Thoma Gëllçi, drejtor i ri i RTSH-së
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi Thoma Gëllçin si drejtor të përgjithshëm të RTSH-së. Gëllçi u zgjodh me 7 vota nga 11 anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ai kandidonte në këtë post përballë Petrit Malajt. Thoma Gëllçi ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Fatos Nano dhe Drejtori i Departamentit të Informacionit, pranë Keshillit socialist të Ministrave. Ai ka drejtuar në të shkuarën edhe gazetën partiake "Zëri i Popullit". Pretendenti tjetër për këtë post, Petrit Malaj, në zgjedhjet e vitit 2009, u përzgjodh nga Partia Socialiste për të qenë kandidat për deputet në Tiranë, por nuk arriti të fitojë votat e duhura. Megjithatë për katër vitet e shkuara: 2011-2015, përveç postit të lartë të Rektorit, Petrit Malaj, ka qenë edhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit.
Comments
E futa emrin Google komplet
E futa emrin Google komplet pa reference. Ky eshte zgjedhur me konkurs a ka njeri dijeni se cfar programi ka ky per ta bere TVSH televizion dinjitoz. Mos keni bere ndonje gabim se ky duket si kasap.
Me ne fund u mbyll kjo odise.
Me ne fund u mbyll kjo odise.
E lagu, nuk e lagu.
U be per turp e faqja e zeze.
PD i lumte qe e shtyu deri me sot.
PS i qofte faqja e zeze qe degjonte pordhet e PD kaq gjate.
PS sikur ja kane bere peshqesh pushtetin e jo sikur e kane fituar vete dhe bindshem madje.
Turp per PS.
Te ishte vene nje drejtor per RTSH, qe muajin e,pare te nderrimit te pushtetit, opo sikur nje GJEL DETI te vinin per drejtor, mjafton qe te merrej vesh ardhja ne pushtet e PS + LSI.
Megjithate, me mire vone se sa kurre.
Pune te mbare drejtorit te ri.
Ja per Gellcin u bene gjithe
Ja per Gellcin u bene gjithe ato farsa te shemtuara me gjasme konkurim te hapur etj. U be dhe nje ligj i posacem qe te zgjidhej Gellci. Turp i madh. Nje xhakete e vjeter mediokre e komunizmit. Edi Rama , paske qene nje pacavure , seriozisht. Ta gezoje Olsi Rama Televizionin Publik, digitalizimin e kamur dhe gjithe cfare permban propaganda e ZP
Add new comment