SPAK nuk (duhet të)merret me motivet e Ahmetajt, por provat dhe dëshminë e tij
Arben Ahmetaj është i poshtër. Pse Arben Ahmetaj foli? Si e inskenoi intervistën me gazetarët e RAI 3?
Këto janë disa “pyetje” mbi daljen e fundit të ish-zv.kryeministrit në mediat italiane, prej nga ku u hodhën akuza sipas të cilave në zyrën e kryeministrit Edi Rama ai ka parë mafiozë të hyjnë e të dalin.
Çfarë ndodh në këtë rast që e bën gazetarinë shqiptare një ndër fëlliqësitë më të mëdha të kësaj shoqërie? Ndodh që duke u marrë me motivet e dikujt që po bën këtë që po bën, ajo po shndërrohet në një lloj mediumi politiko-moral, një lloj byroje e hapur që në thelb po kriminalizon motivet e një njeriu, për të amnistuar akuzat e tij ndaj një tjetri. Pra ndaj kryeministrit.
Ka shumë kohë që kjo gazetari përparon pandalur në Shqipëri. Gazetaria e “analizës” së raportit të forcave mes palëve, duke evidentuar se çfarë fiton njëri apo tjetri, pa bërë kurrë një distancim nga politika të caktuara. Përherë në garë, në rolin e pakërkuar të profetit dhe moralistit. Shumëkush e kupton se përpjekja e tanishme me Ahmetajn shkon vetëm në favor të lehtësimit të pozitës llogaridhënëse të kryeministrit, që nuk ka sesi të mbrohet më, veçse të njoftojë suksesin e tij për kultivimin vjetor të frutikulturës qeverisëse, të cilën e kanë livadhisur njerëz si Ahmetaj.
Mirëpo nëse në kontekst të kësaj që po ndodh, do të konsiderojmë Akuzën Penale të Ahmetajt, është e qartë se për SPAK, nuk hyjnë ose nuk duhet të hyjnë në vështrim motivet e ish-zv.kryeminstrit, por provat që ai ofron si dëshmitar. Edhe pse ende jo si i Penduar. Dhe provat janë ato që vënë në lëvizje një proces penal ku patjetër duhet të thirret edhe pala e akuzuar. Në fund të fundit, ne nuk jetojmë në Diktaturë, ku e vërteta publike duhet të marrë konfirmimin e kryeministrit që të quhet e provuar. E vërteta publike është lakuriqe, atë thjesht duhet ta administrojnë edhe ato institucione që janë krijuar për këtë qëllim.
s.zaimi
Comments
Atij gazetarit italian i
Atij gazetarit italian i shkonin shtate pale djerse perballe Rames. Dhe kishte arsye. Gjate gjithe intervistes ai insistonte te thoshte se personalisht dhe zyrtarisht nuk kishin asnje akuze ndaj kryeministrit por sec kishin degjuar nga burime te besueshme . Dhe keto burime behen te besueshme vetem nese flasin ne ilegalitet apo ne kerkim nga drejtesia.
Populli vella nuk ha bar. Nuk mund ta pranoje qe, ate qe deri dje e quanit tiger tani ta quaje si delen e humbur te perendise e cila po kthehet ne grigjen e zotit alias tuajen dhe te Cim Pekes.
Edi Rama eshte dhurate nga zoti. Ai nuk mund te kete luksin te lodhet nga urrejtja apo vreri juaj. Ka akoma shume per te bere.
Arben Ahmetaj e beri zv
Arben Ahmetaj e beri zv.kryeminister Edi Rama. Per shume vite. Ka cilesine e deshmitarit, nuk ka te verteten absolute. E thene thjesht: ka pare si vidhet e si punon krimi me qeverine. Kete po thote ai. Per kete duhet hetuar. Pastaj tiger, apo lope, keto i dini ju.
Gjithcka qe thua zotrote me
Gjithcka qe thua zotrote me siper ai duhet te kete miresine ta sqaroje para drejtesise shqiptare dhe jo skutave. Si telenovele eshte intrigante, duket nje poezi e Eseninit,por te dy e dime se e verteta eshte shume prozaike. Prandaj nuk i pelqen njeriu.
I besueshem do ishte Shkelqim Cani apo Sander Lleshaj por jo ai. Ai fshihet sepse eshte kokrra e hajdutit perndryshe do perballej me te verteten.
Zoteri apo zonje! Shkrimi per
Zoteri apo zonje! Shkrimi per kete eshte. Ne syte e drejtesise per te cilen flet ti nuk kane rendesi motivet, por vertetesia e atyre qe thote.Tani media te ndryshme thone kete qe thua ti qe permblidhet pak a shume ne moralin: Nuk e dime ne kush ishte Beqir Balluku, nje mut muti?! Mut muti apo jo, Beqiri ishte ne krahun tend zoteri dhe ca gjera i di. Sa qendrojne, duhet thirrur Bequa por edhe ti.
Na ke care koken pafund
Na ke care koken pafund jetojme ne diktature.
Ca po thua nuk jetojme ne diktature.
Add new comment