Besa e shqiptarit: E poshtëron pushteti përditë, ul kurrizin dhe sytë. Vesh iksi një bluzë, e mbysin!!!
Në katakombet online të psikiatrisë kombëtariste është zhvilluar një betejë frontale ndaj gazetarit sportive, Ervin Baku, i cili në një intervistë për EuroNews, është paraqitur në ekran me një bluzë të ekipit kombëtar serb të volejbollit. Kaq ka mjaftuar që sipas Bakut të nisë një “kryqëzatë e pafre dhe e pa arsye”, që përmban “një ndëshkim masiv që e ka tejkaluar të drejtën tuaj”.
Më tej gazetari kërkon ndjesë, mandej i kujton njerëzisë se vjen nga familje patriotike, se ai vetë pasqyron ndjenja të tilla e kështu me radhë. Ngjarja është e ngjashme me incidentin në një plazh në Malin e Zi, kur një grup serbësh detyruan një familje nga Shqipëria të largohej duke vendosur flamurin dhe duke kënduar këngë nacionaliste. Megjithatë në video shihet se shqiptarët mbajnë peshqir me flamurin kombëtar, diçka e pavend estetikisht në një peshqir dhe mandej në një plazh. E aq më tepër mes njerëzish që kanë ngarkesa siç edhe kemi ne.
Disa kohë më parë, gazetari Arjan Çani shprehej në një dalje se Grida Duma nuk e ftonte më në emisionin e saj sepse pyetjes nëse “ata në Himarë kanë të drejtë të flasin greqisht”, Çani thotë se iu përgjigj që “po”. “Sepse ndihen dhe janë grekë”. Pse jo?!
Shkuma e bardhë e inatçorëve online nuk përfaqëson kurrfarë kërcënimi. Në Shqipëri po nuk ka plaçkë në mes, nuk vepron kush. Por Baku ka rendur të mbrojë imazhin e vet, pas inga ai imazh varet edhe konsiderimi i “shokëve tanë Tili” që thyejnë xhamat me llastiqe. Problemi këtu është kulturor. Ose më saktë i një niveli kulturor që nuk do të luajë vendit. Provokimi nga një buzë e Serbisë, lidhet kush e di se me çfarë frustrimesh dhe idesh që duke u tretur nga “Lart” “Poshtë” reduktohet në mesazhin e thjeshtë se serbët janë armiku që duhet urryer, sikundër grekët janë disa që duhen përbuzur dhe poshtëruar.
Shoqëria qëndron përherë mes disa koordinatava që i shtyn e i afron sipas perceptimeve. P.sh, shumë të huajve, por edhe shumë shqiptarëve nga zona të caktuara u bën përshtypje flamuri turk, apo amerikan në majën e godinave që janë në ndërtim. Krahas flamurit shqiptar. Kjo ndodh sidomos në Shqipërinë e Mesme dhe në Myzeqe(një pjesë).
Arsyen e këtij akti është e vështirë ta interpretosh: ajo lidhet sa me ndonjë trivialitet(si ta zëmë porosi që flamurin ta vendosësh, apo ndonjë nder nga ndonjë institucion), sikundër mund të jetë konvertimi fillestar i një shqiptari që ka përvojën e vet në venet përkatëse. Por edhe besim naiv se miqtë duhen nderuar edhe kur nuk e dinë se po i nderon dhe nuk të kanë bujtur.
Çfarë është shumë e papranueshme është mënyra sesi shoqëria shqiptare refuzon dhe as ia ka idenë të reagojë për degradimin estetik të prezantimit publik, që manifeston një etikë të re të modelit të prostitutës dhe kriminelit në majën e piramidës së vlerave, dhe ngrihet e çirret për një zgjedhje private, sado që snobe dhe me mesazh në vetevete, të dikujt që në të vërtetë mund të ishte premisë për një tjetër debat. Ne jemi një shoqëri që na poshtërojnë përditë ata që qeverisin këtë vend, dhe kokën e ulim në hale pa u ndjerë. Madje edhe po të ndihesh, të hidhen në familje e të thonë se nuk je mirë apo edhe se kush e di kush të paguan. Poshtërimin nga pushteti ky farë mileti e quan normën e krijimit dhe të ekzistencës, ndaj edhe servilizmin dhe spiunllëkun e ka tipar kombëtar.
Madje në emër të kësaj bindjeje ndaj pushtetit, prej nga ku ka mësuar se serbët janë armiq dhe turqit miq, ngrihet edhe ky gjyqi ndaj gazetarit në fjalë, që tani kërkon falje e mëshirë nga të ndërkryerit e flamurit kuq e zi.
Comments
Ajo pacavurja qe kishte
Ajo pacavurja qe kishte mbuluar trupin me flamurin shqiptar ne Budva, e meritonte te perzihej. Biles serbet u treguan te civilizuar.
Aq shume ishte patriote karshi atdheut ajo, sa qe shkoi ne Mal te Zi per pushime dhe sumen e lagur vendosi ta fshinte me flamurin kombetar. I kam vizituar keto republika dhe rajone, me kollaj mund te valevisesh fkamurin shqiptar ne Pozheravac e Novi Pazar se sa ne Budva apo Cetinje.
Provokacija!
Ia ben shume mire. Si shqiptar iu drejtohem: " izvini brati Srbini, ona je slaba"!
Perseri e them, u treguan tolerant sepse nje nje situate ndryshe, shtazet e Kosovistanit do tia kishin hequr dhe djegur peshqirin, po te ishte serbe.
E sa per Ervinin nga Baku Azerbaijan, harroi i gjori se po jepte nje interviste ne KkanKosovistan qe titullin poshte ( live) e kishte " gazetari shqiptar provokon me flamur serb".....
Kjo sepse kerkonte klikime. Mediat e sotme jane mgjth mend kazan, pusete fekalesh. Ku pakacot si Marin Mema, E Kocaqi, Satan Guri etj lehin si Hiyena per komb e atdhe kur vete keta palaco e dine se nga pas iu lepihen turma iliteralesh kolektive qe nuk lexojne e nuk dine te shkruajne. Njesoj si tabori iliteral dinsiz i Elvis presley Naqit.
Shiko, studio e mendo. Turmat e Kosivstanit jane skorje ardhacskesh nga Kaukazi dhe Afganistani . Mentalities, kultura dhe jetesa nuk kane asgje me serb e shqiptar. Gjuhen e kane 70% ndryshe nga shqipja standarte. Gjithmone do te jene te prapambetur. Fajin nuk e ka as feja e as Serbia sepse edhe shqiptaret e Malit te Zi kishin te njejtin fat, por ja qe jane me te avancuar.
Kur politikanet i vjedhin dhe i roberojne; perdorin nacionalizmin ekstrem per t,'i droguar.
Dukesh me goxha intelekt.
Dukesh me goxha intelekt.
Qifi, te lumte piçka!
Qifi, te lumte
Picka e saj ma e forte
Qe besa zogu i ksaj burrneshe me flamur kombtar asht ma i forte se qifi. Zog me dy krena ose bole ka kjo qik. Mixha jem krenohu me na qikat burrnesha
E more Qifis, motra jote
Shiko bithen tende o Qifi se na more me qafe, te mori me qafe Janulla me plehrat qe ka rrotull!
Si xhuxh qe je o plak matuf
Si xhuxh qe je o plak matuf nuk t'a ka fajin njeri qe te ka ngelur koka tek bytha e te tjereve. Tashme qe padroni te ngordhi (Iku ) je bere si ai qeni zgjebosur qe bredh neper kosha, nuhat dhe jargavitet.
Add new comment