Sali Berisha, me “mafien” serbe, kundër Kosovës

E përditshmja Zëri e Prishtinës flet lidhur me projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, dhe lë të nënkuptohet se ka një “mafie” që e ka bllokuar këtë projekt. Termi “Mafie” është futur në thonjëza, por “mafiozët” jepen me emër e mbiemër. Ja një pjesë nga shkrimi i tyre investigues:
“Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.
Burime të gazetës Zëri bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.
Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazlliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. ‘Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës’, tha burimi i gazetës.”
Re.Pu (Zëri)
Comments
ResPublika! Mos e jepni si

ResPublika! Mos e jepni si lajm shkarazi, që të humbasi në 20 lajmet e tjera korente që mbulojnë faqen tuaj të parë. Pse se bëni opinion, ku të jepni qëndrimin tuaj editorial? Do t'i shërbente më mirë, si lexuesit, ashtu dhe qëllimit se pse ju funksiononi?

Ketu duhet bere nje

Ketu duhet bere nje analize e thelle,fakte ka sa te dhjesesh,filloni qe nga 90-ta e deri mesot,gjithcka qe bejne qeveritaret shqiptare e sidomos qeveria Berisha eshte ne sinkron te plote me synimet serbe.Duhet bere te flasin keta mender gazetare e politikane .O tani o kurre.

Dicka sikur tha edhe Uidhers

Dicka sikur tha edhe Uidhers para do ditesh, me duket. Coc ka ditur dhe ai !

Qe Sali Berisha eshte

Qe Sali Berisha eshte teresisht ne sherbim te Beogradit qe prej shume vitesh,kjo eshte thene e sterthene shume here,vetem se kosovaret s`kane dashur ta besojne.Qe Shqiperine nuk e ftojne ne mbledhjet vendimmarrese te NATO-s,eshte vetem kjo arsye.Na mbetet vetem te cuditemi se perse cuditen Kosovaret,qe S.Berisha eshte nje Esat Toptan i koheve tona,dhe meriton te njejtin fat,per te mos thene me teper se aq.

Te thena e te sterthena.

Te thena e te sterthena. Dihet qe ai/ajo jane agjente te UDB. Ndonje te re tjeter? Sa miliarda kane falur nga kjo toke? Sa kane shitur? Sa kane mbetur na intereson me shume.

Add new comment