Zgjedhjet e 2013-ës dhe votuesit e 2021-shit

Postuar në 30 Prill, 2012 01:51
Eduard Zaloshnja

Në një opinion të Ermal Hasimes, të titulluar “Shqipëria pas 10 vjetësh” (ribotuar në respublica.al – http://www.respublica.al/permbajtje/2012/4/25/shqiperia-pas-10-vjetesh ), autori arrin në përfundimin që, nëse duam të përllogarisim ndryshimin pas 10 vjetësh, do të duhet t’i heqim sytë nga drejtuesit e vitit 2022 dhe t’i kthejmë sytë nga votuesit e vitit 2022. Thënë më shkoqur, Hasimja mbron tezën se, pas 10 vjetësh, gjërat mund të ndryshojnë për mirë në Shqipëri, në qoftë se votuesit ndryshojnë për mirë. Por si do të jenë votuesit e atëhershëm?

Meqënëse viti 2022 nuk përkon me zgjedhje të pritshme (Kushtetuta parashikon zgjedhje parlamentare një herë në 4 vjet), po mundohem t’i përgjigjem pyetjes së mësipërme duke e afruar një vit horizontin e parashikimit.

Në qershorin e vitit 2021 (në qoftë se nuk zhvillohen zgjedhje të parakohëshme deri në atë kohë), i bie të zhvillohen zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë. Duke mbajtur parasysh prirjet demografike, kur të zhvillohen ato zgjedhje, çereku i banorëve të Shqipërisë në moshë për të votuar do të jenë të rinj që nuk do ta mbajnë mend kohën para ardhjes në 2005-ën të Berishës në pushtet. Dhe në qoftë se zgjedhjet e qershorit të ardhshëm i fiton Berisha, dhe nëse I Plotëfuqishmi Atje Lart i jep shëndet, ata të rinj do të mbajnë mend vetëm një njeri në krye të qeverisë – Berishën. Dhe ja përse.

Në qoftë se koalicioni i udhëhequr nga Berisha arrin të sigurojë të paktën 71 mandate në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm, Edi Rama ka dy opsione: 1 – Të refuzojë njohjen e rezultatit dhe të mundohet të bindë të tijët se herën tjetër nuk do ta lërë më Saliun të vjedhë vota; 2 – Të pranojë humbjen dhe të largohet nga politika

Opsionin e parë Rama e vuri në përdorim pas 2009-ës dhe 2011-ës, dhe në qoftë se dështon përsëri, do ta ketë shumë të vështirë të ruajë edhe një herë kompaktësinë e bashkëpunëtorëve të tij. Por edhe në qoftë se ia del mbanë me ta, do ta ketë shumë të vështirë të bindë elektoratin e majtë se ai do të fitojë me “hajdutin” Berisha në 2017-ën. Dhe me një elektorat të shkuarajuar nuk mund t’i fitosh zgjedhjet, edhe në qoftë se ke një ekip kompakt rreth vetes. Pra, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…

Në qoftë se Rama largohet nga politika pas një humbje të mundshme, në PS do të fillojë pa diskutim një luftë e ashpër për marrjen e kreut të saj. Ben Blushi, siç thuhet në kafenetë politike të Tiranës, ka kohë që “e ka vënë shishen në rradhën e qumshtit”, por shumë eksponentë të PS-së mund ta sfidojnë fort ngjitjen e tij në postin e kryetarit të partisë. Nuk është çudi që, nga sfidantët e tij, të dëgjojmë atëherë për drekat e darkat që Blushi ha me Fevziun, Frangajn, Zamirin, Gimen, etj. Në ato kushte, gjasat do të jenë të mëdha që PS-ja të dalë shumë e dobësuar nga lufta për kreun e saj, për të mos thënë se mund t’i ndodhë një skizmë më serioze se ajo e 2004-ës. Pra, edhe në këtë skenar, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…

Dhe në qoftë se ndodh kështu, çereku i elektoratit të 2021-shit vetëm me të dëgjuar do ta dijë se në Shqipëri ka ndodhur një herë rotacion pushteti nëpërmjet zgjedhjeve normale. Ndërkohë ky elektorat do të ketë jetuar në një shtet, ku zgjedhjet kanë qenë thjesht një formalitet për vulosjen e qëndrimit të Berishës në krye të pushtetit dhe ku përparimi individual kushtëzohet shumë nga të qenit i lidhur me pushtetin e Berishës. Dhe ky do të jetë elektorati nga i cili do të pritet ndryshimi në 2021-shin…

Në 2021-shin, Berisha, në qoftë se I Plotëfuqishmi Atje Lart i jep shëndet, do të jetë 77 veç. Dhe a do të synojë ai të vazhdojë të qeverisë? Pse jo – 88-vjeçari Mugabe po rikandidon në Zimbabue për të vazhduar në krye të qeverisjes, edhe pse ka 32 vjet në pushtet…

Duke u kthyer tek përgjigjia e pyetjes së fillimit, e cila u ngacmua nga shkrimi i Hasimes, mund të thuhet që, sesi do të jenë votuesit e 2021-shit dhe nëse ata do të prodhojnë ndryshim atëherë, do të varet shumë nga rezultati i zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm. Në qoftë se zgjedhjet e pas një viti mbajnë Berishën në pushtet, në vitin 2021, me gjasa të mëdha, do të ndodhë ajo që përshkruajta më lart. Në qoftë se pas një viti do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme për historinë 100-vjeçare të shtetit tonë – rotacioni i dytë rradhazi i pushtetit me zgjedhje normale – votuesit e 2021-shit do të kenë ngulitur në kokën e tyre leksionin numër një të demokracisë: Zgjedhjet janë mekanizmi më i mirë dhe me më pak kosto për ndërrimin e pushtetit.

Dhe historia ka treguar se ky mekanizëm i demokracisë, sado joperfekt, është më efektivi për të prodhuar zhvillim të qëndrueshëm në një horizont afatgjatë.

Comments

Submitted by Ed Martini (not verified) on

Shkrim interesant. Por nuk mendoj se do te ndodh keshtu, pasi 2013-ta do te jete shume me i thjeshte. Berisha do te humb mazhorancen per tre arsye.

1. Konsumimi i madh ne pushtet, gjendja ekonomike e vendit dhe ndikimi krizes nderkombetare.

2. Faktori nderkombetar; une besoj se Berisha nuk do te "gezoj" direkt mbeshtetjen nderkombetare, pasi 8 vite ne pushtet do te gjykohen shume te gjata per nje vend si Shqiperia. Kjo zakonisht nuk ndodh ne demokraci shume me te zhvillura se vendi yne.

3. Do te kete ndikim edhe fragmentimi i se djathtes, dhe ne keto kushte fituese qofte edhe minimale do te jete Ps-ja. Pas kesaj gjithcka do te varet nga koalicionet.

Ajo cfare me shqeteson eshte gjendja aktuale e Partise Socialiste. A eshte i gatshem Rama qe te jete Kryeminister i mire per Shqiperine? Ose me mire te them si do te jete Rama si Kryetar i Qeverise? Keshtu sic eshte? Cinik dhe mosperfilles? Me gjuhe te mprehte si te gjarperit dhe me indiferentizem permanent? Do te jete ne gjendje te qeverise gjithe punet e Shqiperise dhe shqiptareve, sepse Shqiperia nuk eshte vetem Tirana dhe shqiptaret jane me shume se sa Shqiperia?

Keto pyetje me mundojne seriozisht. Te shohim... nuk kemi alernative tjeter pervec pritjes!

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Ti po analizon cilesite e Rames duke u nisur nga menyra se si ai ka bere politike deri tani, dhe ne kete pike ke kryesisht te drejte  (them kryesisht sepse psh mosperfilljen e Rames per te bere pazare me Nanon, Meten, etj ne funksion te marrjes se pushtetit une e shoh me shume si gje pozitive sesa negative).

Rama si administrator eshte dicka krejt tjeter nga Rama politikan. Shembulli eshte qeverisja qe i beri Bashkise se Tiranes, e mori si nje banjo publike qe e vetmja gje qe bente leshonte leje ndertimi monstruoze pa hesap dhe e kthehu ne makine te fuqishme dhe moderne administrative duke punuar 9 vjet rresht me qeveri qe e luftonin non-stop me cdo mjet.  Kam degjuar nga shume persona te majte dhe te djathte qe kane punuar me Ramen ne Bashki vleresime shume pozitive per vullnetin dhe vizionin e tij te punes.

Submitted by Ed Martini (not verified) on

Se pari, ne menyre qe te mos me keqkuptoni, po ju them se Berisha nuk eshte Kryeminister i mire. Madje eshte shume i keq, eshte emotiv dhe arrogant, pa permendur shume probleme te tjera te qeverisjes se keqe qe po i ben ketij vendi. Shqiperia ka 1000 halle, dhe ne kete gjendje ku jemi, gjeja e fundit qe kemi nevoj jane konfliktet politike. Por ai duket se e ka semundje te brendeshme, ai nuk mund te "jetoje" dote pa konflikte dhe zhurma. Nuk po zgjatem me shume, sepse ky koment do te dilte nje shkrim per "Zerin e Popullit".

Rama.... Sa shume ka per te folur edhe per Kryetarin e PS-se! Edhe ai eshte arrogant, nihilist, percmues, orator i hidhur si pelini! Eshte nje fjale goje te thuash se eshte "Administrator i mire". Administrator i kujt? I lejeve te ndertimit qe i ka shitur rregullisht me 20 %? Qe cdo 5 metra ka "lejuar" te ndertohet nje 12 katesh? Qe sot e gjithe diten Tirana eshte kthyer ne nje qytet ku nuk mund te qarkullohet me, nga dendesia e jashtezakonshme e ndertimeve pa asnje lloj kriteri? Po ju sjell nje shembull. Diku nga viti 2000-2001, djali im 10 vjecar luante nje loje ne kompjuter. Nuk e mbaj mend emrin e lojes, por ishte nje loje krijuese. Duhej te "ndertoje" virtualisht nje qytet; me rruge, shtepi, fabrika, dyqane, gjithcka qe i duhet nje qyteti. Nese lojen e "zhvilloje" mire, kishe te ardhura, pra shkurt duhej te beje gjithcka qe duhet te beje nje Kryebashkiak. Por nese gaboje... loja prishej, dhe gjithcka shembej para syve te tu... Kjo ka ndodhur me Tiranen ne 20 vite tranzicion, dhe te jemi te drejte, shumica e kesaj masakre urbane eshte bere nen drejtimin e Edi Rames. Shkurt, Tirana eshte bere qytet i pajetueshem per njerez normal, por jetohet nga halli. Tirana eshte nje Qytet qe nuk Funsionon, qe nuk i abservon me banoret e tij, ne jetojme neveritshem ngjitur me njeri tjetrin, dhe per kete krim urban e ka fajin kryesisht Edi Rama. Sot e 100 vjet nuk do ia heq kush kete damke qytetit te Tiranes. Ka bere pune.... ka shtruar edhe disa rruge, ka lyer disa pallate, ka pastruar perdite disa nga mbeturinat e qytetit, jo te gjitha! Por fundja cdo kryetar bashkie keto pune ka, apo jo?

Une kam dyshime edhe per aftesite e tij si politikan pertej kufinjeve fizik te Shqiperise. Sepse te jesh kryeminister do te thote te drejtosh politiken qeverise ne raport me fqinjet, ne raport me nderkombetaret, ne raport me Kosoven, me Maqedonine, me Greqine dhe Serbine. Ne kete pike kam dyshime te forta, por nuk do te zgjatem, sepse vertet komenti po del shume i gjate.

Ndoshta ai eshte shume i afte per te mbajtur ne "korent" situata te caktuara, eshte shume imponues mediatikisht, bie ne sy per portretin (i gjate, veshur bukur, fjalor te pasur, tamam si nje ylle kinemaje!) por... vetem kaq. Thelbi i tij me duket shume i dyshimte, dhe sinqerisht kam frike. Kush mund te jete? Une nuk e di, sepse te urtet, te zgjuarit per dreq nuk e kane guximin e Berishes apo Rames! Ata... vetem shkruajn neper gazeta, pa i thene gjerat me emrin e vertet te tyre, por duke i prekur lehtazi... Prandaj edhe une dyshoj, dhe dyshimi im nuk eshte nje prove!

Shpresoj se kushdo qe te jeni ju do e mirekuptoni kete polemik timen. Faleminderit!

Submitted by Albi (not verified) on

Jashtezakonisht i zgjenjyer nga ky shkrim Zaloshnja, nga ty pres dhe kerkoj shume me mire se kaq.

Në qoftë se Rama largohet nga politika pas një humbje të mundshme, në PS do të fillojë pa diskutim një luftë e ashpër për marrjen e kreut të saj. Ben Blushi, siç thuhet në kafenetë politike të Tiranës, ka kohë që “e ka vënë shishen në rradhën e qumshtit”, por shumë eksponentë të PS-së mund ta sfidojnë fort ngjitjen e tij në postin e kryetarit të partisë. Nuk është çudi që të dëgjojmë atëherë nga sfidantët e tij për drekat e darkat që Blushi ha me Fevziun, Frangajn, Zamirin, Gimen, etj. Në ato kushte, gjasat do të jenë të mëdha që PS-ja të dalë shumë e dobësuar nga lufta për kreun e saj, për të mos thënë se mund t’i ndodhë një skizmë më serioze se ajo e 2004-ës. Pra, edhe në këtë skenar, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…

Ca dreq llogjike eshte kjo aman? Meqe nje parti benka zgjedhje brenda per brenda saj ajo shkaterrohet??? Sa gjynaf partite amerikane! Nqs Blushi nuk zgjidhet, edhe per ato arsyet banale qe jep ti (sinqerisht, me ke ha dreke Blushi, ky eshte argumenti yt?) do zgjidhet dikush tjeter qe do kete shansin e tij per te dhene nje fryme te re. Procesi demokrati nuk eshte gje tjeter vetem se nderrim i shpeshte i elitave per te eleminuar kontrollin e pushtetit nga pak duar.  Me duket se me shume se cdo gje tjeter po beni gati terrenin per 2013. Argumenti kesaj rradhe do jete ky: "vertete Rama humbi, po po te iki na shkaterrohet partia, kshuqe me mire ta mbajme".

Gjynaf qe keto argumente nuk i permendet ne 2005,  kur Rama behej gati te merrte PS-ne.

p.s Me e rendesishme se emri i kryetari jane institucionet e partise. A do kete primaries per vendet per deputet, kryetar bashkie etj? A do kete pushtet te limituar te kryetarit per te incentivuar te rinj te futen ne parti me koken e tyre dhe jo si militant te kryetarit? Keto jane pyetjet qe duhet tu pergjigjesh, ketu eshte forcimi i vertete i partise.

p.s2 argumenti i Hasimes eshte qesharak. Zgjidhja vjen kur "te permirsohen" votuesit? Pse jo kur "te permirsohen" politikanet? Jo, njerezit jane te thjeshte fare, rendin pas interesit te tyre. Nqs partite politike do jene zyra punesimi ne 2022, njerezit do sillen njesoj ndaj tyre. E rendesishme eshte te ndertosh insitucionet e duhura qe sjellin incentivat e duhura per te ndryshuar sjelljen.

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Esse fantastiko-shkencore per te shkeputur vemendjen nga realiteti e zgjedhjet e tanishme. Populli shqiptar nuk eshte femijez qe ka nevoje per 'perralla' per t'a pergjumur akoma me shume ne letargjine e gjate qe e ka zene me politiken. Z.Zaloshnja, po e patet me norme te shkruarit, ju falet qe fluturoni kaq thelle ne vite me zvarritje, po qe se e keni me pasion 'shini grure ne lem'...Vetem per indicje shqetesimesh nuk vuan realiteti yne ! Megafonin kush e remben e ka aftesine 'te detyroje' te hapin dritaret dynjaja per te degjuar e mesuar. Historia ka treguar plot gjera, por ne nuk ecim gjithmone ne binaret e saj pavaresisht se nga bie udha por kercejme si bretkoca me uakuake te pambarimta...Mbase edhe duhet te shplodheni pak...

Submitted by Gingi (not verified) on

Jane Ha-mendesime, pas asaj qe pohoj Ha- simja.
Jane vertet-simile, jo fakt-fax-simile.
Relax in the tajare :)

Submitted by Aldo (not verified) on

Kush pati mend e kuptoi Zaloshnjen c'desh te thosh.
Sinqerisht te gjithe analizat jane te goditura edhe pse pak Sci-Fi.

Submitted by nn (not verified) on

Zgjedhje me saliun nuk ka .Vetem nese nuk do kete vjedhje sheshit  apo te denohen manipuluesit ,dmth vota te shkoje atje ku hidhet,e lexohet drejt ,atehere dihet fituesi. Qe nga 2009 po qenbdron edhe pse me duar te gjakosura ,votuesit nuk do nxene mend as per 20 vjet.Kjo u duk pas 21 JANARIT KU JO VETEM QE NUK PO ECEN ZGJIDHJA  DHE DENIMI I ATYRE QE E MERITOJNE ,por ka marre per keq,heshtja e qellimshme dhe zvarritja eshte TRADHETI.Nje votuese e rregullt e PS me thote kane faj te dy njesoj ,pra barazohet vrasesi me ankuesin ..Dje komshia qe thote kur ste vrane dhe ty ,apo me teper se aq????? Pra vota i japin te dy palet vrasesit,dhe kjo quhet ZOTESI (per te sunduar!!!!),dhe votuesja e PS  nuk marre pjese me ne votime ,pse kur EDI nuk i ruan dot,i pazoti!!!!!pOPULLI ESHTE SHKATERRUAR SI KOLEKTIV ,KETE E GJETI I NDJERI .Mos kurre te jete akoma bisha ne pushtet,mendoj te votoj KUQ E ZI.

Submitted by reformer (not verified) on

Zaloshnja ne vend qe te merreni me profeci dhe me parashikime dhjetevjecare, a mund ti pergjigjeni pyetjes time te me poshtme: a do te digjen serisht kutite ne vitin 2013?

Submitted by respublica (not verified) on

pergjigjia e shkurter eshte se, nqs berisha nuk del ne pension ne 2013, ai do te qeverise si mugabe...

Submitted by Albi (not verified) on

Pse??? Sepse opozita pa Edin shkermoqet???

Po lerini keto budalliqe aman. Nqs edhe ne 2013 opozita humbet do te thote qe ne krye te saj eshte nje kokrra e diktatorit qe nuk do kete mesuar te ndaj pushtet edhe nqs kjo i kushton humbjen.

Submitted by Xoni (not verified) on

Një votues ne  2022 do ju quaj thjesht "Xaloshnja" neper komente te ketij lloji ku une po shkruaj tani.
Dhe njerezit qe akoma do kujtojne kohen e para 90-es, do mbajne mend per mire shkollat Enverit. E prape njerez te mire do bejne ndonje version me te ri te filmit "Mesenjtorja"

Ne 22 Janar duhej te terhiqej zvarre vetem per bastardet qe ka bere mesues
mos u kapni kot me Edin apo opozitra

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.