Zgjedhjet franceze: Hollande 2-3 pikë përpara; gjithçka do të luhet në raundin e dytë

Shifrat janë të qarta. Në garë janë dhjetë kandidatë, dhe pas numërimit të votave është e sigurtë që asnjëri syresh nuk do të dalë fitues, e në këtë kuptim sonte nuk zgjidhet asgjë. Fituesi do të shpallet pas raundit të dytë, dhe gjasat janë që në pallatin presidencial në bulevardin Champs-Élysées do të jetë qeraxhi o socialisti Hollande, o konservatori Sarkozy. Sondazhet gjatë fushatës, por edhe ato të kryera e të publikuara sot në gazetat e huaja, sidomos ato belge (ligji ndalon publikimin e sondazheve të tilla pa u mbyllur votimi në shtypin francez), thonë se i pari ka një avantazh të lehtë mbi të dytin; Hollande pra ka marrë 27-30% të votave, ndërsa Sarkozy-ja 25-27%; është një avantazh që në fund fare mund të mos vlejë, megjithatë.
Numri i francezëve që kanë të drejtë vote në ditën e sotme është afro 44 milionë. Janë 85 mijë qendra votimi, të cilat janë hapur në orën 8 të mëngjesit, e janë mbyllur në orën 18.00. Qendrat e votimit në qytetet e mëdha do të rrinë hapur deri në orën 20.00. Pjesëmarrja në votime (sipas belgëve) duket e mirë.
Re.Pu.
Comments
Sic mund te deshmoje cdo
<p>Sic mund te deshmoje cdo turist shqiptar qe ka vizituar Parisin, pallati Elysée nuk ndodhet ne bulevardin Champs-Elysées. </p>
Like 100 herë!
<p>Like 100 herë!</p>
Add new comment