Ardian Klosi: Nuk e kam frikë vdekjen; thjesht do doja të mos ish e dhunshme

U futa qysh në mëngjes në arkivat e respublica-s për të gjetur e veçuar diçka nga Ardian Klosi (dërgonte herë pas here gjëra për t’u publikuar në respublica). Ka një numër shkrimesh, të cilave mund t’u kthehet secili prej nesh, mjaft të bëjë një ‘kërkim’ më emrin e Ardian Klosit, por m’u duk me interes që të ripublikohet një intervistë e tij për rubrikën ‘Nano Questionnaire”. Do ju ftoja ta rilexonit këtë intervistë. M. Nano
1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Kur rritesh në ateizëm, e ke vështirë të besosh më pas. Mënyra se si po ecën shoqëria shqiptare më bind për mundësinë e fundit.
2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?
Gjuha shqipe është shumë e pasur, për dy arsye: Së pari, bërthamës së moçme të fjalëve e strukturave shprehëse, ajo i ka mbishtresëzuar në shekuj huazime sidomos nga latinishtja, greqishtja, gjuhët sllave, turqishtja (me arabishten e persishten). Një pjesë e madhe e këtyre huazimeve janë asimiluar „shqiptarçe“ dhe sot ndihen si pjesë e gjuhës. Arsyeja e dytë është që shqipja është kultivuar, veçanërisht në shekullin 20, në dy variantet e saj letrare, gegënisht dhe toskërisht. Po të shfletosh botimet e 6 dhjetëvjeçarëve të parë 1900-1960, mahnitesh nga gjithë ajo pasuri; merrni vetëm „Iliadën“ në përkthimin e Gjon Shllakut, botim i vitit 1964, në çdo faqe gjeni fjalë të panjohura. Në këtë pikëpamje mund të jetë më e pasur nga gjuhë të tjera indoeuropiane. Mirëpo në anë tjetër, shqipja është më pak e kultivuar nga gjuhë të tjera të kontinentit në arsenalin e termave p.sh. nga dijet humane si filozofia, psikologjia, sociologjia etj.
3. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?
Për mua njerëzit janë në thelb irracionalë. Ti gënjehesh nga fakti se janë të pajisur me arsye. Kanë nevojë për shumë vuajtje dhe shkatërrime që të vinë në udhë të drejtë. E keqja më e madhe është që njeriu është qenie egoiste, grabitqare. Kështu që gjithë kohën përpiqet të grabisë ose nga natyra ose nga shoqëria. Kjo sjell përplasje dhe katastrofa të pashmangshme.
4. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?
Jo, kurrë.
5. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?
Është një realitet. Por nuk e quaj harmoni, e quaj më shumë indiferencë fetare. Në përgjithësi shqiptarët janë mosditës në punë feje. Duke mos patur pasion, përkushtim pozitiv ndaj ndonjë feje, kjo i bën që edhe të mos kenë pasione negative ndaj një feje tjetër.
6. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
Uniteti është i dhënë nga historia, që e kemi të përbashkët deri te Jugosllavia e Titos dhe Shqipëria e Enver Hoxhës. Dallimet kulturore që nisin prej asaj kohe nuk më duken thelbësore. Vetëm se fakti që shqipja që flasin sot kosovarët është aq larg gjuhës së shkruar të përbashkët, përbën vetiu faktor të fortë diferencues.
7. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?
Njerëzit që dua, duke nisur nga vajzat e mia.
8. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund të) bëhen vrasje për arsye shtetërore?
Për Shqipërinë e keni fjalën? Sigurisht. Por Shqipëria nuk është vend demokratik; këtu kanë ndodhur disa vrasje për arsye shtetërore, nga ato të 2 prillit 1991 deri te të fundit më 21 janar 2011. Po edhe përtej, në botën demokratike mund të ndodhin. Bie fjala, kurrë nuk u sqarua vdekja e politikanit gjerman Uwe Barschel në vitin 1987 në një dhomë hoteli në Gjenevë.
9. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
Do ta gjuaja grusht oborri. Shtet atëherë nuk kishte, politikanët luanin si macja me miun, gjersa doli më i forti që i shtypi gjithë rivalët.
10. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?
Ky ishte mallkimi, që një luftë e drejtë çlirimtare u përzie qysh herët me luftën kundër forcave kundërshtare politike, për të siguruar pushtetin pas largimit të të huajve, dmth. luftë civile me format më të ashpra dhe vrasjet më të shëmtuara. Komunistët i shfrytëzuan me mjeshtri gabimet trashanike të nacionalistëve, që në vend që të luftonin ashpër gjermanët, bënë me këta shpesh kauza komune dhe aksione të përbashkëta. Pasoja ishte që u martirizuan fshatra, qytete, deri dhe krahina të tëra, si ato të Veriut.
11. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
Ruajtja e vendit; mes një varfërie e shtypjeje të skajshme të lirive, ruajtja e pasurive natyrore të njërit prej vendeve më të bukura në Europë.
12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?
Kjo pyetje e ka brenda të fortë elementin e Hallës. Ne jemi edukuar qysh 15-16 vjeçarë me veprat e Stendalit, Tolstoit, Çehovit pastaj Sartrit, Kafkës. Zor se do kishim pranuar në krye gjysmë-injorantë si Enver Hoxha. Por, si fshatar i thjeshtë natyrisht do të kisha luftuar pushtuesit.
13. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
I ka të dyja brenda. Siç e kishte ndërtuar pushtetin e tij ai, me një patericë italiane, e kishte të pamundur të ngrihej kundër pushtimit italian. Por po ta kishte bërë këtë do të ishte kthyer në një hero kombëtar. Kurse kështu është një mbret paksa komedish, që për më shumë mori me vete floririn e vendit të tij.
14. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?
Sot asgjë nuk mund të ndalohet. Por nëse kushtetuta e ndalon përhapjen e literaturës fashiste (besoj po, kështu mund të interpretohet neni 9 pika 2), ai përkthim nuk mund të botohet.
15. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
Hanna kur qe 3-ditëshe dhe Katharina kur qe 2-muajshe.
16. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
Rrëshqitja e shtetit prej duarve të njerëzve që s’ishin fare burra shteti: Berisha, Meksi etj. Kështu ndodh kur vijnë në krye të një vendi jodiktatorial ish-sekretarë të PPSh ose restauratorë kishash.
17. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?
Po patjetër, mbrojtja e detyruar pranohet me ligj. Besoj se do të kisha trimërinë e duhur, por s’di sa do të më ndodheshin armë.
18. Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?
Ç’do të thotë europianë me titull të plotë? Si Giordano Bruno, Da Vinci, Martin Lutheri, Churchilli, De Gaulle-i, si votuesit francezë ose zviceranë, si ekologjistët gjermanë? Jo, nuk jemi. Ne kemi brenda shumë elemente orientale, shumë elemente tradicionale të një shoqërie zakonore, për të cilat jo gjithmonë duhet të turpërohesh dhe jo gjithmonë t’i zbosh nga vetja.
Po këto nuk përbëjnë pengesa për të hyrë në BE. Sidoqoftë, të jesh europian si natyrë dhe të hysh në BE si administratë, këto janë dy gjëra të ndryshme.
19. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?
I kam patur gjithmonë zili dy gazetarët që zbuluan skandalin Watergate dhe rrëzuan Nixonin.
20. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?
Me Skënderbeun. Do ftoja në bisedë edhe Oliver Jens Schmittin, ndoshta dhe Kadarenë.
21: Cili është libri që po lexoni?
Gomorra e Roberto Savianos. Një libër i mrekullueshëm, po e lexoj për herë të dytë. Pastaj Ulisin e Joyce-it, Iliadën në përkthimin e Gjon Shllakut, Rubairat përkthyer nga Noli. Më pëlqen të lexoj disa libra paralelisht.
22. Cili komb europian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?
Anglia ka qenë në ëndrrat e rinisë, por pastaj më kanë tërhequr kombe të ndryshme për periudha të ndryshme. Sidomos popujt që kanë prodhuar kultura të larta si grekët e vjetër, persianët, babilonasit, romakët, arabët, italianët, spanjollët, francezët etj.
23. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homeseksual(e)?
Fare i qetë. Do ta këshilloja mos e varte në qafë me të madhe publikisht. Më ka qëlluar të punoj me njerëz të tillë që e mbanin qetë, gati fshehur homoseksualizmin e tyre, njerëz finë me talente të rralla.
24. Keni frikë nga vdekja?
Aspak, vetëm se do doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim.
25. Ç’është Atdheu?
Shtëpia, rrugicat e lagjes, qyteti a fshati ku je rritur. Gjuha amtare.
Comments
E lexon dhe thua qe kjo jete

E lexon dhe thua qe kjo jete nuk eshte perhere e drejte me "NJERIUN E MIRE".Respekt.

Prehu ne paqe Ardian.(me ndje per familjaritetin qe perdor ,por me vjen po aq keq sikur te ishe njeri i familjes)

Interviste brilante. Pyetje

Interviste brilante. Pyetje fine dhe pergjigje te zgjuara. E kam njohur Ardian Klosin, person shume i vecante, natyre e paqte ne dukje, por qe fshihte brenda vetes nje bote plot tallaze...

I perjetshem kujtimi i tij...

Humbje e madhe, s'ka fjale as

Humbje e madhe, s'ka fjale as lot qe mund ta shprehe. RIP Ardian!

Njerez qe i duhen

Njerez qe i duhen shoqerise,kombit,fatkeqesisht ikin e na lene te shijojme "jetegjatesine" e te pavlereve,e biçimerve,e henriçileve,e fahriballinjve.Meritonte perkujdesje ky paqetor i meçur.Shqiperia ka humbur sot nje nga diamantet e saj qe i ka te rralle.

Bravo Ardian megjithse u

Bravo Ardian megjithse u largove me vullnetin tend nga kjo jete i le nje pasuri kujtimesh te afermve dhe miqve e vepra dijeje e kulture publikut dhe atdheut. Pervecse i ditur,i bute e i ndershem paske qene edhe trim se nga frika e vdekjes shumica bejne kompromis me tmerrin e vuajtjeve e me humbjen e vleres dhe dinjitetit te jetes ndersa ti tregove se s' kishe frike vdekjen. Zoti te ndjefte......

Keta njerez jane pasuria e

Keta njerez jane pasuria e vertete kombetare, keta te bejne te ndihesh krenar per origjinen tende... gjynah qe ikin shpesh para kohe, por ne fakt jane ata me te ndjeshmit qe nuk bejne dot kompromise dhe preferojne te ikin gati ne heshtje... keta te bejne te mendosh e te analizosh veten, duke e krahasuar me ato qe ai ka thene e bere... RESPEKTE, I vafte shpirti ne paqe..

Jeta eshte dhene nje here

Jeta eshte dhene nje here , dhe eshte e dhene per tú jetuar, po shpesh kur perballesh me probleme te forta e ve ne dileme, Mjaft njerez mendojne se vetvrasja eshte egoizem dhe dobesi, une nuk mendoj keshtu, mendoj se eshte hiperndjeshmeri dhe pafuqi per te mbijetuar mes "egersirash"te quajtur njerez. Ne kete interviste e ne shume te tjera, ne ceshtjet qe ai nginte, kuptoje qe kishe te beje me nje njeri te aryeshem ne kete bote te paarsyeshme , me nje njeri te kulturuar ne kete bote injorante , nje njeri fin dhe te thelle. Mbase duhet respektuar zgjedhja e tij. Ai ishte pergjegjes per jeten e tij, po jo per vajzat qe mendoj kishte detyrim ti mbronte pikerisht nga bota qe e neveriti ate. U prefte ne paqe !

Ngushellimet me te perzemerta

Ngushellimet me te perzemerta familjes.

Intelektual dhe qytetare si z. Klosi nuk ka shume ne qarkullim ne kete bote mediokre shqiptare. Uroj te kete ikur i qete megjithese dhimbja qe la pas eshte shume e madhe, dhe jo vetem per familjen dhe te dashurit e tij. Megjithese nuk e kam njohur personalisht, eshte nder te paktet persona qe ka qene nje shembull pozitiv per te gjithe.

Ikja e parakohshme e Ardian

Ikja e parakohshme e Ardian Klosit eshte e dhimbshme per familjen e tij, por edhe per ne qe e njihnim kete kolosë të fjalës së lirë. Shqiperia humbi nje njeri te madhe. Ngushellime vajzave e gruas. U prefsh në paqe.

Njeri i rralle! Sot Shqiperia

Njeri i rralle!

Sot Shqiperia nuk eshte ne gjendje ti meritoje keta njerez.

Janë të shumtë njerëzit e

Janë të shumtë njerëzit e Shqipërisë së sotme që nuk e meritojnë këtë Shqipëri të katandisur kësisoj, po ne, edhe s'besojmë në Zot, edhe rrimë e presim prej tij. Pra kush na e ka fajin? Intelektualët i vret (edhe me anë të vetvrasjes) injoranca me dashje e politikanëve, të zakonshmit i vret me të gjitha mjetet, veçanërisht me anë të rrjepjes gjer në skamje ferrjane po i njëjti vrasës, me vetdije të plotë e me gjakftohtësi prej kriminelësh të regjur.

Ate e vrame ne.E vrane

Ate e vrame ne.E vrane "etiketat",gjykimi i te tjereve.

Njerezit nuk jane te mire,jane te keqinj,kuptuat.

Cfare mendoni se kerkojne? Interesin e tyre personal,tamam si une, si juve,s'ka asnje diference.

Mundeni te kontrolloni gjerat per te cilat jeni koshient,ndersa ato per te cilat nuk jeni koshient ju kontrollojne juve.

Vuajtja sherben per te na hapur syte perpara realitetit,per te kuptuar qe diku mbreteron falsiteti.

Enjoh kete personazhe ne

Enjoh kete personazhe ne gjermani ne nje interviste qe me eshte dashur ta jepnja ,dhe me nuk e pashe ,behet fjale per vitin 1991.M e vone i ndegjoja emrin e tij nepermjet shoqerise time ,nuk kisha me kontakt.(c'est domage) do te benja te pamunduren te mos ta kishte bere kete gjest.çfar njerezish po i ikin ketij vendi!!!!!!!

Smund te them asgje me teper

Smund te them asgje me teper se u prehsh ne paqe :)

A. Klosi ishte njeriu qe

A. Klosi ishte njeriu qe adhuroja kur shikoja ne TV. Vajzat e tij jane moshatare me vajzat e mia se kan qene dhe jane ne te njejten shkolle(P.N.Luarasi). Vdekjen e tij e kemi perjetuar dhe ne. Vajzat u tjetersuan ne fytyre se ju vinte keq per Katerinen....Me cme than vajzat jane dy motra te persosura se skan si te ishin ndryshe se babai tyre ju jepte mendje te tjereve. Thenia e Klosit duhet tu ngulet si gozhde ne koke te gjithe atyre njerezve qe skane te ngopur dhe jane kthyer ne makuter. Ardiani i madh vdiq fizikisht, por Ai nuk do te harrohet kurre per ate qe i dha shoqerise Shqiptare.

Add new comment