Në pritje të tramvajit

Më 22 Prill, me rastin e Ditës së Tokës, kryebashkiaku Basha u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të përdorin sa më pak makinat, pasi në këtë mënyrë do ndihmonin në uljen e nivelit të ndotjes që ka sot kryeqyteti. Basha tha se qytetarët duhet të përdorin mjete alternative për transport, duke përmendur ecjen në këmbë, biçikletat dhe transportin publik. Natyrisht që me transport publik vetëm për momentin duhet të kemi parasysh autobusët, pasi së shpejti do të kemi linjë tramvaji.
Në pamje të parë thirrja është korrekte, pasi kështu jo vetëm që qyteti do ndotej më pak, po edhe qytetarët do bënin jetë më aktive e të shëndetshme. Por nëse e shohim këtë thirrje (në pamje të parë të natyrshme) në raport me situatën e trafikut dhe sidomos të gjendjes së transportit urban në Tiranë, atëherë thirrja e Bashës duket së paku qesharake. Që zoti Kryebashkiak jeton në Tiranë e dimë. Dimë gjithashtu se për lëvizjet e tij nuk përdor as biçikletë e as (larg qoftë) transportin publik. E shumta mund të bëjë disa hapa në këmbë herë pas here. Ndërsa nga thirrja e tij mësuam se kryeqytetari ynë as që e ka idenë se çfarë ndodh e në ç’katrahurë është sot ai shërbim që quhet transport publik, të cilin na sugjeroi të përdorim.
Në Tiranë sot operojnë disa kompani të licensuara nga Bashkia që na ofrojnë transportin publik. Mirëpo Bashkia që i ka licensuar nuk u kërkon asnjë lloj standardi, as në kohën që duhet të shpenzojnë në raport me një distancë të caktuar, pasi për të shkuar në destinacionin e nevojshëm me autobus të duhet trefishi i kohës që që do shpenzojë nëse të njëjtën rrugë do e bëje me makinë; as në numrin e autobusëve që duhet të ketë një linjë në shërbim, pasi në autobusë që kapacitetin e kanë 50 vende mund të shohësh edhe 150 pasagjerë të ngjeshur si sardele; e as në cilësinë e autobusëve, pasi vetëm tre linja kanë një standard të pranueshëm, ndërkohë që ka linja si ajo që të çon nga ish Kinostudio në ish Kombinat ku ata që duhet të jenë autobusë urbanë, janë ca mjete që në rastin më të mirë qelben era pisllëk e naftë. Dhe duhet vënë në dukje fakti se ky shërbim qytetarëve nuk u ofrohet gratis, por e paguajnë.
Ndaj do ishte mirë që zoti Kryebashkiak, përpara se të bëjë thirrje të tilla, le të vërë dorë ca në këtë shërbim, të cilin qytetarët që e kanë zgjedhur (zëri i të cilëve fatmirësisht u dëgjua) e paguajnë. Për të bërë këtë nuk duhen ato miliona që do duhen për të bërë linjën e tramvajit. Për ta rregulluar këtë shërbim mjafton vetëm një menaxhim më i mirë i Bashkisë së Tiranës, e cila është dhe licensuesja e këtyre kompanive dhe rrjedhimisht ka tagrën e duhur për t’u kërkuar llogari.
Zoti Kryebashkiak duhet të ketë parasysh gjithashtu se edhe pa thirrjen e tij, ajo pjesë qytetarësh që nuk kanë makina personale janë të detyruar ta përdorin këtë shërbim, të ngjeshen e të lerosen në këta autobusë, si dhe të shpërdorojnë kohën duke u zvarritur së bashku me autobusët rrugëve të kryeqytetit.
Por edhe ata qytetarë që kanë një nivel pak më të lartë jetese e kanë makina private, nuk pritën thirrjen e Kryebashkiakut për të ulur përdorimin e makinave, pasi u mjaftoi thirrja e heshtur qeverisë, e cila po përpiqet (jo pa sukses) me mish e me shpirt që karburanti të ketë të njëjtin çmim me vajin e ullirit.
Comments
Dhe duhet vënë në dukje fakti

Dhe duhet vënë në dukje fakti se ky shërbim qytetarëve nuk u ofrohet gratis, por e paguajnë.

E doke falas ti kshu?! hahaha

P.S. Per te tjerat jam dakort.

Mjetet me EKOLOGJIKE per te

Mjetet me EKOLOGJIKE per te qarkulluar ne Tirane mendoj se jane GOMERET DHE KUAJT!!!Te paret tane nuk kane qene aq budallenj sa jemi ne sot,qe ,per hir te "modernizimit" jetojme ne TYM E PLUHUR!!

O Albo ! Ake pyt nonji

O Albo !

Ake pyt nonji zanatçi sa kushton nje kilometer Tramvaj ?

Po ta them une 10 milion Euro.

Masanej dilni e na prrallisni per dhjetra kilometra tramvaje.

Me ne fund po shohim nje

Me ne fund po shohim nje shkrim i cili prek nje nga problemet direkte te banoreve te Tiranes. Po te shkosh tek ushtari i panjohur dhe te hipesh ne autobuz, duhet te presesh 10 minuta derisa te niset autobuzi (te thone se keshtu e kane orarin). Autobuzi niset dhe ti mendon shyqyr pas nje dite te lodhshme po shkoj ne shtepi dhe pushoj pak. Por jo vjen stacioni i dyte dhe perseritet e njejta gje, pritje 5-10 minuta. Autobuzi niset (Faleminderit o zot) por konstatimi i rradhes eshte, cfare paskan bere keta prodhuesit e autobuzeve i paskan dhene vetem marshin e pare (sepse vetem ai perdoret). Per te pershkruar nje rruge 2.5 km te nevojiten 30 minuta me autobuz. Shpeshhere kete rruge e bej ne kembe sepse arrij me shpejt ne destinacion. Pastertia e autobuzeve eshte ku therret qameti, mos te themi pastaj qe ne shumicen e rasteve paguan por nuk shef bilete me sy.

Eshte per tu theksuar qe ne disa linja standardet e autobuzeve dhe punonjesve te tyre jane rritur, por ka vend shume me shume drejt normalizimit te ketij sherbimi (apo jemi duke kerkuar shume).

Ne asnje vend te Europes (cfare kam pare dhe degjuar) nuk ben vaki qe te thone mbaruan abonete si ne Tirane, por ne shume qytete blihet ne cdo kohe te muajit ( ku ka bilete/abone 1-ditore, 1-javore, 1- mujore dhe 1-vjetore).

Add new comment