Edi Rama: Përrallat më të bukura me mafia i tregojnë vetë kapot e saj

Postuar në 18 Prill, 2012 06:47

Akuzave dy ditore të kreut të qeverisë për lidhje me mafian të atyre që publikuan bllokimin nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të projektit të linjës elektrike me Kosovën, por edhe të opozitës, iu përgjigj sot kreu i saj, Edi Rama. Kryetari i opozitës doli sot në një konferencë të posaçme për shtyp ku krahas përgjigjes ndaj akuzave, i kërkoi qeverisë që të lejonte zhvillimin e projektit në fjalë. “Berisha foli për klikën e mafias duke akuzuar si zëdhënës të mafias KfW, gazetën ‘Zëri” dhe natyrisht edhe opozitën. Nuk di nëse tek mafia ai fut edhe partinë e koalicionit të tij, qe e kundershtoi bllokimin. Kjo është çështje që i takon ta zgjidhin me njëri- tjetrin. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që të besojë se banka që përfaqëson shtetin gjerman të jetë mafioze dhe Saliu të jetë qelibari.Përrallat më të bukura me mafia i tregojnë vetë kapot e saj, ndërsa politikanët sa më shumë e ndihmojnë me vepra aq më shumë bëjnë gjëra të tilla. Nuk e di nëse Saliu është kapo i mafias që tregon përrallla, apo politikan që i shërben mafias. Por nuk e dyshoj fare, nëse mafia ka lidhje me këtë histori, ai është vetë kryeministri ”, - tha ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by erind (not verified) on

<p>hajde se dhe ti ke shum perrala me mafia kur ke qen ne bashki - me Dash Pezen me çunin e Vali Leskes, me Fidelin, me Tan Leprin, etj etj.&nbsp;</p><p>Mos u merzit plako se pallatet qe po ngre yt vella (qe nga punonjes i Sorros-it) tashti eshte ndertus ne Boston, shume shpejt do ti tregojne te gjithe te njejtat perralla.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.