Polonia tërhiqet nga kërkesa për reparacionet e Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 24 Tetor, 2024 20:52

Polonia është tërhequr nga kërkesa ndaj Gjermanisë për reparacionet e luftës. Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, njoftoi se tani dy vendet tani janë aleate, duke pasur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia.

Nën qeverinë e mëparshme të krahut të djathtë të udhëhequr nga partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS), Polonia e ka ngritur vazhdimisht çështjen e reparacioneve të luftës me Gjermaninë.

Në vitin 2022, Varshava përllogariti se Berlini duhej t’i paguante asaj 6.2 trilion PLN (rreth 1.5 trilion dollarë) si kompensim për dëmet e shkaktuara nga pushtimi nazist.

"Ne nuk po flasim për dëmshpërblime, por më tepër për një gjest që tregon se gjermanët mendojnë se janë moralisht përgjegjës për atë që na bënë".

Sipas ministrit Sikorsi, "topi është tani në fushën e Gjermanisë" dhe është përgjegjësia e saj të gjejë një alternativë dëmshpërblimi që mund mund të jetë kujdesi për të mbijetuarit e mbetur të pushtimit nazist të Polonisë apo ngritja e një memoriali në Berlin për të përkujtuar ngjarjet tragjike.

Sikorski vuri në dukje se të dy vendet anëtare të NATO-s duhet të fokusohen në të ardhmen, pasi "ne dhe Gjermania jemi aleatë dhe, për shembull, ne kemi nevojë për njëri-tjetrin për të shmangur raketat ruse [të vendosura në Rajonin e Kaliningradit të Rusisë] ose nëndetëset ruse në Detin Baltik. "

Comments

Submitted by Marko (not verified) on

Kur qeveria e djathte polake kerkonte reparacione nga Gjermania nuk ishte e vetmja. Me nje kerkese pak me te vogel ne numer por me te larte per banor, keahasuar me popullsine, renditej Greqia, e cila kujdesej gjithmone te mos mbante flamurin.
Tani qe Polonia po e redukton kerkesen ne ndonje monument ne Berlin, a do ta ndjeke pas Greqia? Apo do te gjykoje qe eshte me e pandjeshme nga rraketat ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.