Ministri që të shkul veshët

Postuar në 02 Maj, 2024 21:16

Deputeti Agron Shehaj është përplasur gjatë seancës së sotme me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shkak të Amnistisë Penale, të miratuar disa javë më parë.

Kërkesës së Shehajt për dorëheqjen e Manjës, ky i fundit iu përgjigj me një kërcënim. Përgjigjja e Manjës nuk dëgjohet për shkak të mikrofonit të mbyllur, ajo reflektohet në replikën e Shehajt.

Agron Shehaj: Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

Manja flet por nuk dëgjohet.

Agron Shehaj: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka çfarë thotë.  

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me sa kuptova nga debati i te dyve Manja akuzoi Shehajn se nuk eshte aq i paster sa hiqet e se shpejt do ti dalin ne drite psilleqet edhe atij.
Ne fund te fundit qe te dy jane figura qe u katapultuan ne politike nga kryetaret e jo per integritetin e tyre moral dhe etik. Per mendimin tim qe te dy nuk jane figura te pershtatshme per te qene ne politike sepse me veprimet e tyre kane deshmuar se jane aty per perfitime personale e jo per te miren e qytetareve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.