Berisha për herë të tretë në “Tiranë-Elbasan”; hapet në maj

Postuar në 23 Prill, 2012 09:06

Kryeministri Berisha vizitoi sot në rrugën Tiranë-Elbasan për një tjetër inagurim. Në fakt nuk ka mbaruar tuneli, as rruga. Berisha shkoi të inagurojë nisjen e punës për ndërtimin e trasesë së rrugës. Ndoshta edhe nga afërsia gjeografike, Berisha ka bërë në fakt tre inagurime në këtë rrugë. Herën e parë shkoi për të inaguruar fillimin e punimeve në tunel (prill 2011), herën e dytë shkoi kur tuneli kishte arritur në gjysmën e punimeve (nëntor 2011), kurse herën e tretë sot, ka shkuar për inagurimin e fillimit të punimeve në trasenë e rrugës.

Kreu i qeverisë premtoi se qarkullimi në këtë rrugë do të fillojë në maj të vitit të ardhshëm. Siç mund edhe të paramendohet, një tjetër vizitë e tij pritet të bëhet edhe kësaj radhe për të inaguruar hapjen e qarkullimit, aq më tepër kur kemi të bëjmë edhe me një kohë që përkon me fillimin e fushatës elektorale. Megjithatë, deri në maj 2013 mbetet edhe një vit kohënë mes, ndërsa pritet që në një periudhë të afërt të dalë dritë në tunel nga ana e Elbasanit, sipas standardit të deritanishëm, e meriton edhe një vizitë tjetër para hapjes së qarkullimit...

 

S.E.

Comments

Submitted by astriti (not verified) on

<p>Ndersa si per here te fundit ka per te shkuar per fushaten elektorale te 2015, me pretekstin e lyerjes me vija te bardha te autostrades</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by KLEJDA (not verified) on

<p>po ku ka pune tjeter ai, na eshte ber me keq se berberet me gershere ne dore bredh</p>

Submitted by DALER (not verified) on

<p>MOS JA FUSNI KOT EDHE JU, SE DHE NJECICKE REKLAM VETES DO IA BEJ AI TASHI</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.