Drejt paqes zyrtare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Armenia dhe Azerbajxhani janë afër një traktati paqeje të plotë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan gjatë një fjalimi në parlament.
Me një optimizëm të kujdesshëm, besoj se në të ardhmen e afërt do të jemi në gjendje të biem dakord mbi një apo dy pikat e mbetura dhe të kemi një traktat të dakordësuar paqeje të plotë
ka thënë ai.
Njoftimi vjen pak pas konfliktit për Nagorno Karabakun, mbyllur në mënyrë katastrofike për Armeninë dhe përfaqëson një kapitull të mbyllur në marrëdhëniet e tensionuara mes të dyja vendeve.
Në kuadër të marrëveshjeve, edhe Rusia ka njoftuar firmosjen së afërmi të një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse të Partneriteti Strategjik me Iranin që do të aplikohet në mbrojtje, paqes dhe sigurisë . Ky zhvillim vjen në kontekstin e një tensionimi të madh në Lindjen e Mesme dhe përpljasjes së madhe direkte mes Iranit dhe Izraelit, ndërkohë që ky i fundit ka likujduar kapacitetet operative të Hezbollahut në Liban.
Comments
Ky kryeministri armen duket
Ky kryeministri armen duket nder me te zgjuarit keto 200 vitet e fundit. U paqtua me veten kur beri bilancet.
Armenia pushtoi toke ne azerbayxhan dhe pati krah gjithe boten ne konfliktin me Turqine. Armenia u mbeshtet te ruset se ishin ortodoks jo te shba e europa. Cfare sollen keta?
Armenia ishte vendi me i varfer ne rajon.
Kaluan vitet e kur Azeret u pasuruam u deshen fare pak kohe qe armenet te kuptonin se smund te jesh shok me ate qe e ke 1000 km larg e armik me komshiun. Aq me shume kur komshiu eshte sa 5 here ti ne cdo drejtim.
Me kete paqtim, armenia mund te hape persoektiva shume te mira vetes
Add new comment