Edi Rama: Të gjithë bashkë, përpara se të jetë tepër vonë!

Edi Rama ka komentuar gjerësisht në blogun e tij rreth votimit të fundit në Kuvend për anëtarin e KLD-së. Në fund të komentit të tij ai shkruan: “E gjitha kjo ndodhi në vigjiljen e një testi jashtëzakonisht të rëndësishëm për provimin tonë të tretë të vjeshtës në Bruksel, siç është zgjedhja e Presidentit të Republikës, me votë të fshehtë e me kuti, ku Bashkimi Europian e Shtetet e Bashkuara si avokati më i madh i Shqipërisë europiane, presin nga palët një provë të pjekurisë politike e demokratike të vendit dhe në asnjë mënyrë një tjetër shfaqje shpërfytyruese për institucionin e Presidentit, të parlamentit e të votës së lirë. E gjitha kjo tregoi, pa asnjë ekuivok, se me shkallën e marrisë së dhunshme ndaj votës ku u ngjit kryeministri duke habitur edhe ata që nuk habiten më prej marrëzive të tij, jo vetëm prova që pret bota demokratike prej nesh në zgjedhjen e Presidentit është hëpërhë një iluzion, po edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë seriozisht të kërcënuara në lirinë e tyre nëqoftëse votavjedhësi i saposhfaqur i Ruzhdies mu brenda në parlamentin e Shqipërisë do të qëndrojë gjatë zgjedhjeve në krye të qeverisë, i maskuar nën rrobat e kryeministrit. E gjitha kjo paralajmëroi, si një demaskim ulëritës, të gjithë ata ende brenda shumicës së sotme që nuk duan të mbeten nesër në duart hakmarrëse e mbytëse të Sali Berishës, ashtu si edhe të gjithë ata jashtë shumicës së sotme nëpër tribuna partish e mediash, në rrugët e shoqërisë civile a të sipërmarrjes private, të cilët nuk duan të përfundojnë pas një viti në honin e një makthi fashist pa zgjedhje, pa gjykata, pa media të pavarura, pa biznes të pakapur nga pushteti, se s’ka më kohë dhe as arsye për të mos bashkuar të tëra forcat pa asnjë dallim. Le të bëhemi të gjithë bashkë përpara se të jetë tepër vonë, kundër këtij regjimi të açikmaskarallëkut, tanimë kur kanë rënë të gjitha maskat. Dhe le ta shtyjmë ditën për t’u dalluar nga njëri-tjetri e për të kritikuar njëri-tjetrin nga pozicione të ndryshme, pas rivendosjes së rendit demokratik.”
Re.Pu.
Comments
Ore Edi, po sikur ishe ti qe

Ore Edi, po sikur ishe ti qe dhe konsensusin pe president me 71 vota, tani po ta ardhka hidhur eeee! Ke dhe ti gjynahet e tua per Saliun, kujtoje se do t'ja fusje po na e fute neve.

Te gjithe bashke po me ke

Te gjithe bashke po me ke ..................Me TY, ME harasanin, Finon, Malajn, Doklen, Veliajn..Gjinushin, Ngjelen.....................Me duket pune e kote.....

Harrove Ruçin ...

Harrove Ruçin ...

Beje prove po ta majti bytha

Beje prove po ta majti bytha Ed Rama ! Se ti je nje ndyresire e poshter qe ven djemt e nenave, te varferit perpara dhe i thua shkoni hidhni Saliun, po per vete sta mban bytha te dalesh ne krye te asgjeje.

1. Nuk ta mbajti bytha te dalesh deputet - se slije dot Kryetarllikun e Bashkise qe te jepte miliona per te sunduar e blere PS-ne;

2. Nuk ta mbajti bytha te dalesh para demonstrates se 21 Janarit dhe ti vije gjoksin pushkeve qe qelluan ata djem nenash qe skishin as buke te hanin ne shpite e tyre;

3. Nuk ta mbajti bytha te futeshe ne Greven e Urise perpara Kryeministrise ;

Ti je nje kurve qe don qe populli te te japi ty cdo gje pa e merituar.

E pra kelysh i bllokut, dije se kete here nuk ta jep ty populli, as ty e as Ditmir Sulejman Bushatit, Ilir Gjelil Gjonit, Gramoz Rucit e Vali Leskes, sepse ju dhe eterit tuaj i keni duart me gjakun e ketij populli. Ta tha mor kurve Amerika - qe e organizove 21 Janarin te dhunshem dhe e kishe bere planin qe 4 vete do te vriteshin, sepse dhe e the vete nje dite perpara ne top-Channel.

Ti mor debil do ikesh sepse nuk ta le njeri ty PS-ne, boll e keni qi ne byth ket popull per 50vjet me eterit tuaj te ndyre, tashti ka ardhur koha qe ti sebashku me Sali Berishen (komunistin tjeter) te shporreni njeher e pergjithmone nga skena politike shqiptare !

Kur marrin persiper te

Kur marrin persiper te shkruajne e te japin mendime truamputuar si puna jote, s'ka c'ben me te vertete Rama ne politike. Me duket se po vjen puna te ndertohet nje mur ne mes te Shqiperise

Bravo zoti Erind kur shoqëria

Bravo zoti Erind kur shoqëria shqiptare ka njërz si puna jote vërtet nuk ka çna duhen Edvinët se vërtetë me Salirët shoqëria jonë vërtet po ecen përpara do zoti të keni jetë të gjatë se na duheni

O Edo, votimet ne partine

O Edo, votimet ne partine tende si i bere ti? Me vote te fshehte apo jo? Se ne kongres dhe asamble keshtu ua mbylle gojen kundershtareve te tu.

O burra o burra hajde beni si

O burra o burra hajde beni si une po ju them , por une vet bej si tma don kokrrae qefit

Add new comment