Sa pak gjë duhet për të sistemuar “qytetet” Sharrë e Tufinë!

Në numrin e të dielës të “Gazetës Shqiptare” ishte një shkrim i Dritan Hilës me titull ‘Dy fjalë për jetën e amshuar’, e në të flitej dhe lidhur me varrezat. Ai e kishte marrë ngacmimin për të bërë këtë shkrim nga një nismë e Bashkisë së Tiranës për të reformuar administrimin e varrezave. Shtypi ka folur për këtë nismë, madje është nënvizuar me të madhe një objeksion i Komunitetit Mysliman ku, kështu është raportuar, nuk bien dakord me varrimin mural për arsye të dogmës së tyre fetare. Hila nuk kishte shkruar kuturú. Ai kishte bërë një shtrim të mirë të problemit, dhe një përshkrim të mirë të situatës. Nuk kuptohej për cilat varreza e kishte fjalën, por ato që thoshte janë çfarë unë pashë me sytë e mi në varrezat e Sharrës, ku shkova për të bërë një këqyrje gazetareske.
Kryeministrat shqiptarë, por dhe kryetarët e Bashkisë së Tiranës, mburren prore me veprat që bëjnë. E kemi dëgjuar Kryeministrin të mburret me mijëra kilometra rrugë që qeveria e tij ka bërë deri në zonat më të thella të vendit, për të cilat janë investuar me qindra miliona euro, dhe pyetja është: Si nuk i ka shkuar në mendje (jo vetëm këtij, në fakt) të heqë një milion euro mënjanë prej buxhetit të shtetit, dhe t’i investojë në varrezat e Tiranës? Sepse kaq lipsen; ndoshta dhe pakëz më shumë, por gjithsesi më pak se dy milionë, gjë që për buxhetin e një qeverie janë një çikërrimë. Lipsen për çfarë? Lipsen për t’i ‘humanizuar’ varrezat. Sepse varrezat, sido që t’i vijmë rrotull argumentit, janë për të gjallët, e jo për të vdekurit.
Të gjithë e njohin problemin. Varrezat janë si spitalet, ku të gjithëve na bie rasti të shkojmë, e prandaj të flasësh për një problem kaq të njohur është si të hapësh një derë të shqyer. Por puna e gazetarëve qëllon që është dhe kjo: të hapin një derë të shqyer. Cili është problemi? Problemi është i madh, tërësor, i trashëguar, por për fat, lehtësisht i zgjidhshëm e pa ndonjë kosto kushedi se çfarë. Është e vërtetë se problemi i zgjerimit të varrezave ka një kosto të përvitshme, por së pari është fjala për kosto të përballueshme (vdesin mesatarisht 7-8 vetë në ditë; çdo i vdekur ka nevojë për 5 metra katrorë; e kështu i bie që sipërfaqja e nevojshme e tokës për varrezë të shtohet me 1,5 ha/vit, dhe në terma financiarë kjo punë shkon deri në një milion euro), së dyti është fjala për kosto që mund të evitohen me adoptimin e varrezave murale, për të cilat mund të kërkohet e të merret mirëkuptimi e miratimi i myslimanëve (më thonë se dhe dogma e fesë myslimane nuk ka gjë kundër idesë së zhvarrimit pas një periudhe të caktuar kohe). Varrezat murale e zgjidhin njëherë e mirë këtë barrë financiare. Dikush që më shoqëronte në tour-in tim në Sharrë në emër të administratës së varrezave po më thoshte se është gati një projekt për t’u zbatuar: janë disa varre italianësh (civilë) të vdekur gjatë luftës së dytë botërore, dhe me këto varre do eksperimentohen e përurohen varrezat murale. Bashkia e Tiranës s’do bënte keq të ecte më shpejt me këtë projekt, e me negociatat me komunitetin e epshëm mysliman.
Sa për koston tjetër, atë të mirëmbajtjes, unë fola në krye të shkrimit. Dy milionë euro për të dy varrezat, Sharrë e Tufinë, do ta zgjidhnin problemin. Cili është problemi? Udha që të çon në varrezat e Sharrës, pasi lë rrugën nacionale e merr majtas, nuk është më e gjatë se 500 metra. Ajo është e ngushtë, me një asfalt gjithë arna, pa trotuare, me anë të zëna nga ata që bëjnë sidokudo pramatinë e luleve, e me shtëpi të ngritura ngjitur me rrugën (Një parantezë e gjatë: meqë jemi te shtëpitë, më së shumti të bëjnë përshtypje ato shtëpitë që janë në pjesën e sipërme të fshatit Sharrë, fare ngjitur me qytetin gjigant të varreve, që kap një sipërfaqe prej 35 hektarësh; janë alamet vilash dy e trekatëshe, por ideja se dikush mund të flejë e të zgjohet ngjitur me këtë qytet, të jep vetvetiu një trazim në stomak; sidomos kur banorët janë fëmijë; “fëmijët e shkollave s’e kanë për gjë; kalojnë çdo ditë mes për mes varrezave; madje, në një rast atë rrugë e kanë bërë dhe ca dasmorë, krushqit, tok me dhëndrin e me nusen”, më tha shoqëruesi, dhe mua m’u bë si një ngjarje e vjedhur nga librat e Kadaresë).
Dhe me këtë rrugë fillon problemi. Shifrën dy milionë euro që përmenda më sipër nuk e nxora nga mendja. Ma tha miku im që më shoqëronte e që ishte i mirinformuar mbi këto punë. Këto pará do të jenë mjaft për sistemimin e të dyja varrezave të Tiranës, dhe me sistemim ai kuptonte zgjerimin e mirë të rrugëve që të çojnë në varreza, shtrimin dhe ndërtimin e trotuareve, shtrimin e rrugicave brenda varrezave (janë të gjitha të paasfaltuara), mirëmbajtjen e vazhdueshme të varreve, ndriçimin total të varrezave, sigurimin e ujit të rrjedhshëm (për të larë duart, siç është një rit i ca dhe cave pas daljes nga varrezat, do t’iu duhet të kërkojnë shërbimin e shëmtuar të ca pramatarëve të tjerë që bartin ujë me bidonë 5 dhe 10 litërsh), disiplinimin e hyrjes në to me synimin për të evituar së pari plaçkitjen që i bëhet pjesës dekorative të varreve, d.m.th vjedhjen e vazove, hekurave rrethues, objekteve të tjera që janë aty për të mbajtur dhe për ca kohë lidhjen e të vdekurit me botën e gjallë, d.m.th ndonjë paketë cigare, ndonjë taketuke, ndonjë stilograf etj., etj., dhe së dyti për t’mos lejuar bartjen në qytetin e të vdekurve të ndonjë dukurie mbytëse urbane, sidozot lypësit (neorealistët e kinemasë italiane do ishin magjepsur pas pamjeve me fëmijët e vegjël, dhe me ca gra që luajnë rolin e nënave të tyre, që u zënë rrugën pjesëmarrësve në mort apo vizitorëve, në dalje apo në hyrje, e u kërkojnë lëmoshë me idenë se i kanë kapur në momente dhembshurie e empatie, rrjedhimisht nuk do të mbeten pa gjë).
Kryebashkiaku do bënte mirë që t’i vihej seriozisht kësaj punës së sistemimit të varrezave. Do t’i vlejë edhe në terma elektoralë (aty e ka mendjen soji i tij), pasi të gjithë të gjallëve më shpesh u bie rruga atyre anëve sesa nga bashkia e tij. Dhe sikur të mos ketë pará, le të shtojë dhe një taksë vjetore ‘ad hoc’ prej 3-4 dollarësh/person (askush s’ka për t’i thënë jo kësaj takse thjesht simbolike). Me kaq zgjidhet kjo situatë, e cila, nëse lihet kështu si është, është e turpshme.
Comments
Muchi ka filluar te me

Muchi ka filluar te me pelqeje me keto shkrimet e fundit. Sikur eshte me i arsyeshem. Ndoshta se tani ne shkrime nuk e lidh cdo gje me Salen, urrejtja per te cilin ja corodit gjykimin.

As per veten e tyre nuk

As per veten e tyre nuk mendojne keta derdimenet ne fuqi! Kujtojne se jane te perjetshem :-)

Shumica e problemeve qe kemi

Shumica e problemeve qe kemi ne zgjidhen shume thjesht. Problemi qendron tek vullneti i munguar per ti zgjidhur.

Ky eshte propozimi me i

Ky eshte propozimi me i vlefshem qe ka dhene Lulka gjate ketyre muajve qe eshte kryebashkiak. Te shohim a do e zbatoje...

"komunitetin e epshëm

"komunitetin e epshëm mysliman."???

Pse myslimanet kerkojne ti varrosin te vdekurit e tyre sipas tradites se besimit te tyre kjo nuk u jep te drejte te "tallni" nje komunitet te tere. Mendoja se ishte me serioz se kaq z. Nano.

Kjo eshte nje ceshtje serioze per besimtaret myslimane dhe KMSH e ka refuzuar kategorikisht perdorjen e varrezave murale per anetares e vet. Po ashtu shumica e qytetareve jane kundra ketij lloj varrimi. Mesa duket zgjidhja do duhet te jete mikse, ata qe e pranojne varrimin mural, let ti zhvendosin eshtrat e te vdekurve te tyre ne hapesirat e reja murale qe mund te krijohen, ndersa atyre qe s'e pranojne duhet tu krijohen kushtet per varrosje ne dhe, duke blere troje te reja per zgjerimin e varrezes.

O arnauto nuk te detyron

O arnauto nuk te detyron njeri te varrosesh ne mur. Kush nuk e ka problem ta bej, ai qe nuk do te varroset ne toke. Kshu qe "komuniteti mysliman" kot ankohet. Pastaj thuaj ti qe shqiptaret u kputen duke praktikuar islamin. haha. Na ka ngelur ajo shtet mysliman qe ne 1930 dhe nuk hiqet dot, thuaj ti qe 50 vjet shtet ateist nuk paska bere asnje efekt.

Jam dakort me propozimin dhe

Jam dakort me propozimin dhe pak vullnet dhe deshire e mire duhet per tu realizuar.\

Per sa i perket komunitetit mysliman,di qe myslimanet pas 33 vjetesh i rrafshojne varrezat pa i sistemuar eshtrat ,per te varrosur mysliman te tjere.Tani shtroj pyetjen:Myslimanet e kane me per nder ti humbasin eshtrat e te afermve te tyre pas 33 vjetesh apo ti sistemojne ato ne varreza murale(themelet e te cilave ne toke jane ) ?

Eriar ku e gjete kete punen e

Eriar ku e gjete kete punen e rrafshimit? s'ka asnje rrafshim pervec se futjes po ne dhe' por ne permasa me te vogla dhe neqoftese skeleti eshte i paprishur, atehere mbetjet njerezore nuk luhen nga vendi. Rrafshim vetem nje pane shqiptaret, muslimane e te krishtere, ate te Enver Hoxhes, sidomos tek vendi i quajtur Varri i Bami dhe ne Durres te Pallati i sotem i Sportit. Po ne shume qytete do gjesh rrafshimet nga ato te Enverit.

Dhe shqiptaret muslimane, u keputen apo jo duke praktikuar Islamin, preferojne te varrosen sipas rregullave te fese se tyre, apo u duhet te marrin dore kund?

"Te shqyejme nje dere te

"Te shqyejme nje dere te hapur" doje te thoje besoj...("sfondare una porta aperta")

Add new comment