Ambasada ruse: Kemi kërkuar nga Shqipëria të ushtrojë ndikim ndaj Kievit për hetimin e Tragjedisë së Odesës
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndaë sot një njoftim për shtyp përmes të cilit sjell në kujtesë atë që e cilëson Tragjedia e Odesës. “Sot, më 2 maj, mbushen dy vite nga një prej ngjarjeve më tragjike të konfliktit ukrainas. Siç dihet, në këtë ditë në vitin 2014 neonazistët, përfshirë këtu edhe simpatizantët e grupit radikal “Sektori i Djathtë”, i vunë zjarrin Shtëpisë së Sindikatave në Odesë të Ukrainës, ku ishin bllokuar dhjetëra njerëz të paarmatosur. Si rezultat i këtij aksioni barbar, 48 njerëz humbën jetën: shumica u dogjën të gjallë, ndërsa shumë të tjerë vdiqën pasi kërcyen nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve. I vetmi faj që kishin viktimat ishte që e shprehën hapur qëndrimin e tyre qytetar kundër grushtit të armatosur antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014, i cili i vuri në rrezik të drejtat e popullsisë rusishtfolëse dhe të rusëve etnikë në Ukrainë”, thuhet në njoftim.
Më tej, ambasada shton se ka bërë përpjekje maksimale ndaj qeverisë shqiptare “që të ushtrojë ndikimin e saj maksimal mbi Kievin për të siguruar që tragjedia e ndodhur në Odesë të hetohet më në fund siç duhet dhe që fajtorët e vdekjes së dhjetëra njerëzve të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimin e merituar (kërkesat përkatëse zyrtare Ambasada i ka dërguar Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë)”. Ambasada kujton se hetimi i kryer deri më tani nga qeveria ukrainase është cilësuar poshtë standardeve nga Grupi Konsultativ Ndërkombëtar i Këshillit të Evropës për Ukrainën, duke dalë këtu me një kërkesë për hetim që legjitimohet.
Apeli ndaj palës shqiptare dhe qasja e ambasadës e cila po aktivizon diplomacinë publike në Tiranë, si asnjëherë më parë kaq intensivisht, vjen si një mesazh nga Moska për një shikim tjetër të marrëdhënieve dypalëshe, pasi i jep një rol simbolik Shqipërisë që nuk e mbështet dot në terren. Një hollësi jo pa rëndësi këtu është fakti se qasja ruse vjen në simetri, brenda kontesktit të raportit dypalësh, me kërkesën e Tiranës për një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës, ngjarje të cilat mbetën pa përgjegjës. Dhe për të cilat Shqipëria nuk kujtohet më.
Comments
Ndofta duhet menduar mire,
Ndofta duhet menduar mire, bile do te thosha, te mendohet mire e mire, mbasi kjo kerkese eshte nje cike e thelle.
Ne paranteze, para disa diteve, u dha nje lajm, mbi ngritjen e flamurit te Kosoves, direkt me urdher te Presidentit Putin, ne nje aktivitet sportiv, te zhvilluar ne teritorin Rus.
Kjo, nuk duhet te kaloje pa lene gjurme, ne parathenien e kontekstit per te ardhmen.
Kjo kerkese qe parashtrohet sot, ne vetvehte, s'ka asgje te keqe.
Per hetimin e Kumanoves, ne si Shqiperi, kemi kerkuar hetim nderkombetar, por pa ngulmuar fort, mbasi edhe perendimoret nuk po jane prononcuar me, qysh se ndodhi kjo ngjarje, mbasi kane ndodhur probleme te tjera ne Maqedoni, dhe eshte "harruar" ne menyre te shemtuar Kumanova. Eshte e pafalshme per diplomaci e tone, jo vetem kjo gje, por edhe ngjarje te tjera ne Maqedoni qe lidhen me bashkekombesit tane atje. Duke marre shkas nga kjo gje, shteti Maqedonas, tregon "muskujt" shtetit tone, duke krijuar bllokada per kamionet tane me perime ne doganen e tyre. Duke harruar qe ky kodosh minishteti, pa dalje ne det, na tregon force sllave, duke e ditur mire, qe prej portit Durres, ata marrin fryme.
Duhet te korrektohet strategjia diplomatike me Rusine.
Kemi shume pika takimi, por edhe shume ceshtje qe na ndajne me Rusine, por te jemi te mencem e te marrim maksimalen nga zmusimi i marredhenieve me kete maksishtet qe vetem brenda teritorit te tije, ka shtate njesi ORARE.
Kemi shume rusishtfoles ne shqiperi. Ne rusi, ka shume shqipfoles. Ne rusi, ka edhe albane te hershem, qe ne kohe te osmaneve.
Te shrytezojme mire keto pika takimi.
Asgje e keqe nuk vjen qe te kesh nje armik me pak.
Nuk shikoj gje te keqe nga ulja e toneve me federaten Ruse.
Kerkese e drejte.
Kerkese e drejte.
Sa mire ju doni Kosoven, qe avash avash, do t'a njohim, edhe ju na ndihmoni per nje gje qe kemi te drejte.
Add new comment