Mirë apo keq? Heqja e ligjit të luftës nga Greqia krijon kushtet praktike që çamët të kthehen në shtëpi
Mediat shqiptare kanë krijuar një kategori të re kërkimi në Google. Ky është Ligji i Luftës me Greqinë.
Nëse kërkon në Google “Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro dhe asnjë kundër projekt deklaratën e PDIU-së për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë” të dalin një listë titujsh dhe tekstesh në media online shqip sipas të cilave Kuvendi i Shqipërisë po kërkon të heqë ligjin e luftës me Greqinë. Në fakt është e kundërta: Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro(përfshirë pra votat e Penxherexhinjve) një projektrezolutë për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia. Pra t’i kërkohet Greqisë ta shfuqizojë dekretin e Mbretit të vitit 1940, pasi kështu ka kërkuar Shpëtim Idrizi tani që po afrojnë edhe zgjedhjet.
Në çdo rast, deklarata është një paçavure pa kuptim e pa efekt, nga ato që prodhohen sa të duash në këtë vend, pasi kërkesa është formale, nga Kuvendi, dhe është paraqitur më herët nga qeveritë shqiptare. Nga ana tjetër pala greke pretendon se e ka shfuqizuar ligjin në fjalë dhe prova për këtë është ekzistenca e marrëdhënieve diplomatike, Traktati i Miqësisë, fakti që mes dy vendeve ka partneritet strategjik e kështu me radhë. Palën shqiptare nuk e pengon asgjë të kërkojë nga Greqia këtë që e shkruan sot në Deklaratë të Kuvendit. Dhe e ka bërë këtë edhe në kuadër të negociatave të vitit 2018. Por ajo zgjodhi që më mirë të hapë ekspozitë "arti" në Athinë.
Kuvendi i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e madhe dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe strategjike me Greqinë, si dhe vullnetin e dyanshëm për t’i përmirësuar e thelluar, vëren se, ndryshe nga fryma e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ”, si dhe nga vullneti politik i dyanshëm i shprehur në mënyrë të përsëritur, Ligji i Luftës Nr.2636/40,mbetet ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efektet negative që lindin kur shtetet janë në gjendje lufte.
Projekdeklarata detyron Kuvendin të ftojë Parlamentin e Republikës së Greqisë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së tyre për jetësimin e vullnetit politik të shprehur më shumë se një herë nga ministrat e Jashtëm të Republikës së Greqisë për abrogimin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, dhe në këtë frymë pozitive të marrin në konsideratë e të miratojnë çdo instrument ligjor që do t’i shërbente korrigjimit të kësaj situate që nuk përputhet me realitetet e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi
thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Ne ende nuk e dimë cilat janë efektet negative që prodhon qenia në fuqi e këtij ligji. Mos vallë janë pronat e vëna në sekuestro konservative, ullishtet e një pjese të shqiptarëve të Çamërisë – sot Thesproti – për të cilat pala greke ka bërë të qartë se mund të ndiqet rruga gjyqësore? Është kurioz fakti megjithatë se pala greke e respektoi sekuestron dhe nuk e përmbyti Thesprotinë me demografi të re, siç ndodh në ndonjë vend tjetër. Nëse sekuestroja de facto është zhbërë, atëherë ose Greqia ka bërë shkelje të ligjit të vet, ose ajo konsideron se ligji nuk ekziston, pra edhe sekuestroja bie.
Në të dyja rastet pasuesit e Shpëtim Idrizit e kanë të thjeshtë të gjejnë të drejtën. Sa për projekt-deklaratën e ullishteve – pasi çështjen "Çame", zoti Idrizi mesa duket nuk e mban mend mirë – është e logjikshme të thuhet se nëse qeveria greke ndjek ose zbaton kërkesën e sotme të palës shqiptare për këtë çështje, atëherë janë krijuar kushtet praktike dhe ekonomike ndoshta, që përfaqësues të komunitetit çam në Shqipëri të kthehen në shtëpitë e tyre të marra padrejtësisht në vitin 1940. Dhe në të vërtetë KJO ËSHTË REALISHT PADREJTËSIA që do të duhej të korrigjohej.
s.zaimi
Comments
A ua vlen ge flitet
Eshte e rendesishme shume te flitet per ceshtjen, pavaresisht se shumekush nuk e vlereson deklaraten. Vertete qe ajo nuk ka fuqi mbi vendimin e Greqise mbi ligjin e luftes qe ajo mban ne kembe. Por ama u ben me dije te gjithe evropianeve (shumica e tyre nuk ia kane idene fare) qe Greqia, e cila cdo fillim fjalie e ka me 'demokracia', 'ligji nderkombetar', 'te drejtat e njeriut', nuk eshte ajo qe hiqet per fare. Greqia mban ne fuqi nje ligj lufte me shqiperine. Gje qe e ben qe sot pas 70 viteve, gezon te drejta mbi pasurite e patundshme te shqiptareve te debuar me force nga shtepite e tyre.
Nga ana tjeter u kerkon ruseve qe te largohen nga Krimeja dhe e njeh si toke Ukrainase. Aty nuk u vra, pre e dogj askush. Po ashtu njeh kosoven si toke serbe. Pse? Sepse para 70 viteve ka bere te njejten gje qe deshen te benin serbet kur debuan 90% te popullsise kosovare.
Sa me shume te flitet per keto te verteta aq me mire eshte.
E dyshimte shume kjo qe thoni
E dyshimte shume kjo qe thoni. E drejta nderkombetare nuk funksionon dot me delirin e persekutimit. Shqiptaret thone se Shqiperia nuk ishte vend sovran kur prej territorit te saj u sulmua Greqia. Por bashkimi personal i kurores u be nga baballaret e kombit ama, nga ata qe sot rehabilitohen.
Ta zeme sot ka njerez - historiane thone se jane po ku i dihet mbase dine historine e bagetive te veta - se Balli Kombetar u themelua qe me 1939. Dakord. Ka deklarate te Ballit qe e denon sulmin ndaj Greqise? Jo.
Tjetra, ligji i luftes nuk e dime mire se per cfare flet: vendos gjendjen e luftes per shkak te nje sulmi ushtarak dhe mandej vendos sekuestron dhe te tjera, apo shpall lufte ndaj Shqiperise? Duhet te mbajme parasysh se pala greke nuk kreu raprezalje ne kalimin e vet ne mesymje ne territorin shqiptar dhe ai ligj mesa dime nuk e kerkoi juridiksionin e vet mbi pronat e shqipareve te Shqiperise, cka implikon njohjen e kufijve.
Masa eshte be frymen e kohes dhe te gjendjes se luftes: Enver Hoxha Konfiskoi pronat e shtetasve te vet ne emer te luftes dhe bashkepunimit me pushtuesin. Kapitulli i bashkepunimit nuk hapet asnjehere sepse nuk na pelqen, me fal nuk na leverdis. Keshtu qe ta hapin gjithe diten e gjithe naten ceshtjen. Nuk mendoj se ka ceshtje demokracie ketu por jurisprudence. Edhe pse aktualisht sekuestroja nuk ka me kuptim ngecja tek kjo ceshtje ilustron dy gjera:
1. Ne fund per ca placka eshte puna nga ana jone.
2. Çamet nuk i do kush pas, as camet ortodokse. Mesa duket. Dicka qe nuk ka pse te na cudise.
Po pse?
Ketij shenimi, qe nuk e prisja dhe me cuditi, pasi me duket se bie ndesh me frymen e zakonshme te ketij mediumi, une nuk i pergjigjem dot. Ketu gjej etiketime ne grup, gjej pasaktesi te theksuara historike qe ne rastin me te mire mund ti them nga njohurite e pakta, dhe c'eshte me e renda, qendrime hapur fyese ndaj nje kategorie. Ketu shoh qe nuk eshte per tu cuditur qe 'qenkan ca qe e paskan bezdi nese dikush shkon te shpia e vet nga ku e zbuan me bajonete'. Une e lexoj shpesh ketu, por rralle shume te tilla fjale.
Cilat jane pasaktesite e
Cilat jane pasaktesite e theksuara historike?
Cilat jane fyerjet ne grup?
Konkretisht te lutem!
Add new comment