Rama i bën thirrje Metës, Oketës dhe Idrizit për rrëzimin e Berishës në parlament

Postuar në 15 Prill, 2012 03:00

Në shkrimin e fundit në blogun e tij (http://edirama.al/blog/2012/04/votavjedhesi-i-ruzhdies-ne-sallen-e-parlamentit/ ), Edi Rama shkruan: “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë seriozisht të kërcënuara në lirinë e tyre, në qoftë se votavjedhësi i saposhfaqur i Ruzhdies mu brenda në parlamentin e Shqipërisë do të qëndrojë gjatë zgjedhjeve në krye të qeverisë, i maskuar nën rrobat e kryeministrit. [Votimi për anëtarin e KLD-së] i paralajmëroi, si një demaskim ulëritës, të gjithë ata ende brenda shumicës së sotme që nuk duan të mbeten nesër në duart hakmarrëse e mbytëse të Sali Berishës….se s’ka më kohë dhe as arsye për të mos bashkuar të tëra forcat pa asnjë dallim.”

Pra, Rama po thotë se me Berishën kryeministër është shumë e vështirë të zhvillohen zgjedhje normale në Shqipëri dhe prandaj duhet hequr nga ai post një orë e më parë. Por duke ditur se kushtetuta parashikon mocionin e mosbesimit si të vetmen mënyrë për shkarkimin e një kryeministri (I Gjithfuqishmi atje Lart parashikon edhe mënyra të tjera, por ky është tjetër muhabet), i bie që Rama, me fjalët e mësipërme, t’i ketë bërë thirrje Metës, Oketës dhe  Idrizit që të bashkojnë votat me opozitën për rrëzimin e Berishës në parlament. Duhet që 71 deputetë të votojnë për një kryeministër tjetër, që kryeministri aktual të shkarkohet. Shkarkimin e tij Rama e quan rivendosje të rendit demokratik. “Dhe le ta shtyjmë ditën për t’u dalluar nga njëri-tjetri e për të kritikuar njëri-tjetrin nga pozicione të ndryshme, pas rivendosjes së rendit demokratik,” shkruan në fund të editorialit të tij kryesocialisti.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Rama i bie kot fyellit pasi qe tre dhe sidomos Meta kerkon "Koken e kreut te PS" ne kete rast te Rames mund te ishte edhe ndonje tjeter ne vend te tij po Meta do Koken e PS , dhe te hedhin Saliun qe te bej Ramen Kryeminister asnje nga keta tre nuk i shkon neper mend....dhe nuk  rrezikon .......keshtu qe Rama nga te gjitha anet e ka te humbur davane.....do humbasi (Do ia vjedhi) edhe mot  Sali-u dhe Rama te kerruaj Kurrizin.....

Submitted by Albi (not verified) on

E drejte, Berisha eshte hajdut banal zgjedhjesh.

Fatkeqesisht i tille eshte dhe Rama. Duke filluar qe nga 2003, apo votimet e kryera ne parti ne 2009 kur i rrezikohej vertete karrigia, ai kurre nuk ka pranuar nje rezultat kunder tij. Si i thone, ngihu ne pasqyre e shih vetveten o Rame.

Submitted by hapi (not verified) on

Prapë "përtej së majtës e së djathtës"?

Po çfarë ngelet nga demokracia kur PS-ja të bëjë aleancë me LSI-në dhe bllokun e zi të Metës? Për vete, si më vodhi Meta i Berishës, si më vodhi Meta i Ramës, i vjedhur ngelem.

Nga gjithë kjo rrëmujë historia do të mbajë mend këtë: E filloi me rrahje shpatullash pas Gërdecit, e vazhdoi me greva urie. U bënë 4 dëshmorë kundër korrupsionit së Metës, bojkotoi parlamentin por erdhi prapë në parlament se desh ju dogjën mandatet. Erdhi prapë në parlament. PS-ja fitoi në rang vendi por ai e humbi bashkinë e tij. Dhe tani u kërkon lëmoshë Metës e Topit që ta vënë kryeministër.

Gjynah, socialistët meritojnë më shumë se kaq.

PS: Sa habi, si e tha Rama këtë fjalë disa ditë pas editorialit të M.Nanos, ku justifikohej pikërisht çdo aleancë për të zbythur Berishën. Nqs, Rama e bën strategjinë sipas mediave të ditës, kjo flet shumë për vizionin e tij të mangët.

Submitted by fiku detit (not verified) on

Qeveri teknike para zgjedhjes se presidentit, po pati mundesi, ose doreheqje e Topit, meqe po krijon parti.

Submitted by Anonim (not verified) on

Do te shpike prape ndonje gje ai qe te mos e rrezosh dot...po ata vetem kete pune bejne, vrasin mendjen per te shpikur pislleqe per te qendruar ne pushtet...Ja e beri hapur dhe nuk fitove dot votat ne parlament...pastaj cfare? E di ai... Evropianet qe e ndjekin ngjarjen nga llozhat do te jene duke bere sacme nga hundet e tyre....

Submitted by Anonim (not verified) on

Do te shpike prape ndonje gje ai qe te mos e rrezosh dot...po ata vetem kete pune bejne, vrasin mendjen per te shpikur pislleqe per te qendruar ne pushtet...Ja e beri hapur dhe nuk fitove dot votat ne parlament...pastaj cfare? E di ai... Evropianet qe e ndjekin ngjarjen nga llozhat do te jene duke bere sacme nga hundet e tyre....

Submitted by Astrit (not verified) on

Mire do te ishte qe Rama te kishte bere nje perpjekje te tille. Mire do te ishte qe Rama te bente nje thirrje civile per ndergjegjesim qytetar dhe perpjekje te perbashketa te ndershme per te rrezuar nje regjim qe ka humbur legjitimitetin.

Per fat te keq ky nuk eshte rasti dhe ky nuk eshte z. Rama. Thirrje te tilla jane me teper propagande boshe e atij qe hedh nje ide nga e cila nuk ka se cfare te humbase. Dmth po qe se i bashkohen partite e tjera atij atij i ngelet praktikisht ne nje tabaka te arte pushteti te cilin nuk e meritoi dhe qe ne saje te manovrimeve te uleta kushtetuese te disa viteve me pare do ta kete po aq te pakufishem sa edhe Berisha sot. Dhe nqs partite e vogla nuk ja pranojne (per aresye pazaresh ose per aresye se ja kane friken paparashikueshmerise se z. Rama me shume sesa dhunes se hapur por te parashikueshme te Berishes qe pergjithesisht kur u jep fjalen te vegjelve e mban) atehere z. Rama mund te dale i lare perpara kritikeve dhe te interpretoje apele te tilla plot prapamendime si ftese qe "partite e tjera e refuzuan se jane ne batakun e qeverise".

Shume pak altruizem dhe qytetari kane drejtuesit politike shqiptare. Ata nuk jane ne gjendje te tejkalojne, edhe ne momente ekstreme, mangesite e nje mendjengushtesie dhe nje mentaliteti ultra-partizan.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.