auron tare

Konceptin e Sazanit ua dhashë Unë!

Postuar në 31 Mars, 2024 15:42

Ju kujtohet Auron Tare? Është ai personi që bënte thirrje që ta ruajmë Butrintin nga zbarkimi anglo-helenik dhe t’ua japim atë arkeologëve shqiptarë për ta menaxhuar. Arsyetimi ishte se nuk mundet që një aset si Butrinti t’u lihet atyre që Tare i quan anti-shqiptarë. Pas Tares rendi berihalja(gabim shtypi) mediatike për të thënë se këtu ka zot e kështu me radhë. Iku ai muhabet. Qeveria e z. Rama e shkallmoi parkun me harta të reja, aristokracia shqiptare që shkëlqen nën emra gjahtarësh, mori llokmat e radhës, duke lënë me gisht në gojë edhe antishqiptarët e z. Tare.

Është luftë për llokmën e Butrintit, asgjë më shumë

Postuar në 17 Shtator, 2020 15:23

 

Qyfyret e luftës si opsion komod për rehabilitim

Postuar në 02 Shkurt, 2020 23:46

Auron Tare sjell te gazeta “Dita” kujtimet e Kadri Cakranit, ish-drejtues ushtarak i Ballit Kombëtar. Nuk është hera e parë. Tare, i diplomuar në histori, rend pas sensacionit dhe pak më herët ka premtuar botimin e kujtimeve të Cakranit të cilat i konsideron kontribut të çmuar në leximin e së vërtetës së luftës në Shqipëri. 

Rilindje edhe për fshatin/Ambicie reale, apo një mundësi për fonde?*

Postuar në 07 Prill, 2018 13:41

2.5 mln euro është mbështetja e MBZHR në vitin 2018 për programin e “100 fshatrave”. Programi, i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit. Sipas projektuesve të këtij projekti, që vjen nën modelin e Rilindjes Urbane, këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural. Pjesë e programit të mbështetjes janë edhe të rinjtë nga 22- 35 vjeç me një grant 5 mil

"Turistët nuk vijnë në Butrint për të ngrënë"

Postuar në 17 Tetor, 2017 20:09

Anëtari i Bordit të UNESCOS, Auron Tare, i ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga ka folur rreth skandalit të ndërtimit në Butrint. 

Në mungesë të këtij plani të menaxhimit që po thoni ju, kjo të lejon të bëhet çdo gjë?

Ka ndodhur se disa pika të rëndësishme janë përpjekur që të kenë dhe ta marrin për vete.Komunitetet përqark qendrës së zonave të mbrojtura duhet të përfitojnë në këtë drejtim. Kjo është një nga pikat që e  ka përparësi në UNESCO. Kur kam ikur unë kanë qenë 33 familje që jetonin me këtë, por aktualisht.

Lapsus 41 milionë lekë nga Agjencia e Bregdetit për një kullë vrojtimi

Postuar në 06 Shtator, 2017 09:47

Emisioni "Stop" transmetoi një investigim mbi tenderin e kullave të vrojtimit në bregdet dhe funksionimin e tyre. Sipas "Stop" në  27 prill të vitit 2017 nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit  është tenderuar një kullë me shumën prej 41 milion lekë të vjetra, ku adresa e dhënë është në Dhërmi.
Nga kërkimet në gjithë vijën bregdetare në Dhërmi nuk gjeti asnjë kullë që të kishte të bënte me tenderimin e Agjencisë së Bregdetit. E vetmja kullë që ishte në Dhërmi ishte një kullë e cila ishte ndërtuar nga një subjekt privat.

Përvoja negative 1/Kreu i Agjencisë së Bregdetit ka një ankesë serioze. Nuk e dëgjon kush...

Postuar në 08 Korrik, 2017 23:11

Të shkruajnë më gërma të mëdha ankesat e tyre për administratën, sepse siç thotë kryeministri ai do të bashkqeverisë me njerëzit për katër vjet. Duke sugjeruar modestisht, që mos ta hajë njeri këtë karamele që u ngjan atyre monedhave që dikur turistët u hidhnin fëmijëve shqiptarë që u rendnin nga pas me pak fjalë anglisht, duhet të kujtojmë se kjo mënyrë e drejtimit me frymë kapanoni, do dëmtojë rëndë atë reformim të administratës dhe forcim të institucioneve. Mbani mend para disa muajsh një spot publicitar që dilte thuajse në çdo faqe të mediave online për të ashtuquajturit Sinjalizues?

Subscribe to RSS - auron tare