Vangjel Dule: SOS! Votimi për anëtarin e KLD-së mund të përsëritet për Presidentin

Në një intervistë për Top-channel-in, i pari i PBDNJ-së Vangjel Dule çuditet (me të drejtë) se si nuk janë çuditur të tjerët pas asaj që ndodhi ditën, kur u votua anëtari i ri i KLD-së. “Kemi një precedent shumë të rrezikshëm dhe dua të shpreh keqardhjen e thellë, se as politika, as mediat dhe as opinioni publik nuk i kushtuan vëmendjen e duhur. Devijimi i hapur kushtetues në zgjedhjen e anëtarit të KLD-së duhet të kishte vënë alarmin,në çdo vend, në çdo shtet të së drejtës, në çdo shoqëri të organizuar, në çdo demokraci funksionale. Po habitem si po kalojnë pa u vënë re fenomene të tilla tepër të rrezikshme, që vënë pikëpyetje në vetë funksionimin e demokracisë. Juve mund të keni siguri që i njëjti fenomen nuk mund të përsëritet edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës?”, e përfundon ai arsyetimin e vet me një pyetje për gazetarin.
Dule duhet ta ketë me trukun procedurial që bëri maxhoranca. Dhe ka të drejtë. Por ajo ishte e gjitha një seancë parlamentare horror. Përveç të tjerash, në pikun e debatit, u dëgjua kryeministri që tha: “Doni prapë 21 janar? Jua bëj më keq se më 21 janar”.
E.G.
Comments
pse me qe ishte aq horror dhe
<p>pse me qe ishte aq horror dhe mund te falet po te qe me pak atehere kerkonte vemendje?!</p>
Add new comment