Unë jam në politikë në radhë të parë për dinjitetin
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ekziston ende. Dhe ajo madje bën të ekzistojë edhe dinjiteti politik në këtë vend. Këtë e ka konfirmuar kryetari i saj, Shpëtim Idrizi që në një intervistë për “Real Story” ndër të tjera ka thënë se:
Nëse në zgjedhjet e ardhshme jemi në koalicion fitues do kërkojmë post në qeveri, por ki parasysh se janë gati të bëjnë çdo lloj kinezi e braziljani ministër, por e kanë të vështirë të bëjnë një nga shqiptarët e Çamërisë, për shkak të këtij autokompleksi që ne kemi.
Dhe unë prandaj rri këtu vetëm për dinjitetin në radhë të parë, për drejtësinë për çështjen çame dhe për dinjitetin e kësaj popullate që unë i përkas dhe që fatkeqësisht e vranë e prenë dhe e masakruan, e përzunë, e stigmatizuan në 50 vitet e Enver Hoxhës dhe mendojnë se mund ta bëjnë këtë gjë edhe tani
Ja pra sa keq ne të gjithë e gjykojmë politikën shqiptare. Ja pra shembulli i dinjitozit në këtë skenë të përlyer me vese dhe makutëri. Bën dallim Shpëtim Idrizi në këtë lojë të shëmtuar, ndërkohë që mbetet për t’u sqaruar se cilët çemër vrau regjimi i Enver Hoxhës dhe nga i përzunë xhanëm?
Comments
Zoti Zaimi, pavarësisht se
Zoti Zaimi, pavarësisht se komenti mbi Idrizin nuk është firmosur, besoj se është kontributi juaj.
Mendoj se gjithçka keni thënë është e saktë, por më duket se nuk keni pse të përzieni "çamët" në idrizllëqet e zotit Idrizi.
Jeni shumë tendencioz kur thoni "Bën dallim Shpëtim Idrizi në këtë lojë të shëmtuar, ndërkohë që mbetet për t’u sqaruar se cilët çemër vrau regjimi i Enver Hoxhës dhe nga i përzunë xhanëm?".
Tendencioz sepse përdorni trajtën denigruese "çemërit" që është në kundërshtim me formën e shumësit në shqip, çka jam i bindur se e dini shumë mirë dhe që bën të pranueshëm faktin që e përdorni me qëllim denigrues.
Por ndoshta keni të drejtë, sepse Enver Hoxha nuk vrau "çemër", por "çamë".
Ata përfaqësues të kësaj krahinë që pavarësisht numrit më të vogël, në raport me totalin e popullsisë shqiptare, kishin goxha poste në nomenklaturën e shtetit shqiptar deri në vitin 1961 kur u goditën në të ashtuquajturin "grupi i Teme Sejkos".
Fakt është, që pavarësisht se bëni sikur nuk e dini, nga 1961 e këtej në Shqipërinë komuniste pati një diskriminim në heshtje, por gjithmonë efektiv ndaj "çamëve".
Sidoqoftë ka pasur gjithmonë disa "çemër" që me sjelljen e tyre kanë ofruar argumente kundër bashkë-krahinasve të tyre, por "çamët" janë më shumë sesa "çemërit" zoti Zaimi.
Nese me termin e perdorur
Nese me termin e perdorur prej meje eshte fyer kush, kerkoj NDJESE! Ju siguroj megjithate se termi ne fjale ne kete shkrim, eshte refleks i zones ku jam lindur dhe rritur, perdorimit bisedor te tij dhe nuk ka asnje synim denigrues. Por kjo mbetet ne te drejten tuaj per ta besuar apo jo.
Bie dakord qe kishte nje menjanim te qellimshem, nje mosbesim ndaj komunitetit cam nen regjimin e Enver Hoxhes, qe dallonte madje edhe ne qendrimin e mbajtur ndaj cameve te brenda kufirit(te pakten ne Sarande ku kam lindur dhe jetuar), por me duket e paargumentuar te thuhet se regjimi i Enver Hoxhes "vrau, preu e perzuri camet", pasi per t'i perzene nuk kishte nga t'i perzinte. Per te vrare, jam dakord me referimin e grupit te Teme Sejkos, por nuk e di sa goditja e ketij grupi perfaqeson nje politike anti-came nga regjimi.
Ta zeme Enver Hoxha nuk e fali as nje pjese te mire te elites se Korces, por nuk besoj se kemi nje politike anti-korcare. Nuk kurseu as libohovitet, por veshtire se mund te themi per nje fobi ndaj tyre.
Nese politika e regjimit te Hoxhes ndaj komuniteti cam do te barazohet per nga persekutimi me ate ndaj klerit katolik - qe eshte asimiluar si qasje anti-veriore dhe kunder katolikeve - kjo meriton serish te argumentohet pasi ne e dime(une te pakten) se stigmat nderkrahinore ne Jugun e Shqiperise jane shume te perhapura dhe vete Jugu eshte nje lloj mozaiku i thermuar qe ndan fshatin nga fshati.
Jugu ka vuajtur gjithmonë atë
Jugu ka vuajtur gjithmonë atë farën e përçarjes që, duhet pranuar me shumë zgjuarsi, është përhapur nga qarqe të caktuara greke.
Besoj se nuk do të ishim larg të vërtetës nëse do të themi se eliminimi nga kupola e pushtetit e faktorit çam pas gjyqit të Teme Sejkos nuk është një rrethanë që ka shkaktuar keqardhje në Greqi.
Nuk duhet harruar fakti që çamët ishin të ardhur në Shqipëri dhe nuk kishin rrënjë të thella (ndërthurje me nomenklaturën komuniste) si përfaqësuesit e krahinave të tjera.
Gjithashtu shumica e çamëve, përjashto ata të Filatit dhe aty këtu ndonjë tjetër, nuk ishin shumë të lidhur me komunizmin dhe kishin bindje nacionaliste, pra ishin jo të besueshëm për regjimin.
Sidoqoftë, për aq sa vlen, personalisht kam qenë kundër krijimit të një partie politike çame, sepse nuk ishte e nevojshme për interesat e çështjes çame që, besoj se jeni dakord, që ekziston.
Për fat të keq ajo që dikur ishte shoqata Çamëria, ra në dorë të elementëve pa nivel që me injorancën, makutërinë dhe paturpësinë e tyre i kanë bërë më shumë dëme çështjes çame sesa gjithë propaganda greke.
Ndoshta nga padija, ndoshta për t'u shërbyer interesave të tjetërkujt.
Andreotti thoshte që të mendosh keq për dikë bën mëkat, por që përgjithësisht të del ajo që mendon. (A pensare male degli altri si fa peccato, ma spesso si indovina).
Të jeni mirë!
Add new comment