Dinjiteti i pamundur i një JO-ja ndaj Pushtetit
Është shfaqur në podcastin e Edi Ramës, imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit.
Nëpër bisedën e zhvilluar, Dodaj dëgjohet të thotë se “Zoti është Dashuri”, se mënyra më e mirë për të sjellë paqen në këtë botë është ai që Papa Françesco e quan “revolucion i butësisë” për të ardhur mandej te roli i misionarit që i përcjell dashuri dhe përkujdesje “atyre që Zoti na ka besuar”, pra besimtarëve të cilëve u “lajmë këmbët”.
Komentet e Dodajt në në një moment u shoqëruan me kundërplanin e kryeministrit – intervistues, duke krijuar në një fraksion sekonde kundërthënien e asaj që shpreh Dodaj. Sepse përballë është njeriu me më shumë pushtet në Shqipëri dhe po flasim për pushtetin e veseve, jo të zhvillimit. Sigurisht që edhe Edi Rama e quante veten kohë më parë si shërbëtor të popullit, por shërbëtorë të tillë ndaj të cilëve ke siklet t’u dish edhe emrin, e që jetojnë më mirë se gjithë të tjerët në këtë vend, është pak e vështirë t’i duash pranë. Ndaj intervista në fjalë krijon pak parehati emocionale kur e sheh për shkak se vetiu të vjen pyetja: nuk i thotë njeri JO këtij shërbëtorit tonë? Jo për atë që është, që përfaqëson, për Shqipërinë që ka katandisur dhe për dëbimin e mijëra qytetarëve?
Nuk i thonë dot “jo, falemnderit”? Si mund të ndash përvoja personale, mendime dhe predikime morale përballë dikujt që është përgjegjësi i kriminalizimit të ekonomisë së një vendi të tërë? Nuk ka prova për këtë? Nuk ka vendim gjykate? Por z. Dodaj ka dëshmitar Zotin, ai di më shumë sesa një vendim gjykate dhe nuk po dëgjon shërbëtorin në dhomën e rrëfimit. Po shkon vetë të rrëfehet në tryezën e pushtetit që shtyp e mjel një vend të tërë. Si ta marrësh këtë lloj sjelljeje? Këtë qëndrim publik. Si ta kuptosh këtë hosana? Si kortezi? Por për çfarë dhe ndaj kujt?
Kjo është një tallje dhe cinizëm që e bën një shoqëri të ndihet jetime dhe e huaj në vendin e vet. Gjërat shkojnë kaq mirë, të gjithë merren vesh me njëri-tjetrin, edhe pse zihen e kërcënohen. Cila e vërtetë vepron këtu?
Ky xhahil-llëk i indiferencës ndaj një vendi, ky cinizëm kaq i hapur është modeli ynik yni për të ushtruar pushtetin, atë të dukjes, së pasurisë e kështu me radhë. Dhe është ky që shpjegon Islamin dhe ç’Islamin ndër shqiptarë. As dhuna e të huajit dhe as ekonomia, as pushka e asgjë tjetër. Vetëm shpëtimi dhe hakmarrja ndaj Xheladinëve që kanë marrë në dorë këtë vend deri kur kosa e hakmarrjes të rivihet në punë. Shqiptarçe.
s.zaimi
Comments
Shume pyetje retorike ke
Shume pyetje retorike ke shtruat o Skerdi. Te duket sikur i ka bo magji Edi te gjitheve. Ta boj une nji pyetje, po deshe quaje edhe retorike: nuk eshte se e ke ti gabim dhe jo ambasadoret e huaj, jo kleriket e mirenjohur, jo populli qe e voton, jo socialistet, jo demokeatet, jo Luli jo Sala. Thjesht ti e ke gabim.
Ne kapitalizem ka dy veta shitesi dhe bleresi. Pasi ustallaret me te mire iken ne petendim mu desh te paguaja per 8 ore pune gjithsej dy ustallare medioker,250 mije leke hidraulikun dhe po aq elektricistin. Ky eshte kapitalizmi dhe Edi nuk ka asnje te drejte te nderhyje. Perndryshe do ishim ne komunizem.
Une u nxeha keq por dhashe leket.
Po ty nuk te rref fort. Ti di vetem te vjellesh vrer.
Po nuk ka pune kush me Edin
Po nuk ka pune kush me Edin ne kete rast. Mos e lexo cdo gje permes Edit o derebardhe. Edi ne rregull eshte: shtron karadyzenin e vet dhe vazhdon ate qe di te beje. Gaztorin.
Ky kleriku qe shkon eshte problemi. Dhe ta thuash kete eshte te vjellesh vrer?
Nuk kemi shkruar asgje per familjen e Edi Rames, as per ceshtjet e tij personale sic kane bere te tjere me te cilet sot ha buke e keshillohet ky idhulli yt. Kemi shkruar dhe do shkruajme per aktivitetin politik, publik te tij. Per palacollekun e tij si kryeminister jo si Edi Rama, sepse aty fillon privatja. Pse ju rritet mendja kaq shpejt sa mendoni se e meritoni vrerin e kujtdo xhanem?
Skerdilajd,ka edhe me keq se
Skerdilajd,ka edhe me keq se prifti Dodaj qe ua lane kembet grigjes se tij. Thuaj mos merr ne podcast Elvis Presley Naqin, sepse ky i fundit eshte rrufjan i ekonomise se tregut. Per nje shtepi per te varferit i merr miliona leke xhematit, ia ka kaluar edhe Pastoreve evangjeliste qe bredhin me Ferrari.......
Keta jane miqte e Rames, sepse Podcasti i tij nuk i pranon as cobanet e as lope mjelesit.
Une si besimtar katolik e
Une si besimtar katolik e quaj poshteruese pjesmarrjen e ketij kleriku te larte ne podkastin e hajdutit pervers Edvin Rama.
Nuk besoj se ka hidraulik
Nuk besoj se ka hidraulik apoelektriçiste qete mbaroje pune dhe i vetem mbrenda nje dite. Ti megjithmend ke paguar 250000 leke por duhet te vlersosh punen qe kane bere.
Add new comment