Video/Incident diplomatik mes Izraelit dhe Francës pas mësymjes me armë në kishën franceze në Jeruzalem

Postuar në 07 Nëntor, 2024 20:18

Izraeli ka konsumuar një incident diplomatik me Francën për shkak të konfrontimit fizik në kishën Eleona në Jerualem, që posedohet nga Franca. Disa policë izraelitë kanë ndërhyrë me forcë në Kishë duke u përplasur dhe mandej arrestuar xhandarët francezë që janë atypër sigurinë. Pamjet e shpërndara japin të qartë incidentin që është bërë shkak që ministri i Jashtëm i Francës, Jean Noel Barrot të anullojë vizitën.

Nuk do të hyjë tek Eleona nesër për shkak se forcat izraelite të sigurisë hynë me armë, pa autorizim paraprak francez dhe duke refuzuar të largohen sot. Ky dhunim i integritetit të një prone vendosur në kujdesin francz priret të dobësojë lidhjet të cilat erdha t’i kultivoj në një kohë kur të gjithë ne kemi nevojë të ndihmojmë rajonin të avancojë drejt paqes

është shprehur Barrot.

Ende nuk dihen arsyet e mësymjes izraelite në pronën në fjalë, që është një ndër katër zotërimet eë Francës në Tokën e Shenjtë. Duhet thënë se Franca dhe Izraeli kanë hyrë në një fazë të tensionuar marrëdhëniesh me embargo frënge ndaj Netanyahut dhe fushatës së tij në Gaza.

Nga ana tjetër, këto orë në Izrael është raportuar një situatë e tensionuar për shkak të largimit nga detyra të Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes që mendohet se lidhet ndër të tjera edhe me kontestimin prej tij të favoreve që kryeministri Netanyahu u ka bërë ultra-ortodoksëve në koalicion.

Comments

Submitted by Andon (not verified) on

Nuk ka te beje me incident diplomatik. Ka te beje me po*dhet e Izraelit. Incident quhet kur e kryhet nga ca ushtare, kur dicka shkeputet nga zinxhiri i komandes e gjera te kesaj natyre.
Ketu kemi nje nderhyrje me urdher te vecante, ndaj nje shteti qe u lekund ne ndihmat ushtarake per izraelitet, ne nje dite te vecantekur aty pritej te vinte ministri i atij vendi.
Me kete veprim, Izraeli deshi te vinte ne dukje qarte qe Franca apo dikush tjeter qofte, une po te dua i arrestoj policet e tu, pavaresisht se s'kishin as cakmak me vete. Nese ministri nuk do pritej per vizite aty, padyshim qe asgje nuk do kishte ndodhur, pasi nuk perben interes. Izraeli eshte i interesuar te kete marredhenie te acaruara me kedo qe nuk ndihmon pa kushte shtetin e Izraelit. Kjo do te ndodhe ne vijimesi, natyrisht, sa kohe te kene mbeshtetjen e verber amerikane ne rradhe te pare e pastaj te vendeve te tjera si gjermania psh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.