I gatshëm të takohem me Assadin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me homologun sirian, Bashar Al-Assad, përpara se të udhëtojë në OKB.
Ne kemi thënë se do të donim një takim me presidentin sirian Assad, për të normalizuar marrëdhënit mes Turqisë dhe Sirisë. Tani po presim ng apala tjetër për përgjigje
citohet Erdogan.
Qëndrimi përfaqëson një ndryshim jo të vogël për palën siriane, e izoluar që nga nisja e luftës civile më 2011. Assad u cilësua si diktator i përfshirë në krime, por ia doli të mbijetojë ndaj të gjithëve. Turqia ka pretendime të vetat në Siri dhe ndërmori operacione ushtarake gjatë konfliktit, përherë me objektiv lëvizjen e kurdëve.
Comments
Mbasi e dogji, dhunoi dhe
Mbasi e dogji, dhunoi dhe shkaterroi Sirine duke u bere pale me Ameriken, Saudet dhe Israelin; Sulltani kerkon te takoj me doren e gjakosur Assadin.
Davutoglu per Sirine eshte si Karadzic per Bosnjen. Ky I pari shpetoi pa u gjykuar.
Add new comment