sazani
Konceptin e Sazanit ua dhashë Unë!
Ju kujtohet Auron Tare? Është ai personi që bënte thirrje që ta ruajmë Butrintin nga zbarkimi anglo-helenik dhe t’ua japim atë arkeologëve shqiptarë për ta menaxhuar. Arsyetimi ishte se nuk mundet që një aset si Butrinti t’u lihet atyre që Tare i quan anti-shqiptarë. Pas Tares rendi berihalja(gabim shtypi) mediatike për të thënë se këtu ka zot e kështu me radhë. Iku ai muhabet. Qeveria e z. Rama e shkallmoi parkun me harta të reja, aristokracia shqiptare që shkëlqen nën emra gjahtarësh, mori llokmat e radhës, duke lënë me gisht në gojë edhe antishqiptarët e z. Tare.
Sazani hapet për turistët nga maji deri në tetor
Ishulli i Sazanit, ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë, do të jetë i hapur gjatë verës edhe për turistët vendas dhe të huaj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në këtë ishull dikur një pikë e rëndësishme e strategjike e mbrojtjes së Shqipërisë.