Ndryshon qeveria, Elisa Spiropali kryetare Kuvendi

Postuar në 28 Korrik, 2024 14:36

Kryeministri Rama ka njoftuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Riformatimi i kabinetit prek disa prej ministrive më të rëndësishme dhe u bë i ditur në fund të fjalës që kreu i socialistëve mbajti në Kongresin Zgjedhor të partisë.

Rama ka zgjedhur Elisa Spiropalin në postin e kryetares së Parlamentit, lënë vakant nga Lindita Nikolla, e cila njoftoi tërheqjen në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

Detyra e zonjës Spiropali si ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin i jepet Taulant Ballës.

Në postin e tij si ministër i Brendshëm, Balla zëvendësohet nga Ervin Hoxha.

Bledi Çuçit i jepet detyra e nënkryetarit të Parlamentit, ndërsa posti që ai ka mbajtur deri tani si kryetar i grupit parlamentar socialist i besohet Niko Peleshit.

Vendin e Peleshit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes e merr Pirro Vengu.

Ndërkohë, Ministria e Financave i besohet Petrit Malajt, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Ervin Meten.

Në fjalën para socialistëve, kryeministri paralajmëroi për një skuadër të re kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme. Në kërkim të mandatit të katërt qeverisës, Rama tha se rifreskimi i listave nuk do të kursejë deputetët që nuk kanë përmbushur detyrën dhe kanë humbur lidhjet me elektoratin.

Ndjesë për ata deputetë që duken në popull vetëm për të më shoqëruar mua dhe marrin pjesë në organizatat e partisë vetëm për të bërë ndonjë foto, ndërsa në parlament flasin njëherë në hënë. Ju kërkoj ndjesë pë rata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin nëpër zyrat e shtetit për punët e tyre, familjes dhe tarafit të tyre. Apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e Kuvendit një herë në hënë e flasin sikur kanë ardhur nga Hëna", tha Rama.

Rama foli edhe për tradhtarë, servilë e interesaxhinj në radhët e partisë.

I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do habitej po të tregoja se çfarë më thoshin në sy dhe çfarë më bënin pas shpine. Kur kanë arritur të ngjiten, por edhe të më ngjiten edhe mua, merreni me mend sa nga këta ka më poshtë

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po pse ankohet lumëmadhi? Në fund këta imitojnë modelin që u ka ofruar ai vetë!

Submitted by Flora keci (not verified) on

Turpe parti hajdutesh ngaterrestarit intrigante cete kacakesh shife rrushi rrushin dhe piqu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.