Quo vadis Klosi?

Postuar në 29 Prill, 2012 05:06
Bekim Kupina

Teksa ishte përgjigjur në pyetjen e 24 të pyetësorit të gazetarit Mustafa Nano, publicisti Ardian Klosi nga shtatori i vjetëm e kishte definuar qartë konceptin e vdekjes. Nëse kishte frikë nga vdekja, Klosi kishte thënë: “Aspak, vetëm se do të doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim. Nuk kam frikë nga vdekja, të ikësh i qetë nga kjo botë, duhet të jetë një bekim”. Pjesa dytë e fjalisë është dhe fjala e mbramë, të cilën Klosi e shkroi në formë mesazhi për gruan e tij. Ky formulim është analiza e fundit e Ardian Klosit dhe kumti se në shoqërinë shqiptare njerëzit mund ta kenë një fat të tillë. Jo për shkak të përcaktimit personal, por për shkak se, duke mos dalë nga korniza, shoqëria shqiptare ende po vazhdon të paraqesë rrezik për individin, ku ai nuk mund të shfaqet dhe ku është shënjestër e mediokritetit të pushtetit e mbase edhe shoqërisë në përgjithësi. Ai iku nga kjo botë duke lënë peng dëshirën e tij për një bisedë me Gjergj Kastriot Skënderbeun, në të cilën ai kishte dashur të ishte prezent edhe historiani Oliver Jens Schmitt, e mbase edhe Ismail Kadare. Nuk pati qare pa pasur një dëshirë të tillë, në kohën kur u stigmatizua nga shoqëria shqiptare pse përktheu “Skënderbeun” e Schmitt-it, thuajse të ishte ai vetë autori. Klosi nuk bëri gjë tjetër, përpos që me argumentet e tij më pas, duke mbrojtur veprën e Shcmitt-it, tentoi ta promovonte idenë e demitizimit historik në një vend që ende vuan pasojat e historisë. Kësisoj, Klosi i dha të drejtë Schmitt-it, i cili prezantoi heroin kombëtar të tillë çfarë ishte, në përmasa reale, duke e zhvendosur nga boceta gjigante. Por, ama zor që demitizimi të shkrepë si ide në Shqipëri, ku për më tepër se gjysmë shekulli njerëzit kishin ngre në super-mit figurën e diktatorit, e cila ende sot e kësaj dite rri si shpatë Demokleu mbi vendin e trazuar. Klosi iku, por e kishte përmendur njëherë se ua kishte zilinë gazetarëve amerikanë që e rrëzuan Niksonin nga pushteti me aferën Watergate. Me gjithë këtë zili Klosi u dorëzua para atyre që mbajnë pushtetin në Shqipëri, para medikoritetit. I kritikoi shpesh, por në fund i la në vetminë e tyre, teksa veten e shndërroi në një mision fatal. “Qeveritarët tanë shesin. Po, po ata janë shitësit më të mëdhenj, më të paskrupullt e më të pakontrolluar të këtij vendi. Po të vëresh me kujdes, të gjitha veprimet më të mëdha, më të bujshme, daç të qeverive socialiste, daç të kësaj që kemi sot, janë shitjet…”, kishte shkruar Klosi në një artikull të tij, duke e cilësuar virtuale pavarësinë e Shqipërisë. Qasja kësisoj nuk e bën atë antipavarësi, por thjesht ai merr rolin që duhet ta ketë një intelektual i mirëfilltë- të një kujdestari azhur të zhvillimit të shoqërisë. Pra, një korrektori, kritikuesi të argumentuar, i cili nuk e lë shoqërinë të sharrojë në injorancë dhe të vdesë nga padituria. Ardian Klosi e bëri punën e vet. Një vit para ikjes në amshim, në autorësi me Artan Lamen, ai bëri një libër-përmbledhje me 51 shkrime, të cilat mbronin Piramidën e Tiranës. “Është bërë e nevojshme të dimë se si të veprojmë përballë një pushteti të tillë që nuk pyet jo vetëm elitën intelektuale, por as popullin e thjeshtë”, kishte thënë Klosi në promovim. E pyetjet e tij për ecejaket e shoqërisë shqiptare duket se po shtereshin, sepse dhimbja e tij po e humbiste luftën. Karakteri i tij më së miri përmblidhet në titujt e veprave, ku shpërfaqet publicisti i ndjeshëm ndaj problemeve sociale në vendin e tij. Dilema ekzistenciale e shoqërisë shqiptare ishte unifikuar një me dilemën e Klosit, të cilën si hije e kishte ndjekur qëmoti. Prandaj, dorëzimi përballë realitetit kishte nisur të ngadhënjejë kohën e fundit në përditshmërinë e Klosit. Dy herë brenda një periudhe të shkurtër tentoi ta fitonte përjetësinë. Të tretën e bëri. E publicistika shqiptare mbeti pa penën e mprehtë të njeriut që nuk diti asnjëherë të zezës t`i thotë e bardhë. Prandaj, Ardian Klosi nuk u vetëvra. U vra nga shoqëria shqiptare e zhytur në mediokritet, për të cilën Klosi thoshte se “nuk të lënë as të vdesësh”. Në shoqërinë shqiptare ka ende punë për t`u bërë. Ajo nuk është as siç ishte, as sikur është, e as sikur duhej të ishte. Quo vadis Ardian Klosi…?!

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ik o autor bej ujet e holle.

Fakti qe Klosi vdiq dhe nuk thuhet fjala e keqe per te vdekurin, nuk e ben sharlatanizmin e tij dhe Shmutit, me pak sharlatanizem.

As Shqiperia s'vret kend, aq me pak Klosin, i cili krijoi figure thuajse mitike me kontribut relativisht modest ne kulture, pa lene ndonje kryeveper te ndonje lloji.

Shqiperia e mbajti ne pellembe te dores, iku se i kishte ardhur ora. Zoti ta jep mendjen, Zoti ta merr, dhe per fat te keq Zoti nuk eshte si Rakia, qe ta merr mendjen e ta kthen prape.

Submitted by davidi (not verified) on

Klosi hanged himself! Don’ try that at home!

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Eshte e kuptueshme nga kushdo se ata qe shkruajne dhe e ngrejne ne apogje te ndjerin dhe te respektuarin Klosi, jane miqte e tij. Per qytetarin indiferent ndaj vleresimeve subjektive, kjo furtune shkrimesh-panegjirike do te bente qe te shkonin duke kenduar ne vetflijim. Duhet te kujtojme se vetvrasja eshte modeli me i keq i fundjetes. Ai eshte krim per familjen dhe shoqerine. Ne fund te fundit veteflijimi eshte nje vetgjyqesi. Ne se vetja e meriton denimin me vdekje, s'flet per nje jete te lavdishme. Te me fale ndonje lexues, se per te ndjeret flitet e shkruhet vetem mire, por besoj se komenti im u ben mire te gjalleve.

Submitted by Anonim (not verified) on

"Prandaj, Ardian Klosi nuk u vetëvra. U vra nga shoqëria shqiptare e zhytur në mediokritet"- Kupina

Pyes veten sa budalla duhet te jesh nga 1 deri ne 10 qe te arrish te formulosh fraza si keto.

nese Klosi u vetvra ishte pune e tij. nuk dua as ta gjykoj per kete ,secili tek e fundit ka te drejten te vendosi vete per fatin e tij.( edhe se nga momenti qe i ke krijuar dy femije ,ndoshta  e ke per detyre te jetosh.)

Por ky artikull dhe kjo fraze mbi te gjitha  me shqeteson thellesishte.

Klosi ishte  sigurishte i vyer  per shoqerin shqiptare sepse ka perkthyer Kafken dhe plot autore te tjere gjerman, eshte i vyer per publicsitken dhe aktivizmin etij. por jo cdo gje qe ben nje intelektual eshte detyrimishte inteligjente. perkthimi i shmitit, perkthimi  i Pukevili , jan teresishte  idiotsira qe perbejne ne vetvete nje paradoks te madhe ne raport me aktivizimin  e tij.  Se si mund te presesh  qe te ndergjesosh nje popull nga momenti qe kerkon te masakorsh edhe ato pak mite dhe ideale qe i kan mbetur?....   eshte  si ti thuash dikujt te  hip ne shkalle te ngjitet ne cati dhe pastja  ti rrezosh  shkallen teksa ngjitet...

prandaj  i dashur "publicist"  Klosi ka meriten te jete edhe bashkefajtor per kete mediokritet qe ka kaplluar shqiperin, bashke me Lubonjen e shok te tjere. Duke folur pambarimiishte per tema pa sense , si  : a  ishte skenderbeu sllav apo shqiptare ?  nuk ndihmon gjekundi te perparoj ky popull , por perkundrazi e ndihmon ate te jetoj ne te shkuaren e e tij ne vend qe te shikoj nga a ardhmja. i krijon probleme te paqena , nderkohe qe ka plot halle ne te te tashmen me te cilat ky popull mund te merret.

por pervec diskutimit te mediokritetite  te shoqeris shqiptare dhe  raportet e te ndjerit Klosi me kete  fatkeqesi qe na e nxin jeten  te githve ne. pyes veten se  cfare mediokriteti mendor duhet te kete nje person , per te krijuar nje faj kolektiv, per nje vetvrasje  me motive krejt personale qe skan aspak te bejne me ne popullin e thjesht?

pra le te respektojme zgjedhjen e Klosit ne heshtje, pa komente te teperta. pa fraza pa sense , dhe qe skan vend  ne keto moment.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Bekim, nga zemra ju pergazoj per portretizimin tuaj, per paralelen që hiqni, per forcen e argumentit dhe per perfundimet qe keni nxjerre. Pertej çka lexova ne 3 komentet e bashkombasve te mi, te cilet më ngjajnë si guralece te atij mozaiku qe ju e pershkruani mjeshterisht, sfond prej nga mundet te kuptohen shume gjera, me besoni mik i mire se ne të tjeret ndjejme e mendojme si ju, jo vetem per Klosin e madh, por e mbi te gjitha per Shqiperine. Nese zgjedh te shkosh tek krijuesi, per sa dhe siç zgjodhi Klosi i madh, kjo eshte burreri. E ajo qe duhet te bejne 'djelmoçat' buzequmesht, qe ndjehen zota mbi kornizen e tastjeres, eshte te ulin koken per ta mbushur ate, te hapin syte dhe te perpiqen te kuptojne sado pak. Per te miren e tyre, per te miren tone.  Nuk me duket se mund t'i shtoj gje esese tuaj, por nje gje mund ta them me bindje: Ardian Klosi i ben nder vendit te tij; se Ai, me jeten dhe vdekjen e tij ne ndihmoi te kuptonim, te ndjenim, te orientoheshim dhe te vleresonim. E kete nuk e bejme dot te gjithe, vetem ata qe krijuesi i zgjedh per te na ndriçuar udhen.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ngushellime per familjen e paqe per te ikurin.

Sa per shoqerine shqiptare, ajo nuk ka "dileme ekzistenciale", sic shprehet autori...

Submitted by sky (not verified) on

Adrian Klosi ishte nje nga mendjet me te ndritura te ketij brezi. Natyrisht jo te gjithe e kane dhuraten ta kuptojne kete dhe aq me keq te pakten te permbahen se foluri keq per te ndjerin. Lum si ca qe jane te lumtur ne injorancen e tyre dhe qe nuk lene as te tjeret te vajtojme kete humbje. Kjo fare e mallkuar nuk te le "as te vdesesh e as te vajtohesh.."

Submitted by anila (not verified) on

O Muç,

Mendoj se mund ta kishe perdorur çensuren mbi komentet kur behet fjale per shkrime mbi Ardian Klosin. Disa komente jane vjellendjellese keshtu qe te lutem, na bej nje nder ne lexuesve qe vertet ndjejme humbjen edhe pa e njohur nga afer Ardianin. Hiqi komentet qe fyjne A. Klosin. Zeri i tij ne ekran mua me jepte ndjesine/diturine se ne Shqiperi jetojne (jetonin) njerez te mire qe punonin per te. Kesaj ndjesie i iku nje llokme e mire dhe çdo koment fyes, i heq nga nje llokme tjeter. Askujt nuk i sherben liria e shprehjes se mendimit ne kete rast...

Submitted by raimondi (not verified) on

Po ca ndjesie te jepte Klosi ty moj aman?

Nje intelektual qe perpiqet te shtremberoje historine e kombit te tij , si mund ta quash ate ?

Ne keto kohe te  veshtira per shqiptaret Klosi dilte me teorite se Skenderbeu ishte sllav ...!!!???

__Intelektuali ka per detyre ta mbroje historine e kombit te tij , edhe sikur te mos jete e vertete dhe jo ne keta rast qe e verteta eshte nga ana jone , Klosi mundohet ta shrtremberoje ate.....

Submitted by raimondi (not verified) on

Po ca ndjesie te jepte Klosi ty moj aman?

Nje intelektual qe perpiqet te shtremberoje historine e kombit te tij , si mund ta quash ate ?

Ne keto kohe te  veshtira per shqiptaret Klosi dilte me teorite se Skenderbeu ishte sllav ...!!!???

__Intelektuali ka per detyre ta mbroje historine e kombit te tij , edhe sikur te mos jete e vertete dhe jo ne keta rast qe e verteta eshte nga ana jone , Klosi mundohet ta shrtremberoje ate.....

Submitted by Nita Luci (not verified) on

Familjes, miqëve dhe njerëzve të dashur të Klosit ngushllime. Z. Klosi zgjodhi vetë të shkonte nga kjo botë, por vdekja është vdekje.
Z. Kupina ka bërë dy gafa logjike skanadloze dhe shumë të turpshme në këtë shkrim, gafa këto që e fyejnë edhe kujtimin e z. Klosi, i cili jam i bindur po të ishte gjallë do të tmerrohej t'i lexonte dhe shihte.

Gafa 1

Z. Kupina shkruan: "Klosi i dha të drejtë Schmitt-it, i cili prezantoi heroin kombëtar të tillë çfarë ishte, në përmasa reale, duke e zhvendosur nga boceta gjigante." Kjo fjali dhe ky konstantim infantil është budallalleku më i egër që kam lexuar në historinë e shkrimit shqip. Sipas Kupinës Schmitt e ditka si paska qenë Skënderbeu dhe vetëm ai e njihka Skënderbeun real. O Zot mëshiro njerëz të këtillë! Z. Kupina, ju mund të mendoni që intepretimi i Schmitt-it është një ndër inteprtetimet e drejta dhe ndoshta edhe Klosi do të ishte pajtuar me ju e me Schmittin, por të konkludoni që Schmitt qenka monopoli i të vërtetës dhe vetëm çka thotë Schmitt qenka e vërteta për Skënderbeun, kjo është e turpshme, fyese, jologjike dhe hajvanllëk që e ndot kujtimin e Klosit, i cili ishte mjaftueshëm i mençur të dinte se ka disa shtresime të të vertetës dhe asesi një dhe vetëm një të vërtetë për historinë. E keni përmutur idolin tuaj Klosi aq turpshëm sa që duhet të kërkoni falje te familja dhe të gjithë miqtë e tij.

Gafa 2

Më poshtë z. Kupina ju shakruani: "U vra nga shoqëria shqiptare e zhytur në mediokritet, për të cilën Klosi thoshte "nuk të lënë as të vdesish.""

Z. Kupina a e dini çfarë është logjika?! A e dini që ju po deononconi veten për vrasje? A e dini që policia sonte duhet të vijë dhe tu arrestojë për vrasje? Nëse shoqëria shqiptare qenka vrasësja e Klosit dhe ju jeni pjesë e shoqërisë shqiptare, sipas teorisë së implikacionit në logjikë dhe matematikë ju jeni vrasës i Klosit! A e shihni çmendurinë e gjeneralizimive që përdorni shumë nga ju shkronjësit shqip? A e shihni mediokritetin tuaj z. Kupina? Z. Kupina nuk ka faj kolektiv. Z. Kupina ky gjeneralizim që bëni ju është fashizëm! Të fajësosh një shoqëri se është vrasëse është e turpshme- sepse gjyshja ime as që e ka njohur Ardian Klosin dhe si rrjedhojë as nuk ka mundur ta vr4asë e as ta ndalojë vrasjen e Klosit.

Keni edhe gafa tjera të tmerrshme në shkrimin tuaj, por nuk do të vazhdoj sepse më bëni të ndihem keq që jam shqiptar si ju. Ju siguroj z. Kupina që nëse lexoni me vëmendje komentet e mia do ta kuptoni që kurrë më nuik mund të përdoret ne si gjeneralizim siç bëni ju dhe disa gazetarë të medias ku ju punoni sepse ne jeni edhe ju dhe nëse ne jemi mbeturina- të tillë jeni edhe ju.

E keni fyer kujtimin e Klosit aq keq sapo shpresoj që shpirti i tij është në gjumë dhe kurrë nuk do të arrijë të lexojë hajvanllëqet tuaja, të cilat ju tentuat ti shisni si elozhe amatore dhe foshnjore. Z. Klosi dhe secili njeri e ka jetën e vet në dorën e tij apo saj. Na keni lodhur duke akuzuar një shoqëri dhe një popull. Mjaft më! Nëse shoqëria është fajtore dhe ju z. Kupina jeni ëngjulli në mesin e djajve shqiptarë- pse nuk po bëni ju vetëvrasje?!

Ardianit shqpirti i pushoftë atje ku ai dëshironte. Urojmë që edhe Zoti të pajtohet!

Submitted by Lleshi (not verified) on

Klosi dhe sorollopi i tij ne radhe te pare ishin ca komunist te veshur me petkun e intelektualit. Me nje fjale si puna e Artan Lames; nje sharlatan qe s'la gje pa bere sa qe ne qeveri dhe tani po na ben "shoqerine civile"poshte e perpjete.

Ardianin e vrane fantazmat e  150 te vdekurve te pafajshem qe  babait te tij kriminel i denoi me pushkatim per arinsye politike. Ne hale te shkoi dhe ky si i ati. Komunista te degjeneruar.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Duke u pyetur gjytë zhvillimit të gjyqit, i pandehuri Mezini ishte shprehur:

“Qysh në vjetin 1942 kam qenë i arratisur sepse nuk duroja fshazimin okupuar. Në kohë të Zogut kam punuar punëtor, kur erdhi Italia po punëtor në rruga – ura. Kam vajtur në Prezë për t’u fshehur dhe kam ndenjur deri ditën e fundit. Un di se Fronti Nacionalçlirimtar ka luftue okupatorin, gjithat edhe Legaliteti ku un kam ba pjesë si ushtar i thjeshtë dhe nuk isha aq i lidhur, nuk di që të ketë qenë i lidhur me okupatorin. Un si ushtar i thjeshtë kam luftue armikun  në Qafshtamë si dhe kundra gjermanëve në Krujë. Kundër partizanëve nuk kam luftue”.

Inati politik

Ajo çka Klosi dhe Trebeshina kanë me këtë të pandehur nuk është gjë tjetër veçse bindjet e tij politike. Për këtë arsye duke vazhduar më tej të pandehurit i duhet të pohojë:

“Nuk kam qenë e as jam orator dhe nuk është e vërtetë të kem fol me popull për ta lidh me Legalitetin dhe as kam qenë postë e kësaj organizate. Nuk kam qenë partizan ndonjëherë, porse lëvizjen e kam ndihmue kur vinte në Prezë”.

Gjykim për bindjet e rezervuara

Në fakt i pandehuri ishte një simpatizant i Legalitetit pa qenë ndonjë figurë e spikatur e kësaj organizate. Pavarësisht nga kjo, ai gjykohet sikur të ishte eksponent kryesor i kësaj organizate. Ja disa prej përgjigjeve të tij:

“Mbasi Legaliteti e kishte bazën në vendin tim, unë si ushtar, thjeshtë e ndihmoja, po jo se kam ndjekur Bazin. Siç thashë kurrë ndonjëherë nuk kam mbajtë konferencë që të shaja Nacionalçlirimtaren. Konferencat i mbante Ndue Pali dhe Asim Kalaja”.

Dëshmitarët mbrojnë të pandehurin

Ndryshe nga procese të tjera, në këtë gjyq, dalin dëshmitarë pro të pandehurit. Kështu pro të akuzuarit dëshmoi edhe partizani 21 vjeçar Mustafa Doda nga Preza i cili e quajti Shabanin njeri të ndershëm që nuk i kishte bërë keq kujt. Bile Shabani e kishte ndihmuar gjatë luftës.

Prokurori nuk do t’ia dijë

Pasi nuk ka dalë asnjë provë që do të mund të hidhte akuza në drejtim të personit të akuzuar, ustai i akuzës, ish-fashisti, Gjon Banushi do të bënte sulmet e tij. shihni si shprehet:

“I pandehuri Shaban Mezini si anëtar aktiv i organizatës së Legalitetit, ka tradhtue dhe pengue luftën e popullit si besnik i Baz Kupit dhe i organizatës reaksionare. I pandehuri pasi nuk iu pajtua politika me italianët, në vitin 1943 mori malet dhe dolli ilegal dhe sipas pohimit të tij ka rënë në përpjekje me italianët e me gjermanët. Më vonë, i pandehuri u lodh nga puna dhe qëndroi në Prezë. I pandehuri më parë ka qenë partizan dhe në Prezë bahet legalist dhe si mori si shërbim shpërndarjen e postës së Bazit dhe furnizimin e ushqimit që merrte në Tiranë dhe e transportonte me karrocë për në Prezë. Më vonë i pandehuri hyn në intendencën e organizatës së Legalitetitdhe ushqimet i tërhiqte nga gjermanët në Tiranë dhe ja dërgonte forcave bashibozuke të Bazit. Ky ka pas lidhje me Sure Ajzin dhe ka marrë pjesë në luftën e Prezës.

Prandaj në bazë të nenit 15 të ligjës nr.41 “mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake” kërkoj të cilësohet armik i popullit dhe në bazë të nenit 18 të asaj ligje, të dënohet me 10 vjet burgim”

Fjala e avokatit

Pas kësaj e ka marrë fjalën avokati Kristo Çevi i cili ka bërë mbrojtjen e tij, e cila nuk donte shumë mund pasi nga sa lexohet nuk provohet asnjë akuzë e ngritur mbi të pandehurin.

Dënimi

E megjithatë kjo nuk i duhej Bilbil Klosit dhe Kasem Trebeshinës. I dhanë 10 vjet burg dhe punë të detyruar kot së koti dhe pa asnjë provë. Ishte koha e “drejtësisë popullore”

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

te atin e paska pas moterqire fare, po nejse i biri mund te kete qene ndryshe ndoshta

Submitted by Anonim (not verified) on

Hehehe me vjen te qesh.. gjynah qe vdiq ky ardiani por qe te ishte klosi junior do ja kisha qi ropt un i pari... qe ta kishte kuptuar ckish bere i ati, Shaban Mezini (gjyshi im) qe per fat te keq nuk e kam arritur, ishte njeri i mir me shkoll e qe te gjith e njihnin.. Shaban Mezini u denua 10 vjet por u lirua vetem pas 2 vitesh edhe pse partia komuniste dhe kto bythqirat ne fjal nuk kishin shpirt.. u lirua nga burgu vetem se beri ujsjellsin e dajtit dhe i vune kusht qe nese nuk e perfundon me sukses te pushkatohet. Ja pra qe zoti nuk harron e te kqiat qe ben njeriu nje dite i paguan

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.