Atë që Rama s’i jep dot opozitës
Edi Rama është munduar dje të lajë mëkatin me shejtanllëk, tek u përpoq të argumentonte vendimin e tij për t’u servirur shqiptarëve kandidaturën e avokatit të Fatmir Mediut. Ndoshta do kish qenë më mirë të heshtte se t’i përvishej kësaj përpjekjeje sizifiane, për t’u hedhur hi syve “qytetarëve të keqkuptuar opozitarë”. Sepse në gjithë argumentet e tij, kreu i PS-së vetëm të vërtetën nuk thotë.
Si bazë e argumentit të tij është një refren, që e kemi dëgjuar shumë këto ditë. Nuk ka prift dhe avokat të fajshëm. A është i fajshëm njeriu i Zotit për tmerret që dëgjon në dhomën e rrëfimit?- pyet Rama. A është avokati fajtor për gjëmat që rëndojnë mbi klientin e tij?- vazhdon ai. Dhe konkluzioni është: askush nuk ka të drejtë në një shoqëri të lirë t’i akuzojë ata. Ashtu sikurse askush nuk i pështyu në rrugë avokatët që mbrojtën kriminelët nazistë në gjyqin e Nurembergut. Deri këtu në rregull. Me mënyrën se si Rama e shtron çështjen, duket sikur ai e ka bërë më së miri detyrën e tij. Natyrisht askush nuk mund të pështyjë mbi Ardian Vishën. Madje, të gjithë “qytetarët e keqkuptuar opozitarë” do të ishin të nderuar ta kishin atë avokat, nëse buxheti ua lejonte një gjë të tillë. Ai është një njeri që e bën mirë detyrën e tij. Por këtu problemi nuk është te Ardian Visha. Këtu problemi është te Rama. Tek zgjedhjet e tij dhe te simboli i opozitarit që ai kërkon te ngrejë në piedestal.
Le t’i kapim një nga një argumentet e tij. I pari, krahasimi me priftin dhe avokatin shpreh një injorancë juridike. Sepse avokati vërtet është i obliguar profesionalisht të mbrojë çfarëdolloj krimineli, por ndryshe nga prifti, ligji e dënon atë, nëse ai e di krimin e klientit të tij dhe mundohet t’ia fshehë atë drejtësisë. Pra, avokati mund ta mbrojë klientin e tij, por nuk mund t’ia fshehë atij krimin. Por, në rastin në fjalë, Ardian Visha pohoi me gojën plot se ai ishte i bindur në pafajësinë e Fatmir Mediut. Le t’i kthehemi edhe një herë, se kjo është për të vënë duart në kokë: I propozuari i opozitës deklaroi përpara deputetëve të saj se ish-ministri i Mbrojtjes, të cilin opozita e akuzon prej 4 vitesh si ortakun e Shkëlzenit dhe Delijorgjit, në vrasjen e 26 vetave, është i pafajshëm. Deputetët e PS-së qëndronin kokulur e të turpëruar atë ditë në Komision.
Por, ky është një çast që Rama e harron në përgjigjen e tij. Dhe ky është momenti kryesor. Ai që ka të bëjë jo me profesionalizmin, por me moralin e zgjedhjes së tij. Besimi i shpallur i Ardian Vishës tek pafajësia e Fatmir Mediut mund të interpretohet vetëm në dy mënyra: ose se opozita po çonte në Parlament një njeri të pandershëm, madje që duhej të kishte probleme me ligjin se e dinte krimin e klientit të tij (pra, që ashtu siç pretendon PS-ja, Mediu ka qenë fajtori kryesor) ose në të kundërtën një njeri të ndershëm, profesionist që thoshte të vërtetën, por që me këtë të vërtetë hidhte poshtë një nga kartat kryesore të opozitarizmit në Shqipëri.
Por, sikur e gjithë kjo të mos kishte lidhje me thelbin, po me fasadën, Rama vazhdon argumentimin e tij se në shoqëritë demokratike avokatët e kriminelëve respektohen dhe nuk fyhen. E vërtetë, plotësisht e vërtetë, ata janë një vlerë për këtë sistem. Për të siguruar të drejtat dhe liritë e gjithkujt. Por, ata kanë vlerë kur qëndrojnë në botën e tyre dhe jo kur promovohen si simbole të drejtësisë së kulluar, nga një forcë e madhe politike. Unë nuk e di se si Rama vendosi të dërgojë si kandidaturë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë një avokat, që kish bërë gjithçka për t’iu shmangur drejtësisë. Dihet që rasti Mediu nuk qe një rast i fituar, por rasti tipik kur avokatët i shtynë në pafundësi seancat gjyqësore derisa ish- ministri i Mbrojtjes rifitoi sërish imunitetin e deputetit.
E pra, përbetimet për priftërinj e avokatë janë dokrra. Një përpjekje fëmijërore për të fshehur të vërtetën. Por, përtej kësaj përpjekjeje naïve qëndron një tjetër version, që Edi Rama e thotë përgjysmë. Ai thotë se kjo kandidaturë u zgjodh për të marrë vota përtej pakicës sonë parlamentare. Dhe ky ka qenë qëllimi i vërtetë. Tashmë, kur shumë kontakte të fshehta janë bërë të njohura, dihej se votat e këtij koalicioni pro avokatit të Fatmir Mediut do ishin votat e këtij të fundit dhe ato të partisë që qëndron “me bllok në dorë”, sipas socialistëve. Pra, kjo ishte shumica që po kërkonte të ndërtonte Rama, ajo që me votat e Mediut dhe të Metës do përmirësonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Dokrra, sërish dokrra. Ëndrra të një njeriu që po qe se s’është i kapur nga e keqja, në rastin më të mirë, është naiv dhe fëmijëror në politikë.
Natyrisht, si pasojë e naivitetit të tij, por dhe si pasojë e dhunës harbute me të cilën Berisha është mësuar ta trajtojë votën, Edi Rama nuk arriti ta ngrinte në këmbë këtë shumicë mëkatare. Por le të arsyetojmë pak nga e kundërta. Le të mendojmë për një çast sikur Visha do kalonte së bashku me votat e LSI-së dhe republikanëve. Pyetjet që shtrohen janë disa: Ç’të mirë do të kishte drejtësia shqiptare nga kjo? A do të ish më e pastër dhe më funksionale KLD-ja? Çfarë do t’i ndryshonte kjo një tradite gati 20-vjeçare, kur Gjyqësori i korruptuar shqiptar i merr vendimet gjithnjë në favor të pushtetit?
Asgjë. Asnjë efekt. Po atëherë përse Rama duhet t’i vinte opozitës këtë njollë, që e pranon edhe vetë që është e pakuptueshme nga qytetarët opozitarë?
E kjo pyetje është një nga ato që e kalojnë rastin “Visha”. Sepse ajo është një pyetje që lidhet me gjithë karrierën e Ramës në krye të opozitës. Kur sa herë është përballur me dilemën e mbajtjes së qëndrimeve principale prej opozitari dhe kalkulimeve meskine prej pazarxhiu, ai ka zgjedhur këto të dytat. Natyrisht sa herë ka bërë zgjedhje të tilla, gjithnjë ka dalë i humbur, se përballë ka një kundërshtar, shumë më hilacak, shumë më brutal dhe shumë më korruptues se ai. Po atëherë pyetja që ngrenë me të drejtë shumë “qytetarë opozitarë”, është: çfarë i ndodh këtij njeriu? Pse në vend të moralit mendja i shkon te pazari, pse në vend të të ndershmit, vështrimi i shkon te “i forti”, pse në vend të një beteje të drejtë, ai zgjedh gjithnjë një hile foshnjarake?
Një numër i madh “qytetarësh opozitarë” po i shtrojnë gjithnjë e më shumë këto dilema. Në formë hutimi. Në trajtë moskuptimi. Në gjendje të pashpresë. Ndoshta duke harruar se së pari pyetjet që ngrenë janë pyetje retorike, janë pyetje që çdo qytetar opozitar duhet t’ia bëjë vetvetes: Mos vallë po i kërkojnë shumë Edi Ramës? Mos vallë po e sfilisin më kot, duke i kërkuar një gjë që ai s’ka as mundësinë dhe as forcën t’ia japë opozitës?
Comments
e ke qare, asgje per te thene

e ke qare, asgje per te thene plus. Shpresoj te mos vene keto fjale ne vesh te shurdher.

Respekte, Andi!

Respekte, Andi!

Z. Bushati ! E keqja e Rames

Z. Bushati ! E keqja e Rames nuk eshte te morali i nje veprimi. Bile une do te uroja qe z. Rama ta kuptonte plotesisht se politika nuk ka moral. Rendesi ka te fitosh. E theksoj kete se PS,shpesh po kapet ne befasi dhe e papergatitur,perballe hileve zgjedhore te Berishes,i cili e ka kuptuar shume heret,se nuk ka rendesi se si fiton,me hile, me sterkembesa, me faula, me arbiter, me blerje te lojtareve te kundershtarit, me lojtare te droguar, me fikje te dritave ne stadium,etj.. Ne fund te fundit ajo qe mbahet mend eshte fitorja. Do te behet zhurme per fitoren e pandershme,do te meret ndonje mase, ndaj shkelesve, qe me pas behen heronj, por ndeshja nuk kthehet me. Kush humbi humbi,kush fitoi,ta gezoje.

Prandaj nese do megjithmend qe shqiptaret te clirojne burimin nga kucedra, opozita duhet te bashkepunoje edhe me djallin. Pastaj, le te flitet per fitoren e pandershme te saj, qe ne fund te fundit pas 100 vjetesh, do te thuhet se, ne vitin 2013,zgjedhjet ne Shqiperi i ka fituar PS, e drejtuar nga Edi Rama. Kaq, Asgje me shume...

"E keqja e Rames nuk eshte te

"E keqja e Rames nuk eshte te morali i nje veprimi. Bile une do te uroja qe z. Rama ta kuptonte plotesisht se politika nuk ka moral. Rendesi ka te fitosh."

"E theksoj kete se PS,shpesh po kapet ne befasi dhe e papergatitur,perballe hileve zgjedhore te Berishes,i cili e ka kuptuar shume heret,se nuk ka rendesi se si fiton,me hile,"

O ilir, Ti nuk e paske problem Moralin. Rama eshte nje kopil diletant por ti i syrgjeron te behet kopil Berishian ...per te mundur Berishen(!) Atehere ku eshte morali opozitar ne kete mes pervec nderrimit te njerit "hileqar" me nje "hileqar" tjeter?.

Po ben tifo militantesh apo te ka humbur arsyeja?

Une jam dakort me Andin, po

Une jam dakort me Andin, po besoj se e gjitha kjo eshte e paplote. Gazetaret shqiptare vazhdojne ende te shohin per "moral". Po ai ne politike nuk gjendet asnjehere sic e kerkojne ata. Ne politike e ne shtet ka rregulla e institucione qe jane ndertuar per te nxitur sjellje te mira, ajo nuk i lihet ne dore qefit te politikanit.

Besoj qe ky eshte nje rast i mire per te shpjeguar se cfare roli luajne institucionet partiake, dhe pse problemet shqiptare ne fakt jane probleme e institucioneve dhe jo e sjelljes imorale.

Ne rast se ne PS do kishte gara te hapura per vendet per deputet, primare, atehere asnje ose shume pak deputet te PS do votonin per Vishen. Kjo sepse do i duhej te sqaronte voten perpara bazes qe qartesisht nuk e donte kete kandidature. Kryetari e kupton kete fakt dhe nuk e propozon fare Vishen sepse e kupton qe nuk e votojne as te tijet. Po te jete aq budalla sa ta bej, krijohet menjehere nje fushate per ta hequr. E duke pare reagimin e bazes socialiste ndaj Vishes po te kishte gare te hapur kjo kishte gjasa te ndodhte. Pra nuk ka nevoje per te qene "moralista". Thjesht nje parti vertete demokratike, me rregulla e gare te mirfillte gjeneron vete sjellje te mira te politikaneve.

C'ndodh realisht? Kryetari ka pushtetin e listes se deputeteve. Keshtu qe deputetet nuk frikesohen per reagimin e bazes, po per ti bere qefin kryetarit qe i ben deputet. Pra kryetari i shmanget nje niveli kontrolli, atij te deputeteve. Ne parti nuk ka gare dhe hapesira te tjera per ta sfiduar keshtuqe i shmanget dhe nje tjetri. Procesin politik e kane bllokuar dy partite, PS-PD, keshtu qe nuk ka zera te tjere per ta kritikuar. Kryetari e di se edhe me kete gabim perseri del ju thote te tijeve "une edhe bej gabime, po nuk jam Berisha, keshtuqe mos u merrni kot me mua". E nderkohe perpiqet te krijoj pak kaos me nje kandidature komplet imorale.

Morali i fabules eshte qe gazetaret, Muci e Andi e te tjeret, nuk duhet te harxhojne shume fryme per te kerkuar sjellje moraliste. Ata duhet te kerkojne qe te krijohen institucionet e mirfillta demokratike, nga nje organizate baze e nje partie e deri ne institucionet e medha shteterore. Kur keto operojne si duhet, nuk ka fare nevoje per kerkese "morali". Ate e nxit vete sistemi politik. Muci kete gje as qe ka ndermend ta kuptoj mesa shoh une. Shpresoj te pakten te tjeret te jene pak me mendjehapur.

Ke plotësisht të drejtë Albi.
Ke plotësisht të drejtë Albi. Është organizimi i sistemit që nxit pushtetin absolut të liderit dhe që i bën të zgjedhurit në PS-PD ti përgjigjen gjithmonë shefit. Megjithatë shkrimi qëndron sepse nxjerr në dritë atë çka mendojnë shumë socialistë. Po nuk reflektoi kryesia atëhere nuk do të jetë e largët dita kur do të ketë një ndarje të PS-së. K
Faleminderit hapi! E thashe

Faleminderit hapi!

E thashe qe jam dakort me shkrimin, thjesht besoja se kishte nevoje te plotesohet. Pra problemi eshte se pse nje shqetesim i ndjere nga gjithe baza nuk percillet ne vendimmarrje ashtu sic duhet te ndodhte. Eshte ky problem shkaku, sjella imorale eshte thjeshte pasoja.

Pershendejte mik virtual.

Une akoma nuk arrij te gjej

Une akoma nuk arrij te gjej ndonje te mete tek z. Visha. Mbrojti kriminelet dhe deklaroi publikisht se besonte ne pafajesine e tyre? Cdo mjek eshte i detyruar te kujdeset per pacientin, qofte ky burre i mire apo i keq, dhe te besoje se cdo pacient eshte i denje per tu shpetuar. Cfare pritej nga nje avokat, te thoshte qe "klientin e kam te hurit dhe litarit, eshte fajtor deri ne gryke por po shikoj njehere se mos e nxjerr kot te pafajshem?" Kjo eshte jo realiste.

Tjeter gje me te cilen nuk bie dot dakord eshte kur thuhet se "nuk ka moral sepse ai bashkpunoi me kriminelet". Edhe une personalisht besoj se z. Mediu nuk eshte i pafajshem ne historine e Gerdecit e kushedi sa te tjera. Por duhet te kemi pak kujdes se cfare konsiderohet faj e pafajesi. Ne cfare cilesie eshte e mundur qe nje gazetar apo komentues te deklaroje dike fajtor apo dike tjeter te pafajshem?

Neqofte se ka ndonje detaj per z. Visha te cilin une nuk e njoh le te ma thone. Por me kaq sa pikturojne gazetat me duket se ai qenka nje njeri i zoti, qe njeh ligjin dhe sistemin dhe e perdor ne favor te atij qe i paguan rrogen. Kete ben nje prokuror, kete ben nje avokat e nje gjykates. Si avokat ai e perdori jo keq aftesine e tij profesionale. Po te ishte zgjedhur ne KLD mund ta perdorte ne favor te publikut (qe ne ate rast do ti paguante rrogen). Ne mos po te hiqej e te cohej ne burg.

p.s. pergjithesisht nuk jam dakord me asgje qe thote ose ben z. Rama dhe aktivitetin e tij e konsderoj te demshem per Shqiperine. Por jam i mendimit se duhet kritikuar per ato qe e ka gabim e jo sa here hap gojen, se ndryshe kritika behet inflacioniste e nuk ka vlere.

Add new comment