Çështjet e negociatave të 2018-s u ngritën në stadium. Në Athinë u vulos prishja e marrëdhënieve
Ka nisur masturbimi mediatik për fjalën e mbajtur në stadiumin e Athinës. Po shkruajnë se "Z. Rama hapi çështjen shqiptare me Greqinë". Për Çamërinë, ligjin e luftës e kështu me radhë deri te pensionet që është teknike.
Ta heqim çështjen çame se ajo mes emigrantëve shqiptarë humbet vota. Pse duhet të fliste për këto gjëra një kryeministër nga një stadium? Zoti Rama nuk ka Mitsotakis rival elektoral. Ai e quan mik kryeministrin grek, por ndaj një miku nuk flitet me ulërimë. Nga sheshi.
Zoti Rama I kishte në tryezë me Greqinë të gjitha këto çështje në vitin 2018, kur vendosi po vetë të mbyllte negociatat. Pa arsye të njohura dhe duke bllokuar çdo përparim. Më pas eleminoi nga skena ish-ministrin e Jashtëm.
Është e qartë se këtë njeri nuk e merr më kush seriozisht në Athinë për ta konsideruar bashkëbisedues të besueshëm. Sepse zotëria dha shfaqje për vota duke azhornuar retorikën me të kundërtën e asaj që ishte arritur. Nga stadiumi, çka mund të quhet një diplomaci rrugaçi. Natyrisht një zgjedhje dhe llogari e tij. Por në Athinë dje de facto u prishën marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
s.zaimi
Comments
Mbase hera e pare plako qe
Mbase hera e pare plako qe hajdmo bie dakort me ty, te fjalia e fundit. Ne skena pas ndonjehere marrdhenie te mira me vendet, kena pas vec lepirje. (Po perdor fjalet qe ke qejf ti)
Pastaj ca te them?!
Here vun nga diarreja, her je te mastrubimi te rujt Zoti.
Ceshtja came nuk duhet te hiqet fare por ishte gabimi i pare i tij qe beri sapo hapi gojen. E dime fare mire cfare lemsh e lije eshte ajo teme. Rama nuk ka mik sepse eshte politikani tipik mesatar! Si me pas halla ashtu.
Ajo qe me ka bo pershtypje nga gjjthe keto artikujt e ju gaze(k)-areve eshte fakti qe kryemnistri shkoi dhe i mblodhi si dele ne stadium dhe askush nuk foli per kete? Askush sberi nje analize se ke mblodhi ky?Ata qe iken nga mali me nate per ti shpetuar llojit te tij?
Me kete koment fiton shqip(k
Me kete koment fiton shqip(k)aria i bie te themi. Se hape edhe ti nje teme qe s'ishte hapur nga askush.
Add new comment