Europa, zyrtarisht kundër opozitave në Ballkan

Postuar në 24 Korrik, 2024 16:15

Në mediat opozitare serbe është publikuar sot një letër që zv.kryetari i partisë opozitare, Liri dhe Drejtësi, Borko Stefanoviç, i ka dërguar kreut të Misionit të OSBE-së në Serbi, jan Braathu. Në letrën e tij, Stefanoviç, shprehet “i shokuar dhe i fyer” nga deklarata e tij se “Serbia ka bërë përpjekje domethënëse në përparimin e reformës në drejtësi, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Ne nuk mund të ndajmë perspektivën tuaj të turbullt dhe pyesim se për çfarë po flisni. Nuk e shihni vonesën dhe pengesën në hetimet në rastin Jovanjica që synon të mbrojë një njeri të afërt me regjimin? Nuk jeni në dijeni për hetimet kundër ish-sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Dijana Hrkaloviç dhe dështimin e organizuar në këtë çështje për të ecur qoftë edhe minimalisht?

Është një fakt I mirënjohur dhe e vërtetë se Partia Progresive kaloi një ligj të posaçmë që ndalon çdo procedurë publike dhe tendera me synimin e shpenzimit të më shumë se 17 miliardë eurove në projektin EXPO?...

Nuk jeni në dijeni se nën këtë qeveri Serbia renditet mes tre vendeve më të korruptuara në Europë???

citohet ndër të tjera letra e Stefanoviç.

Është një episod i radhës që na jep të kuptojmë se asgjë e re nuk po ndodh. Po ndodh ajo që ka ndodhur së pari në Shqipiër, ku Bashkimi Europian befas një ditë u bë oponenti i opozitës shqiptare, duke e çuar atë në prag asgjësimi.

Ta zëmë nëse sot BE-ja toleron Aleksander Vuçiç për çdo gjë, në thelb po ekzekuton çdo përpjekje të opozitës serbe, po dekurajon çdo lloj tubimi pozitiv për të drejtat duke minuar një raport edhe kështu delikat. Për analogji, ne nuk pamë që Perëndimi të lejonte që opozita të funksiononte në Shqipëri pa bërë obstruksione si non grata, duke qenë se tolerimin e kemi parë kudo. Jo, në agjendë është stabiliteti dhe në vende si këto tonat, ai nuk vjen me demokracinë funksionale, por me autoritarizmin e njerëzve të krimit dhe korrupsionit. Mjafton që njerëz si këta në krye të mos kundërshtojnë.

Bashkimi Europian ka për zemër vetëm disa opozita: atë ruse, atë gjeorgjiane, dikur atë turke dhe bjelloruse. Opozitat e tjera nuk janë të mirëprituara, madje tani as opozita polake nuk shihet me sy të mirë. Çdo lëvizje nga qendra cilësohet rrezik për ekstremizëm, çdo narrativë mbi bazë bindjeje shihet si premisë për rrëshkitje të kaos. Produkti: Hungari, Franca, Italia dhe Anglia.

Europa mund të tolerojë një Vuçiç dhe një Edi Rama në Tiranë, nëse këta thonë ‘po’ për çdo gjë dhe kështu punët ecin mbroth. Por një fuqi e së mirës siç e prezantoi veten dikur BE-ja dhe Perëndimi në Lindjen Komuniste nuk mund të revizionohet kaq shpejt në atributet e veta për t’u shndërruarr kaq shpejt në një “nga fuqitë e mëdha” të botës, sepse nëse historia na mëson ndonjë gjë është fakti se cedimi në këtë pikë çon në përmbysje.

Europa nuk ka qenë ndonjëherë në një pikë të tillë të vetëdiskreditmit publik për nevoja politike që janë teorike dhe asgjë më shumë dhe nuk është tashmë asgjë e çuditshme që nga euroskepticizmi të kalohet në subjekte me frymëzim antieuropian dhe anti-amerikan, sa kohë që të dy qendrat e Perëndimit po sillen si politikanët e Ballkanit: po i thonë të bardhës së zezë.

s.zaimi

Comments

Submitted by X (not verified) on

Çdo çudi apo e papritur ne pozicionimin e BE ne lidhje me opozitat neper vendet e europes eshte pasoje e nje pritshmerie te gabuar nga BE! BE nuk eshte aspak me mire se vendet diktatoriale ne bote, madje eshte me e keqe sepse nganjehere krijon iluzione tek ata qe besojne ne BE! BE eshte nje perandori grabitqare dhe kjo eshte e pritshme! Nuk ka nevoje te zhgenjehemi prape qe ta besojme kete!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.