Shkodra përsëri nën ujë; banorët në panik

Postuar në 21 Prill, 2012 11:05

Ka mjaftuar vetëm një javë rreshje dhe në qarkun e Shkodrës janë rikthyer përmbytjet duke sjellë edhe panikun te banorët për një përsëritje të mundshme të situatës së fundit të vitit 2010. Situata është më problematike në zonën e Dajcit, Murriqanit, Bushat, Velipojë dhe në komunën Ana e Malit. Në fshatin Obot ndër më të prekurit nga përmbytjet vitet e kaluara aktualisht janë mbi 30 banesa të rrethuara nga uji. Në komunat e tjera bëhet fjale për përmbytje kryesisht të tokave bujqësore. Sipërfaqja e tokës së përmbytur, pohojnë burime nga prefektura e Shkodrës mund të ketë arritur deri në 400 hektarë. Situata është bërë më problematike si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve Kir dhe Gjadër të cilat kanë rritur nivelin e Lumit Buna. Përballë kësaj situate banorët ankohen për dëme serioze në të mbjellat e pranverës. Ende nuk raportohen shkarkime nga hidrocentralet, ku niveli I ujit në kaskadë duket se nu k është shumë I lartë që të mund të kushtëzojnë shkarkime që do të rrezikonin më tepër banesat.
Alarmi për rikthimin e përmbytjeve në Shkodër nisi pak ditë më parë fillimisht në Velipojë ,Dajc dhe Bushat. Përmbytjet e fundit në Shkodër vënë në dyshim dhe investimet e deklaruara nga ana e qeveritarëve për ngritjen e argjinaturave në Lumin Buna.

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by Shkodran prej Puket (not verified) on

Po sa te kete Jozi karagjozen, as qe ka per te ba noi her hajer Shkodra!

Njajo buce ma fort don Salen se baben, nanen, familjen e vet e tan Shkodren!

Submitted by shpetim (not verified) on

Varjau ketyre, ska problem me keta, nuk thone gje, jau marrim voten ketyre. Eshte popull me kulture ky i shkodres, me tradita. Vriti, mbyti, rritja dritat, ujin, ushqimet, nuk bajne za kta. Ama se mos u shash Salen..uuuu!

Rrofte Sala!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Per me i vue kapak kesaj pune un mendoj qe ne Shkoder  te ndertohet edhe centralin berthamor dhe bahet komplet si ne Japoni. Shkodra mbytet dhe energjine e merr qeveria. Bukur besa.

Submitted by hapi (not verified) on

Ja ktu do të jemi. A do shkojë Edi Rama ti takojë banorët e përmbytur? Apo ka frikë nga "malokët"?

Në qoftë se i thotë vetes socialist atëhere shkon e i takon, pavarësisht se kujt ja kanë dhënë votën më parë. Në 2013 shpiat e atyre njerëzve do të jenë akoma të lagura, dhe nuk do ta harrojnë nqs Edi shkon e i takon, megjithë ca kamera televizioni. Po Rama e ka menjen të luajë kukamshefti me Nanon e Metën...

Mustafait ose Eduartit ja dëgjon fjalën, thuajini të bëjë një veprim human se njerëzit nuk do ta harrojnë. Le të shkojë Rama ti takojë. Le tu bëjë edhe premtime për ri-drenazhimin e zonës, dhe ti qëndrojë asaj pune se njerëzit nuk do t'ja harrojnë se i kanë shpiat lagësht. Zgjedhjet e 2013 fillojnë qysh tani.

Më vjen shumë keq që vendi im është akoma kaq i përçarë, sa ka njerëz që bëjnë komente si puna e "aline" e "shpetim" dhe i thonë vetes të majtë. Ju nuk jeni as të majtë as socialista. Jeni vetëm ca enverista-stalinista inatçorë e sektarë. Nejse, uroj që mos tu ndodhë kurrë nëpër shpiat e juaja çfarë po ndodh në Shkodër.

Submitted by mustafa (not verified) on

e verteta dhemb....

e mban mend kur i zune rrugen Nanos shkodranet "antikomuniste" e sa shume mburresh Sala per ate pune....

Shkodranet le te mbyten derisa tu vine mente e ta kuptojne se politika nuk eshte si tifozlleku per Vllaznine.

Submitted by hapi (not verified) on

e mbaj mend e mbaj.

Por politika nuk bëhet me inate ndaj qytetarëve, edhe kur qytetarët të presin rrugën. Nuk digjet (në kuptimin figurativ) një qytet për hatër të 10-20 kokëboshëve.

Në demokraci kryeministri apo presidenti i një populli është kryeministër/president edhe i atyre që nuk i kanë dhënë votën dhe as e kanë votuar. Po nuk e kuptoi këtë Rama e PS-ja vështirë shumë do ta kenë të fitojnë zgjedhjet e 2013.

Submitted by mustafa (not verified) on

me sa di une,  Rama e shume te tjere e kane kuptuar fare mire qe Berishizmi eshte fatkeqesi kombetare qe duhet hequr qafe nje ore e me pare.

problemi ketu eshte se kur do ta marrin vesh kete pune shumica e shkodraneve.

Submitted by Kel Ukaj (not verified) on

Persa i perket permbytjes se Shkodres "me behet qejfi". E meritojne per fat te keq. S'ka me "puno malsori e ha Shkodrani" , me punue e pastrue kanalet, pastrue Bunen, hidrovoret etj etj. Shkodranet duan me "ba qef" e mos me puneu. Keshtu Saliu e kompani do t'iu afroje Velipojen e Shiroket e sezonin me ba plazh do t'iu  zgjasi 9 muaj.  A Shkodran demel e budall me ngermue korrizin perndryshe vjen kataklizma.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.