Konceptin e Sazanit ua dhashë Unë!

Postuar në 31 Mars, 2024 15:42

Ju kujtohet Auron Tare? Është ai personi që bënte thirrje që ta ruajmë Butrintin nga zbarkimi anglo-helenik dhe t’ua japim atë arkeologëve shqiptarë për ta menaxhuar. Arsyetimi ishte se nuk mundet që një aset si Butrinti t’u lihet atyre që Tare i quan anti-shqiptarë. Pas Tares rendi berihalja(gabim shtypi) mediatike për të thënë se këtu ka zot e kështu me radhë. Iku ai muhabet. Qeveria e z. Rama e shkallmoi parkun me harta të reja, aristokracia shqiptare që shkëlqen nën emra gjahtarësh, mori llokmat e radhës, duke lënë me gisht në gojë edhe antishqiptarët e z. Tare.

Sot z. Tare ngjan se ka një qëndrim disi ndryshe. Në një intervistë në MCN Tv, ai thotë se për projektin e Sazanit ai ka bërë “konceptin” dhe mandej grupi është qasur. Tare shton se ka një projekt francez shumë të mirë e kështu me radhë. Pse nuk u mor me konceptin ky person edhe gjatë debatit për Butrintin ku të dukej se nisi të peshonte thuajse sa flamuri kombëtar? Pse u mor me një arkeolog anglez dhe ngriti furtuna të kota? Pse në Sazan jo? Apo se Sazanin në fakt po e merr shqiptari Shefqet Kastrati siç edhe u raportua dhe kështu kemi garanci të plota?

Ndoshta nuk janë pyetje për zotërinë në fjalë pasi ai “ka dhënë vetëm konceptin”, vetëm se me ballafaqime të tilla mundet të kuptosh se kush përbën dhe bën debatin publik në këtë vend. Ndaj edhe nuk ia vlen të shkruhet më për ta.

s.zaimi

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Ky zoteria atyre anglo-helenikeve si Richard Hodges iu mbante kandilin ne vitet 90' dhe kete sulmin per te marre ne dore Butrintin e filloi qe ne vitet 2000, sapo mori diplomen e historise naten dhe u veteshpall kryenjohes i historise diplomatike te Ali Pashe Tepelenes. As nuk i bente syri terr qe epoka e pashalleqeve shqiptare s'kishte lidhje me kulturen klasike greko-romake dhe armen me te forte kishte organizimin e vizitave turistike me zengjine perendimore, ndersa nga ana tjeter donte te perzinte lordet Rothchild dhe Sainsbury.

Ke thene dicka nje here ne nje artikull, nje koment, kur pyeten Nanon se pse ndryshoi zone elektorale ne vitin 2005. Perpjekja e Tares duhet pare brenda ketij konteksi me tentativen e zgjerimit te "fenomenit te folklorizimit" pertej zones urbanistike Sarande-Ksamil duke perfshire edhe Butrintin, pastaj me kismet ne mandatin 2025-2029 edhe Korfuzin. Ky eshte krahu shkencor i levizjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.