SHBA: Gay-të 'mund të jenë gay' edhe në ushtri
Mbrëmë në mesnatë, në një bar gay-sh të San Diegos, Kaliforni, ishin mbledhur qindra ushtarë e ushtarakë amerikanë të veshur civilë për të pritur e festuar momentin, kur do të shënohej fundi i aplikimit të një ligji, sipas të cilit, homoseksualiteti nuk prish ndonjë punë në ushtri, por ai nuk duhet të deklarohet. Dhe emërtimi që kish marrë ky ligj ishte pak i lezetshëm: Don’t ask, don’t tell! Dmth askush nuk ka pasur të drejtë të pyeste dikë nëse ish gay, dhe gay-të nga ana e tyre nuk kanë qenë as të detyruar, as të lejuar të tregonin se ishin gay. Qysh mbrëmë, gay-të në ushtri mund ta thonë publikisht se janë të tillë. Ata mund të bëjnë karrierë si gjithë të tjerët, e mund të gradohen në të gjitha rangjet e mundshme.
Momenti i mbrëmshëm u përjetua në mënyrat nga më të ndryshmet prej personave gay në radhët e ushtrisë. Njëri syresh postoi një video të vetën në Youtube, ku i drejtohej të atit me fjalët: “Ej bab, të të them diçka? Më do vërtet? Epo është mirë ta dish një gjë që unë kam dashur ta them prej kohësh, e nuk kam mundur. Unë jam gay. Kam qenë gjithmonë gay. E kam ditur gjithmonë që kam qenë gay, qysh në fillim fare. Më do, apo jo? Më do njësoj si më parë?” Nuk mungoi e nuk vonoi përgjigja e të atit: “Po, të dua njësoj si më parë”.
Në gazetën Washington Post, një prej marines-ave të famshëm, Darrel Choat, shkruante mes të tjerash: “Unë jam një amerikan patriot; ndodhi që të jem dhe gay”.
Është e qartë, se bëhet fjalë për një ndryshim epokal për ushtrinë amerikane.
E.G.
Comments
Fundi i ushtrise
<p>Fundi i ushtrise Amerikane......................dhe me gjere Renia e Perandorise Amerikane......Liria e Tepruar eshte fundi i Ligjit dhe Filllimi I Anarkise.......</p>
Ata mund te bejne karriere ??
<p>Ata mund te bejne karriere ?? Pse kush i ka penguar deri me sot ?? Po nese me pare nuk e benin nje gje te tille,pra nuk deklaroheshin,mos i pengonte kush te benin karriere kur bie llafi shume mire mund te kalonin per hetero e ndoshta mund ta kishin edhe me lehte per te bere karriere duke pare dhe ambjentin tipik mashkullor qe mbizoteron kudo ne ushtrite e gjithe botes ??! Nuk e kuptova mire,ndoshta kush ka shkruajtur kete shkrim nuk eshte shprehur dhe aq mire !</p><p>Gjithsesi mendoj se ishte shume me mire Don't ask don't tell !! E shikoj si me te drejte e me te emancipuar edhe se kjo e tanishmja ! Fundja jodiskriminim eshte thjesht mos ta pyesesh tjetrin ne je gay apo hetero dhe se ne ushtri nuk e kuptoj pse ushtaret duhet te thone jane ,kush eshte ta mbaje pervete e kush jo ,jo !! Fundja ne ushtri nuk shkohet as per tu shumuar e as per te gjetur shpirtin binjak pavarsisht seksit e shijeve gjinore,por shkohet per te luftuar ! E ca dmth te jesh gay ne ushtri ??? Te punosh ne kuzhine e mos te jesh ne linje te pare ?? Apo ca ?? </p><p>Mendoj se eshte dhe nje nga treguesit e dekadences se perandorise amerikane ! Pas deklasimit te bere nga S&P si shkak i krizes mbarkombetare dhe pas borxhit kolosal 4.400 miliarde dollare (te llogaritur nga ekonomisti nobelist Joseph Stiglitz) si shkak i luftes post 11 shtator te ideuar nga Bushi me lobistet e tjere ultrakonservatore,Amerika eshte eshte vertet ne udhekryq !! Tani Obama me keto ligje liberale te kota me duket se eshte duke e pershpjetuar edhe me shume rrenien e shtetit me te forte te 50 viteve te fundit !</p>
Add new comment