Me diplomë në xhep nuk kam frikë nga ty, o Jetë

Jam i bindur që arsimimi i lartë sot konsiston në indoktrinim në masë, master në "Teknika Korrupsioni Bashkëkohore", luftë me pedagogun për notën tënde, stres kolektiv, garanci për papunësi, harxhim lekësh, harxhim kohe, trashje trush etj etj etj....dhe po jua shpjegoj përse:
Jeni 21 vjeç, sapo jeni diplomuar në Universitetin "Xhaxhi Enveri" (sot "Teta Demokracia") me mesatare 10, flamur me yll dhe lotët e gëzimit të mamës dhe babës. Pastaj i keni futur një specializim që ju e quani master, dhe keni ristudiuar shumë herë lëndë që i keni studiuar më pare (duke mësuar përmendsh nocione të shkruara mbi libra të lodhur, shpesh herë mediokër, të botuar falë tezave të studentëve të viteve më parë). Edhe 2 vite të tjera dhe gjendeni 23 vjeç me të ashtuquajturën "diplomë” në xhep. Nëse prindërve tuaj u ka ngelur akoma ndonjë qindarkë në xhep, në këtë pikë i fusni edhe një master 5000 euro (që mbase na hyn në punë me kohët që kanë ardhur) dhe pastaj o burra të bëjmë ndonjë stazh ku nuk të paguajnë, kështu kot, "për të mbushur curriculumin dhe për të pasur eksperiencë"...
Ndërkohë keni mbushur 25 vjeç, e ndjeheni dështakë dhe të frustruar sepse po kuptoni që diçka nuk shkon. Në këtë pikë duhet të bëni diçka; një gjë që me shumë mundësi nuk e keni bërë kurrë gjatë 25 viteve të jetës tuaj. T’i bëni një pyetje vetes dhe të mundoheni të kuptoni nëse ajo që përjetuat ishte vërtet ekzistenca juaj, ajo që vërtetë donit? Mos ndoshta sistemi ("Skema Ponzi" që ne i njohim si firma piramidale ku të gjithë dhanë, por jo të gjithë morën"), i cili po fundoset ashtu si Titanik jua ka "sugjeruar" duke ulëritur nëpër gazeta, tv e kafene për 20 vite me radhë që duhet të investoni që të bëheni dikushi? Kujdes: 90% prej jush nuk do ta kuptojë që ka bërë një rrugë standarde, duke vepruar në mënyrë të vazhdueshme si skllevër autonomë të bindur se në realitet jeni të veçantë dhe unikë. Shumica prej jush do jetë e bindur se ka bërë një hap përpara, se ndodhet në një "elitë intelektuale dhe profesionale" ku shumë pak vetë kanë privilegjin të arrijnë.
Jeta dhe ky sistem global gjithmonë e më shumë neoliberal do ju marrin me shpulla fytyrës që nga momenti i parë, duke ju bindur midis të tjerave që gjërat duhet të shkonin kështu sepse "ka krizë"dhe "duhet të falenderosh atë që të ofron punë në këto ditë të zeza". Nëse për 20 e kusur vite keni bërë gjithçka çfarë ju kanë thënë të bëni dhe tani gjendeni me një letër higjenike në dorë, atëherë nuk duhet t’i qurraviteni, qaheni dhe ankoheni shoqërisë që nuk ju kuptoi apo vleresoi siç duhet. Gjatë këtyre viteve, ju vetem sa keni marrë mundimin të zgjidhni ngjyrën e zinxhirëve me të cilët do lidheni me një të ardhme mediokre-shfrytëzuese dhe këtë e keni bërë (mund t'ju duket e pabesueshme) me vullnetin tuaj të plotë.
Ishit bindur që me një diplomë dhe një specializim do kishit çarë botën më dysh, apo jo? Kush ka frekuentuar fakultetin e ekonomisë dhe shkencave politike me siguri i mban mend leksionet mbi inflacionin monetar. Një lloj "monstre" që duhet luftuar me të gjitha forcat dhe me çdo kusht. "Është krim të hedhësh shumë kartmonedhë në qarkullim sepse është rreziku që leku të kthehet në letër higjenike" - kështu thoshte zysha. Mirë pra, atëherë pse nëpër Universitete nuk studiohet me imtësi i ashtuquajturi "Inflacion Akademik"? E thjeshtë fare, sepse universiteteve u duhen studentët për të mbushur llogaritë bankare e pastaj është llogjike apo jo? Sa më shumë të diplomuar me letra me "vlerë" në duar, aq më e fortë do jetë fuqia e punëdhënësit.
Duke e shndërruar "arsimimin e lartë" në një fenomen në masë, në dorë të çdo njeriu të aftë mendor në gjëndje të belbëzojë përmbajtjen e një libri të mësuar përmendsh, krijohet automatikisht një ofertë e palimituar punëtorësh me kosto të ulët dhe në të njëjtën kohë miliona syleshë binden që hyrja nëpër universitete më në fund u bë më "demokratike" (dhe e lehtë).
Rriten pretendimet,të paktën 2 gjuhë të huaja, diplomë + specializim, stazh dhe eksperiencë pune të mëparshme (nga një i sapodiplomuar?!!) dhe ulen garancitë, kushtet e pagat e punëtorit. Dhe eshte e pabesueshme që, pas kaq shume vitesh studim, janë kaq pak ata që e kanë kuptuar mekanizmin pervers që ne vetë, me miopi,arrogancë dhe provincializëm ushqejmë çdo ditë.
Falë punës time kam takuar dhe u kam shtrënguar dorën qindra njerëzve: kam njohur shumë meshkuj e femra të suksesshme, të kenaqur me jetën e tyre. Disa ishin të diplomuar dhe kishin ndjekur një rrugë studimi të ndërgjegjshme dhe brilante. Shumë të tjerë ishin njerëz të thjeshtë me kapacitet të të menduarit dhe vepruarit ndryshe. Secili per tyre kishte brenda vetes diçka që shkonte përtej diplomave e certifikatave që duan të na imponojnë e shesin vazhdimisht.
Por unë pyes veten për diçka: Si është e mundur që sot kemi krijuar një model nazizmi social kaq të pafytyrë dhe të pranueshëm nga të gjithë? Si është e mundur që sot është e pranueshme ideja që duhet pasur se s’bën "diçka më shumë", nuk them për të bërë jetë luksi po aq sa për të patur një ekzistence të denjë? Njerëzit nuk kanë më të drejtën e "ëndrrave normale", jetesës dhe ambicjes së thjeshtë? Kush nuk është Steve Jobs duhet t’i ngelet vetëm iluzioni i një titulli akademik gjithmonë e më të pavlerë, i nënpaguar përjetë e si qershia mbi torte, dhe nofka "çun mami"? Çdo gjë shkon mirë? Ose shkon keq por jo aq keq sa të ndalojë mijëra të rinjtë e mashtruar me xhepat plot me paret e babit, që çdo vit shqyejnë dyert e fakulteteve sepse nuk guxojnë të provojnë një tjetër rrugë, ose akoma më mirë; Të pyesin veten se çfarë mund të bëjnë për të reformuar këtë sistem arsimor e ta bëjnë më të dobishëm dhe më pak të komerçializuar.
-Jo,është shumë e lodhshme, po iki t'pi një kafe me çunat se loz dhe Barcelona sot, t'shof mos kap noj skedin!! - tha një shoku im.
Comments
hallall daku....me pelqen

hallall daku....me pelqen menyra jote e shqyrtimit te gjerave,paksa ndryshe nga shumica e studentave ne Shqiperi,"infektimi" nga pergjegjeshmeria kolektive e rinise ne Itali ka bere efekt....

Shkrim interesant.

Shkrim interesant. Liberalizimi i universiteteve ishte nje gabim tejet i madh. Duhet te ishim fokusuar tek rritja e cilesise dhe jo e sasise, gje qe solli dhe perkeqsimit e metejshem te asaj pak cilesie qe ishte. Nejse. Ky problem nuk zgjidhet. Te pakten jo shpejt. Do te duhen nja 5-10 vite qe tregu i punes ti vlersoje dipllomat per ate qe jane, asgje, dhe vetem ateher njerezit do te vene mend dhe do te kerkojne nje universitet cilesor. Por nuk do ta gjene sepse asnjeri nga universitetet aktual nuk i permbush kriteret.

Nje problem tjeter eshte dhe qe studentet futen ne ato dege qe nuk i pelqejn aspak, por qe jane popullore. Dhe kur nuk e pelqen nje dege, nuk ke se si ta mesosh.

Sa per ate: Rriten pretendimet,të paktën 2 gjuhë të huaja, diplomë + specializim, stazh dhe eksperiencë pune të mëparshme (nga një i sapodiplomuar?!!) dhe ulen garancitë...

ndodh kudo. Ne fakt mund te shtosh dhe keto: "Pune vullnetare", "te kete udhetuar/njohes i kulturave te tjera".

Dhe ne fund, i dashur i

Dhe ne fund, i dashur i punesuar (ne qofte se ndodh) qe ke mbaruar studimet me noten 10, te kapitalisti i sotem do te paguhesh shume me pak se nje "minifund" qe nuk ka asnje specializim, por ka .... Do ta ndiesh veten nje hiç, perballe nje "bukurie qe vret" me ... Do te ndjehesh nje hiç perballe nje te punesuari me "kristal" apo me "vitrinat", qe diplome ka vetem pagesen, pra ka paguar qe te beje qef pronari. Po pate pretendime do te te thuhet: "Po deshe ik se kam 100 vete te dera duke pritur per pune". Kjo eshte pra liria e ketij sistemi qe po e ben njeriun edhe me ujk se ujku, edhe me qen se qeni, por fatkeqesisht po reziston.

Edhe nje tjeter: do te jesh i ofenduar se do te kesh nje pagese dhhjetera here me te vogel se nje qe ben 10 emisione televizive ne jave, me perralla, me gafa. Do te kesh nje page dhjetera here me te vogel se nje "I famshem" qe ka qene ne Big Brother, ka ngrene e pire si derr; ka qene ndoshta edhe te X Faktor,por qe te dy jane nje veçanti e kesaj rinie e jo nje pergjithesim.

Do te paguhesh dhejetera here me pak se nje qe ka mbaruar dy universitete, eshte 25 vjeçe, ka bere jete te rregullt nate, ka kaluar çdo dite 2-3 ore ne floktore, ka ndenjur çdo dite 3-4 ore ne klube, ka bere edhe pushime 2-3 mujore jashte shtetit. Pra per ty nata dhe dita paskan pasur 24 ore, kurse per ate (f) nata e dita duhet te kene pasur 72 ore.

Frytet e sistemit demokratik.

Mos me keqkuptoni: Mos u kthefshim me te sistemi socialist, por mos vijofte keshtu degjenerimi ekonomik, politik, etj., i ketij sisemi demokratik. Lumi do e marre boten ne kete menyre.

Shume interesant analiza juaj

Shume interesant analiza juaj per Inflacionin Akademik. Mu duk mese e vertete.

I dashur Anonim, ata qe

I dashur Anonim, ata qe "diplomohen" neper kioskat shqiptare universitete kane me shume shanse per te gjetur pune sepse shefat e tyre i duan injorante , ne mos edhe shefat kane mbaruar shkolla rrumpalla si ata e jane bere shefa fale njohjeve apo militantizmit.. Keshtu qe kjo puna e shkollave pa nivel nuk ka bere gje tjeter vec se ka degjeneruar nivelin ne pergjithesi dhe profesionalizmin per te cilin zor se pyet njeri ne Shqiperi.

Problemi eshte se sot ne Shqiperi vleresohen diplomat e leshuara nga universitete private, ku studentet bejne sikru studiojne , sepse nuk bejne gje tjeter vecse verdallisen e kopjojne detyrat dhe perbuzen diplomat e atyre qe kane studiuar jashte neper universitete me tradite e ku per te marre nje diplome te del djersa.

Eshte qesharake. Per tu regjistruar ne nje program masteri ne nje universitet jashte ( qe sot daton 125 vjet universitet) me eshte dashur konfirmim i diplomes nga Rektorati i UT etc etc . Mendoni sa te besueshme jane diplomat tona ne syte e botes.

Tani qe kam mbaruar studimet dhe mora diplomen e masterit jashte duhet te shkoj te bej njohjen nga Ministria jone e famshme e Arsimit qe jep licensa kioskash universitete. This is Albania... dhe keshtu sic e ka nisur... nje Zot e di ku do shkojme.

E nderuar Dorela, E di se do

E nderuar Dorela,

E di se do te vuash, pasi diplomat te ne kane vlere vetem per ato qe kane "vlere". Por me çudit fakti se edhe suksese ka ne biznes dhe ne disa lloje punesh. E di pse? Sepse asnje e drejte e njeriut nuk respektohet. Çdo gje vidhet, tregohet ne vlera te ulta; pagesat e atyre qe bejne vertete punen jane fare te vogla, etj. Sukur vetem 50% e ligjeve te biznesit te zbatoheshin, edhe 10% e bizneseve te ne nuk do qendronin ne kembe. Shteti tallet me ne, privati tallet me ne sepse ka shtetin perkrah, sepse perkrah shtetin qe te mbaje pushtetin. Ka shume e shume te tjera.

Duke falenderuar

Duke falenderuar jashtezakonisht shume Z.Petushi

Doja te shtoja ja dy gjera te cilat besoj se jane te nevojshme.

A- Shteti duhet te hape urgjent shkolla profesionale 3-vjeçare Marangoz,hidraulik ,Hotelier,recepionist,Banakier,Kamarier etj,etj,etj,etj,etj

Dhe keto djem e vajza duhet te pajisen me nje diplome (liçense) ku u jep te drejten te hapin biznes ose te kene te drejte te shesin diplomen e tyre pra ta ndjejne veten te dobishem e jo te shkaterrojne familjet e tyre per fakultet.

Add new comment