tjeret duhet te bejne,fillo ti i pari.

Sa per ate ,Erion Braçen,pergjigja ime eshte e thjesht:

- "Demokracia eshte ai sistem qe u jep te drejte te flasin te flasin edhe budallenjve,dhe parasegjithash ,te degjohen me vemendje."M.Bulegato.

Z.Rama.Blendi Fevziu dhe

Z.Rama.Blendi Fevziu dhe Aleksander Frangaj e gjithe sahanlepiresit e regjimit te Saliut II e dine shume mire qe jane ne anen e gabuar te historise.Ata e dine,por edhe qytetaret Shqipatre e dine po ashtu se kush eshte ai televizion.Ti mendon se ata nuk e dine,se ku qendron e keqja e Shqiperise???Jo mor zoter,e dine shume mire.Se nuk jane budallenj.Por midis prostitucionit intelektual dhe ndershmerise intelektuale,ata zgjedhin prostitucionin,si rrugen me te mire,me te lehte e me te sigurte per tu pasuruar.Ashtu si dhe ata qe ndjekin perdite televizionin Klan.Nuk ka nevoje te shkosh ti,e tu mbushesh mendjen shikuesve te atij televizioni,se rruga e tyre eshte pa krye dhe shkaterrimtare per te ardhmen e vendit tone,sepse ata e dine shume shume mire.Kur nje njeri mohon te verteten e kerkon ta shtremberoje ate,nuk do te thote se ai nuk e kupton e nuk e di se ku qendron e verteta.Por e kunderta.E kupton shume mire dhe me vetedije te plote,kerkon ta shtremberoje.Pra,te shtremberosh te verteten si ben TV Klan,te duhet fillimisht ta njohesh shume mire ate.Dhe Aleksander Frangaj,Blendi Fevziu,Reiz Cico etj,e dine shume mire,se si eshte e mira per Shqiperine dhe nje televizion,por nuk duan.Ata kane zgjedhur te qendrojne ne anen e gabuar te llogores.Ne llogoren nga ku qellohet kunder Shqiptareve dhe Shqiperise,e jo ne llogoren ku tentohet te mbrohet Shqiperia dhe Shqiptaret.Nuk ka kuptim qe te shkosh e tu mbushesh mendjen se ti je njeriu duhur,sepse ata e dine shume mire.Thjesht nuk duan,ose ndoshta nuk kane mundesi ta pranojne kete te vertete,sepse doktori ua ka kapur koqet me bige,e i shantazhon.Kur behesh pjese me te ligun,nuk e braktis me dot ate,sepse edhe po te duash ,ai nuk te le me te ikesh nga vathi i tij.

Une mendoj se ben gabim qe shkon tek Tv Klan.Ne nje televizion,qe dite per dite ore per ore,minute per minute e sekonde per sekonde,provokon c'do dite ne menyre spektakolare ndjenjat e ndershmerise se Shqiptareve.Nje televizion qe perhap pa pushim e pa meshire filozofine se ndershmeria eshte budallallek,se ngadhnjimi eshte i pakuptimte.E se kush vret,vjedh,grabit e syrgjynos,per hir te pasurimit eshte nje njeri i zoti,dhe per tu admiruar.Se paraja eshte ajo qe leviz levat e pushtetit.Qe propagandon se te vrasesh 4 protestues,nuk eshte ndonje qamet i madh,por trimeri.Natyrisht keto gjera nuk i thone hapur,por me nenkuptime.Ata dekurajojne c'do dite e me shume Shqiptaret e ndershem por te varfer.I vene ne loje,me menyren e tyre te rafinuar,se kjo nuk vlen.I varfer por krenar,per kete televizion do te thote te jesh njeri kot.

Perfundimisht duhet vendosur

Perfundimisht duhet vendosur ndonje kufizim ne gjatesine e mesazhit te vizitoreve te faqes. Se nuk ngeli idiot pa vendosur 10 faqe koment me pacavure.

Ky Labi me Agim Shkodren me

Ky Labi me Agim Shkodren me duket vuajne nga fakti qe skane botuar gjekundi. Po ikni o loqe cna cani trapin me komente kari prej 10 faqesh. mezi zbrita me ashensor per te shtuar nje koment.

Kur i mençuri tregon me gisht

Kur i mençuri tregon me gisht henen,budallai nuk sheh henen,por gishtin dhe thote: Sa i gjate qenka!

Pershendetje Individ dhe zgjohu ,boll fjete,eshte ne interesin tend te zgjohesh.

E di qe eshte e veshtire te çohesh,sepse krevatin,ndoshta e ke te ngrohte,por duhet te çohesh ke nje sere gjerash per te bere.

A e ke degjuar historine e atij djalit dhe krokodilit?

Add new comment