Klement Balili, Drejtor i Transportit Rrugor të Sarandës i kërkuari i drogës. Bashkëpronar i “Santa Quaranta” dhe i lidhur me LSI-në (Video)

Postuar në 11 Maj, 2016 11:53

Personi që është në kërkim si një prej 3 kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës që vepronte në Shqipëri, Greqi dhe disa vende të Europës sipas deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo është Drejtori i Transportit Rrugor  të Sarandës, Klement Balili, i emëruar nga LSI. "Dje në darkë keni njoftimin e policisë greke për kapjen enjë rrethi trafikantësh droge në të cilin kërkohet një drejtor i trasnporteve të Sarandës si shef i këtij qarku trafikantësh droge. Më 18 maj të vitit 2014 PD e ka denoncuar me emër e mbiemër që është drejtori i transporteve dhe është Klement Balili. Më kujtohet data, e nxora dhe në faqen time në FB”-deklaroi deputeti Genc Pollo në për A 1 Report. Një vit më parë Partia Demokratike  e akuzoi sot kreun e Transportit Rrugor të Sarandës si të arrestuar pë një trafik droge në korrik të vitit 2006 me 750 kg kanabis. Asokohe  ishte i menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që e ka konsideruar atë "të pastër" bazuar në dëshminë e penalitetit. Balili rezulton si person i lidhur me LSI-së dhe bashkëpronar në hotelin “Santa Quaranta”, në inagurimin e të cilit mori pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Sipas shefit të policisë greke hetimi për organizatën kriminale u bë në bashkëpunimin të ngushtë me ambasadën amerikane në Greqi. Klement Balili është vëllai i kryetarit të bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, edhe ky nje propozim i LSI-së.

Comments

Submitted by Rilindasi (not verified) on

Eshte plotesisht e vertete qe Santa Quaranta eshte e Metes. E di e tere Saranda. Dhe kur nisi lufta e evazionit ne shtator aty nuk vente kembe njeri per kontrolle.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.