Pollo

Pollo sqaron pse u bënë bashkë Dule me Aleancën Kuqezi: Zgjedhjet e lira janë zamka më efektive

Postuar në 11 Prill, 2017 10:16

 

Genc Pollo, një nga drejtuesit e PD-së ka dhënë një intervistë për “Tirana Today” ku sqaron sa me sens ironie apo rromuze situtën politike. Sipas Pollos sot të gjithë janë parimorë, aq sa mund të lejohen fjali të tipit “LSI-ja është pjesë e kauzës sonë”. LSI dhe kauzë, dy gjëra që nuk mendonte njeri se mund t’I bashkonte PD-ja. Ka një pyetje që meriton vëmendje:

Si ka mundësi që PBDNJ i  Dules  dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut  janë vëllazëruar  nën hijen e çadrës?

Përgjigja nuk është e vështirë kur birëson parimet si arsenal retorik:

PD i përgjigjet SHBA me facebook-un e Genc Pollos

Postuar në 28 Qershor, 2016 11:11

Teksa pritej një qëndrim zyrtarnga kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të ambasadoit Lu që e bënte atë përgjegjës për mosarritjen e konsensusit të reformës në drejtësi, nga PartiaDemokratike ka ardhur gjithsesi një reagim. është deputeti Genc Pollo që shkruan se “Përsëri populizëm, arrogancë e madje folklorizëm mbi reformën në drejtësi. Shqip e anglisht. Duhet të bëhet, do të bëhet por siç duhet”

Klement Balili, Drejtor i Transportit Rrugor të Sarandës i kërkuari i drogës. Bashkëpronar i “Santa Quaranta” dhe i lidhur me LSI-në (Video)

Postuar në 11 Maj, 2016 11:53

Personi që është në kërkim si një prej 3 kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës që vepronte në Shqipëri, Greqi dhe disa vende të Europës sipas deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo është Drejtori i Transportit Rrugor  të Sarandës, Klement Balili, i emëruar nga LSI. "Dje në darkë keni njoftimin e policisë greke për kapjen enjë rrethi trafikantësh droge në të cilin kërkohet një drejtor i trasnporteve të Sarandës si shef i këtij qarku trafikantësh droge. Më 18 maj të vitit 2014 PD e ka denoncuar me emër e mbiemër që është drejtori i transporteve dhe është Klement Balili.

Subscribe to RSS - Pollo