Njeriu si mall/2.6 milionë skanojnë irisin për një ID digjitale dhe Worldcoin falas
Drejtori Ekzekutiv i OpenAI, një kompanie që ka gjetur hapësirë me Inteligjecën Artificiale dhe aplikimin e Chatbotit më të sukseshëm deri më tani, Sam Altman, ka nisur promovimin e Worldcoin. Një kriptomonedhë, pas së cilës qëndrojnë synime për të krijuar një rrjet financial dhe identifikimi global. Për të përshpejtuar masivizimin e kriptomonedhës, kompania pas saj, “Tools for Humanity” ka njoftuar se po synon të mbledhë 50 milionë dollarë nga investitorët edhe duke aplikuar politika agresive marketingu si shitje me çmim të ulët të xhetonave të kriptos. Më tej akoma, kompania njofton se deri më tani 2.6 milionë njerëz kanë pranuar të skanojnë irisin e tyre nga sfera inteligjente e Worldcoin në këmbim të një ID digjitale dhe monedhe falas.
Me çmimin e dorëzimit të të dhënave biometrike, aksionerët e sotshëm po investojnë me garancinë e humanitetit biologjik për të hyrë në garë me kohën. E në këto kushte cilësisht të reja, kur njeriu duhet të provojë se është njeri, Altman del me një filozofi tregu cinike:
Në një botë me kaq shumë Inteligjencë Artificiale, të dihet kush është njeri ka vlerë përherë e më sumë. Ka qenë dhe është mendimi se IA do të jetë një pjesë përherë e më e rëndësishme e jetëve tona. Aftësia për të identifikuar njerëzit si të tillë ka qenë përherë e më e rëndësishme
ka thënë ai.
Kjo natyrisht për nevoja të tregut, jo të ndonjë ideje tjetër. Pyetja që sa vjen e merr më shumë rëndësi është: çfarë e dallon Altman nga Inteligjenca Artificiale? Të reduktosh rëndësinë e njeriut në një parim identifikues, është gjeneza e një distopie që sugjeron se nëse Zoti e krijoi botën me ngazëllimin e një vepre madhështore, njeriu diti mesa duket të bëjë vetëm karikaturën pornografike të tij udhëhequr nga një mani e pashpjegueshme për të patur përherë diçka. Për ta vështruar veten vetëm në një kolektivitet global: Tregun, brenda të cilit ai është Malli.
s.zaimi
Comments
Eh!
Bota po shkon per lesh dhe njerezia ben sikur nuk e merr vesh! Hajde mos i beso konspiracionistet pastaj. Ashtu eshte, thone budallalleqe sa te duash po edhe sahati i prishur e tregon kohen e sakte 2 here ne 24 ore.
Add new comment