Ilir Beqaj - akuzohet si hajdut. Mbi 2 metra i gjatë

Postuar në 14 Nëntor, 2024 15:42

Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private – akuza që lidhen me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi.

Detyra e kësaj agjencie ishte menaxhimi më me efikasitet i fondeve të Bashkimit Evropian, që dyshohet se përfunduan në xhepat e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Apeli la në qeli dhe bashkëpunëtorin e ish-ministrit, Ermal Kurtulajn, i cili mbante pozicionin e koordinatorit të programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky është një njoftim mediatik i datës 7 gusht 2024.

Tani zotëria është duke u pyetur dhe hetuar; ai është në burg, pra është në ndalim me kufizim lirie. Akuza është e rëndë. Është penale, është institucionale. Shanset për pafajësinë e këtij zotërie ngjajnë të vogla.

Kanë rëndësi këta elementë nisur nga një vajtim intelektualo-mediatik për mënyrën sesi ish-ministri i Shëndetëisë u soll me pranga në selinë e Parlamentit. Ata që u ankuan aty ndoshta parandjejnë veten ashtu, puna është te gazetarët dhe mender tualeteve publike, intelektualëve që po na u shqetësokan se z. Beqaj nuk po trajtohet mirë.

A është shkekur ndonjë e drejtë e tij?! Kaq ka rëndësi. Sa për të tjerët, ne na sulet edhe polici i rrugores. Kështu që ata që sot bëjnë kukuvajkën do të duhet të durojnë, të shtrëngojnë dhëmbët sepse ka dyshime të arsyeshme se janë njerëz si ky Ilir Beqaj që leqendisën këtë vend. Edhe pse ai është një prej njerëzve në hetim që duhet hetuar sipas procedurës: kokërr më kokërr t’i gjenden paratë nëse i ka marrë. Në burg, me pranga në duar. Sidomos kur mbajmë parasysh se është mbi 2 metra. Suksese!

s.zaimi

Comments

Submitted by Shkruaj kot (not verified) on

Po nese nuk i gjenden para? Cfarr do thuash o Zaim?
Cdo njeri ka te drejtat qe ja jep ligji ( jo ti ). Ligji… kupton? Nese ty ti kane shkelur te drejtat shume gabim kane bere…. Por kjo nuk te jep asnje te drejte te perdoresh retoriken … “mire ja ben qenit….”, “…. ti shkulin dhembe e dhemballe….”….
“E hu…. Kujt i plasi per te drejtat e Beqes….”
“Ne burg qeni….”
Kete mendon ti me siguri….
Pika qe nuk te bie….. dhe pastaj qahemi per shtetin ligjor neve…..

Submitted by redaksia on

Lexoje: Kam shkruar AKUZOHET jo eshte. Dhe akuzen e ka penale nga nje institucion. Pastaj kjo pyetje qe ben ti qe NUK shkruan kot eshte si puna e asaj qe u tha me 1991: ish-byrositet kishin zbatuar Ligjin, edhe Sigurimi po ashtu. Dhe ja, te gjithe te pafajshem. 

Nuk eshte detyra e gazetareve te kujdesen per prezumimin e pafajesise se ketij Ilir Beqajt qe duhet thene se eshte shume me dinjitoz ne sjellje se ai kerrici i LSI-se. Dhe kam thene se sa kohe nuk ka shkelje te te drejtes se personit, cdo vajtim nga kujaxhinjte e medias dhe ndonje filozof facebook, eshte pa sens. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.