LSI-ja kërkon numërimin e votave nga komisionerët, jo nga makinat

Në një konferencë për shtyp, Ylli Manjani i LSI-së ka deklaruar se“LSI-ja i ka kërkuar komisionit të reformës zgjedhore që procedura e numërit elektronik të votave të përdoret vetëm në mënyrë pilot në zgjedhjet e rradhës dhe më pas të zbatohet në zgjedhjet e mëtjeshme, pasi futja e një risie teknologjike kërkon testim paraprak” Gjithashtu LSI-ja ka kërkuar shtimin e numrit të KZAZ-ve. “Me këto masa teknike zgjidhet edhe problemi i numërimit të votave, duke e bërë më të shpejtë dhe duke e mbrojtur procesin e ardhshëm zgjedhor,” tha Manjani.
Si përkthehet në praktikën shqiptare ky propozim i LSI-së? LSI-ja kërkon që në zgjedhjet e 2013-ës, shumica e votave të numërohet me dorë në tavolina ku LSI-ja do të ketë numëruesit e saj dhe partitë e tjera të vogla nuk do t’i kenë (komisionet e numërimit kanë nga një numërues të dy partive të mëdha dhe nga një të partive të dyta në koalicionet përkatëse). Herën e fundit që u numëruan votat në këtë mënyrë (në zgjedhjet e 2011), prokuroria shqiptare hapi kutinë e votimit të fshatit Frashër në Përmet dhe konstatoi se, pavarësisht se për cilat parti ishin hedhur votat, ato u numëruan si deshën numëruesit. Këta të fundit vendosën t’i regjistrojnë LSI-së 36 vota, ndërkohë që kishte realisht vetëm 14 vota…
E.Zaloshnja
Comments
Z. Zaloshnja... e paskeni
<p>Z. Zaloshnja... e paskeni kthyer ne qellim ne vetvete kete punen e LSI-se...po pse xhanem...heren e fundit qe folet per te, duhet te kishit dhene doreheqje nga kjo puna e parashikimeve dhe sondazheve, sigurisht nese e mbani fjalen. A nuk e kuptoni qe keshtu e faktorizoni edhe me shume ?</p>
ku eshte fjala sondazh ne
<p>ku eshte fjala sondazh ne kete lajm?</p>
Add new comment